Author: tirana

Juventus dhe Torino ndanë nga një pikë në derbin mes tyre që u zhvillua mbrëmjen e së premtes. Golit të Lukic në pjesën e parë iu përgjigj Cristiano Ronaldo në të dytën, duke bërë që ndeshja të përfundojë 1-1. Torino kishte një motivim ekstra në këtë sfidë, pasi është në garë për një vend në Champions, çka do të ishte një arritje historike për ta dhe e nisi mjaft vrullshëm ndeshjen, duke gjetur golin që në minutën e 18’, me anë të mesfushorit Lukiç. Nga ana tjetër, Juventusi u kundërpërgjigj në minutën e 84-t, kur Cristiano Ronaldo mori një krosim…

Read More

Një anketë e fundit e kryer mbi qytetarë të ndryshëm të 7 vendeve të Bashkimit Europian, mbi pëlqimin e tyre ndaj anëtarësimit të vendeve të Ballkanit Perëndimor, por edhe shteteve të tjera në union, e ilustron më së miri këtë. Së pari, vetëm 23% e europianëve të anketuar duan që ne të bëhemi pjesë e unionit, ndërkohë që, thuajse gjysma, 44%, nuk na duan në BE. Norma e pëlqimit është padiskutim më e ulta krahasuar me fqinjët tanë të Ballkanit Perëndimor. Pra, mes vendeve kandidate, ne, si shqiptarë, pasi Kosova është e dyta më pak e preferuar, jemi më pak…

Read More

“Shqiptarët për shqiptarët” kanë udhëtuar në fshatin Kallm të Fierit. Gazetari Ferit Lika ka shkuar bashkë me stafin për të takuar Entelën dhe familjen e saj. Familja banon në kushte ekstreme të jetesës, madje disa herë, gruaja ka tentuar të vrasë veten. “Babi vuan nga zemra, i duhen ilaçet patjetër” shprehet djali i familjes. Familjes Buzi u është grabitur shpirti, u ka humbur shpresa. Entela nuk mund të ushqeje dot familjen e saj. Realiteti i kësaj familje është tronditëse. Entela Buzi, nënë e dy adoleshenteve përgjërohet për pak miell e ndonjë pako me makarona. “Gjithmonë pa ngrenë, jetojmë në një…

Read More

Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin për dënimin me burgim të përjetshëm për Miklovan Parubi nga fshati Dajç i Shkodrës. Vendimi është marë ditën e sotme në Shkodër, ku edhe pse autori i krimit të dyfishtë kërkoi pendesë, trupi gjykues refuzoi të ulte dënimin për Parubin duke lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm. Kërkesën për dënimin e tij me burg përjetë e ka paraqitur përfaqësuesi i akuzës së Apelit Shkodër Elvin Gogaj, i cili pasi analizoi të gjitha provat në dosje, ju drejtua gjykatën me përfundimin se i pandehuri Miklovan Parubi duhet të dënohet…

Read More

Analisti Lorenc Vangjeli dhe politologu Arjan Curi ishin të ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Zonë e Lirë” në Tv Klan. Aktualiteti politik dhe figurat e dy partive më të mëdha në vend, PS dhe PD ishin tema e mbrëmjes së sotme. “Ku ngjasojnë dhe ku ndryshojnë Lulzim Basha dhe Edi Rama?” ishte një nga pyetjet që drejtuesi i emisionit Arian Çani iu drejtoi të ftuarve, të cilët treguan sipas tyre ndryshimet dhe ngjashmëritë mes dy liderëve. “Kanë një fëmijëri pothuajse të ngjashme për shkak të diferencës në moshë. Rama ka jetuar më gjatë nën komunizëm, ndërkohë që Basha e ka pasur…

Read More

Ergest Alija nga Librazhdi u vra ditën e mërkurë në burgun e Trikalës në Greqi. Ndonëse nga autoritetet greke nuk janë dhënë shumë sqarime, i riu shqiptar është qëlluar me thikë nga dy të burgosur të tjerë rus. Ai u dergua ne spital por per shkak se kishte marre disa goditje me thike ne trup nuk mundi t’i mbijetoje plageve. Lexo edhe- Vrau shqiptarin në burgun e Trikallas, rusi tenton të vetëvritet Megjithatë përtej dinamikes së ngjarjes, ajo që e bën edhe më tragjike është e kaluara e familjes së Ergestit. Familja e 29-vjeçarit kishte humbur edhe dy djem të…

Read More

Prej tre ditësh, në facebook-un e tij personal, Alfred Peza ka nisur nën okelion “Game of Thonë”, një seri provokative shkrimesh, për zhvillimet e fundit politike në Shqipëri. “Game of Thonë” duket si një lojë fjalësh, që të sjellin menjëherë në mendje titullin e serialit epik që po ndiqet në televizionet e rreth 200 vendeve të botës, “Game of Thrones”. Siç e shpjegon vetë Peza, ky cikël i përditshëm i publicistikës politike që kanë nisur më 1 maj në formën e një “telenovele”, do të na ndjeki deri në 30 qershor. Por, nisur nga përvoja e tij e shkuar me…

Read More

Lufta me sa duket nuk është një problem për shqiptarët. Tensioni i madh mes Rusisë dhe Ukrainës, presioni ekonomik mes Amerikës dhe Kinës si dhe lu-fta e mundshme ci-vile në Venezuelë janë disa nga shenjat që krijojnë përshtypjen se Lu-fta e Tretë Botërore nuk është shumë larg, shkruajnë mediat ndërkombëtare. Indeksi i Paqes Ndërkombëtare , ‘Global Peace Index’ ka publikuar listën me shtetet më të sigurta sipas infastrukturave (bunkere, fortesa) si dhe të hapësirave natyrore në të cilat është me pak e mundshme që të përhapet lufta. Mes këtyre shteteve është edhe Shqipëria. Suedia, Zvicra dhe SHBA janë së bashku…

Read More

Travers ‘Candyman’ Beynon është një miliarder australian që herë pas here organizon festa të jashtëzakonshme. Një buxhet prej 500 mijë dollarësh, femra, modele pa fund me bikini dhe gjysmë të zhveshura, vende luksoze dhe pije nga më të shtrenjtat, janë disa nga detajet e festave të organizuara nga ky personazh. Më poshtë, shijoni fotot nga një nga festat më të ekzagjeruara të Candyman.

Read More

“Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006 dhe prej atëherë e kam pasur të pamundur”. Kështu u shpreh në studion e “Provokacija”, Kreu i PDIU-së Shpëtim Idrizi. Ai ka theksuar se ka tentuar të shkojë sërish, por nuk i është garantuar siguria nga pala greke. Idrizi: