Author: tirana

Këngëtarja e muzikës popullore, Valbona Halili ishte e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, për të folur për klipin më të fundit që ka nxjerrë, të titulluar “Zemrën ma ke borxh”. Gjatë emisionit, si rrallë herë ajo gjithashtu foli edhe për jetën private dhe tregoi takimin e parë me bashkëshortin. “U bënë vite që jam njohur me Arturin. Ka qenë koncerti im i parë në Zvicër kur jemi takuar për herë të parë, ai është muzikant. Më bëri për vete dhe kuptova që mes nesh lindi diçka. Me kalimin e kohës gjërat erdhën natyrshëm dhe lidhja jonë u finalizua…

Read More

Të gjithë e dimë që po të kesh para mund të bësh pushime nga më të bukurat. Por Blendi Fevziu duket se i shfrytëzoin ato mundësi për të kaluar pushime te qeta, duke eksploruar e shijuar vende te ndryshme, që ofrojnë një bukuri përrallore si kjo lagunë e jashtzëkonshme në resortin El Nido, në Filipine!! Ndërkohë që në fund të prillit ishte në Kigali të Ruandës!!! Edhe pushime, edhe eksperienca të reja, edhe informacion, të gjitha në një këto për Blendi Fevziun!!

Read More

Në Shqipëri media ka pësuar një përkeqësim të vazhdueshëm në 10 vitet e fundit, duke u bazuar në raportet e organizatave prestigjoze që vlerësojnë treguesit e saj. Studiues, analistë dhe pedagogë të gazetarisë veçojnë se raportimi dhe informacioni po kalon ditë të këqija, për shkak të ndikimit të qeverisë dhe shpeshherë dhe vetë pronarëve, të cilët priren që përmes përdorimit të medias t’i shërbejnë bizneseve të tjera. Kërcënimet që vijnë nga bota e krimit ndaj gazetarëve janë shqëtësim serioz mendojnë analistët, ndërsa veçojnë se propaganda e kryeministrit përmes televizionit me emrin e tij fabrikon lajmet dhe menjanon filtrin e gazetarit.…

Read More

Shitjet e iPhone ranë në nivelin më të ulët gjatë tre muajve të parë të këtij viti. Megjithatë, fundi i muajit Mars duket se ka treguar shenja stabilizimi. Apple deklaroi se të ardhurat nga shitja e iPhone u ulën me 17%, që në të ardhura përkthehet 31 miliardë Dollarë. Shefi ekzekutiv i kompanisë, Tim Cook tha se shitjet pësuan një rritje të lehtë në fund të Marsit, duke përfshirë edhe tregun kinez. Në Kinë, Apple uli çmimin e iPhone me qëllimin për të rritur kërkesën për blerje, gjë që u reflektua menjëherë. Vetë kompania kishte paralajmëruar për ngadalësimin e shitjeve…

Read More

Kush pëlqen makinat e fuqishme, Hennessey Performance është ajo që përmbush këtë kërkesë. Kjo kompani është e njohur për modifikimet e shumta, si rasti i rritjes që i ka bërë një Chevrolet Corvette, prej 775 kuaj fuqi, në 1,000 njësi të përgjithshme. Në këtë formë, kjo makinë mund të arrijë shpejtësinë prej zero deri në 100 kilometra në orë, për 2.3 sekonda. Ky ndryshim i përket të kaluarës, meqë modifikimi që ka bërë në një Corvette ZR1. Kjo makinë që prodhonte 1,000 kuaj fuqi, tani është modifikuar që të nxjerrë 1,200 njësi, nga motori me 6.2. Chevrolet Corvette ZR1, ka disa…

Read More

Keku me kos është një recetë e thjeshtë, e ëmbël e cila përgatitet krejt thjeshtë dhe pa shumë mundim. E shijshme dhe e kombinueshme në mënyra të ndryshme, me fruta të thata, arra, bajame, lajthi, fruta të freskëta, por edhe akullore me shije të ndryshme. Më poshtë, AgroWeb.org ju sjell recetën fantastike të kekut me kos krejt lehtë në kushtet e shtëpisë. Nëse preferoni, gjatë përgatitjes së brumit mund ta shtoni pak banane të prerë në kubikë apo fruta të tjera që preferoni. Një kombinim tjetër interesant i këtij keku është përdorimi i pak arre kokosi të grirë gjatë përgatitjes…

Read More

Molekulat e rëndësishme gjenden më shumë tek mollët, të cilat sipas studimit duhen konsumuar rregullisht çdo ditë. Mollët, luleshtrydhet dhe disa fruta të tjera janë shumë të shëndetshme për organizmin. Ato përmbajnë një substancë natyrale e cila sipas studimeve mund të ngadalësojnë procesin e plakjes. Si ndodh procesi i plakjes Një nga faktorët kyç në procesin e plakjes është një fenomen i quajtur ‘përkeqësimi qelizor.’ Kjo nënkupton humbjen e aftësisë së qelizave për t’u ndarë, formuar e zhvilluar. Sipas të dhënave të AgroWeb.org, në këtë fazë, qelizat sinjalizojnë inflamacionin dhe shtyjnë sistemin imunitar të vetëpastrohet nga qelizat e dëmtuara. Në…

Read More

Nga Edison Ypi  Fishta,-Zotërinj të nderuar, në këtë komunikim ringjallës postum, ne të vdekurit e gjallë do bëjmë sa të mundemi të kjartësojmë si të gjallët e vdekur po ashtu dhe të vdekurit e vdekur për të zezën që i ka gjetur. Lutem bëni kujdes të paraqitemi si kemi qenë, njerëz prej mishi e gjaku, e jo prej allçie, si na përfytyron shumica e budallenjve që vargjet tona i dinë përmendësh. Tani, pa humbur kohë, se varret na presin, ju lutem të nisim.-Ju zoti Migjen, ju aq delicatissimo e raffinatissimo në ndjenja, në mendime e shpërthime, ç’mendoni Ju Migjen për…

Read More

Si prind, është detyra jonë të mbrohemi dhe t’i mbrojmë fëmijët tanë nga gjëra të gabuara dhe të pakëndshme. Megjithatë, ka shumë gjëra që bëjmë vetë pa vetëdije, të cilat mund të jenë të dëmshme për fëmijët tanë. Kjo pasi fëmijët e vegjël nuk kanë filtra dhe ata imitojnë gjithçka që bëjnë prindërit e tyre. Fëmijët janë më të vëmendshëm sesa ne e vëmë re ose u japim rëndësi, prandaj është shumë e rëndësishme që të jeni vigjilentë rreth veprimeve tuaja para tyre. Më poshtë ju tregojmë gjërat që duhet të shmangni para fëmijës suaj në mënyrë që t’u tregoni…

Read More

Ruajtja e një diete të shëndetshme gjatë shtatzënisë është shumë e rëndësishme.Gjatë kësaj kohe, trupi juaj ka nevojë për ushqyes shtesë, vitamina dhe minerale. Në fakt, ju mund të keni nevojë për 350-500 kalori shtesë çdo ditë gjatë tremujorëve të dytë dhe të tretë të shtatzënisë. Kjo pasi një dietë që ka mungesë të lëndëve kryesore ushqyese mund të ndikojë negativisht në zhvillimin e foshnjës. Nëse zgjidhni ushqimet e shëndetshme dhe ushqyese do ta keni më të lehtë për të siguruar shëndetin tuaj dhe të fëmijës suaj. Kjo gjithashtu do ta bëjë shumë më të lehtë për të humbur peshën…

Read More

Bashkia e Finiqit që i përket pakicës kombëtare greke ka vendosur në rrugët dhe hyrjet e fshtrave që ka nën administrim tabela dygjuhëshe në shqip dhe në greqisht që tregojnë emërtimet përkatëse. Kjo është hera e parë që kjo e drejtë vihet në zbatim të plotë, pasi më herë tabela dygjuhëshe ka patur vetëm në autostradën Gjirokastër-Kakavijë, në zonën e Dropullit. Në të shkuarën megjithatë shpesh herë emërtimet në greqisht janë fshirë nga organizata apo shoqata patriotike. Vendosja e tabelave dygjuhëshe bazohet në ligjin 96/2017, ku përcaktohet edhe “përdorimi i gjuhës” në rastin e pakicave kombëtare. Më konkretisht ligji thotë…

Read More

Këngëtari amerikan Lenny Kravitz ka shijuar një shtëtitje në Shkup të Maqedonisë, ku do të performojë sonte. Ai publikoi një video në Instagram të vizitës së tij, ku duket se i bëri përshtypje muzika me çifteli e një të moshuari, të cilin e duartrokiti. “Shkup, Pazari i Vjetër. Dita më e bukur duke takuar njerëz të bukur”, shkruajti këngëtari në video. Aty vihet re se shijon edhe performancën e disa fëmijëve të vegjël të ulur në rrugë, të cilët po i binin darabukut.

Read More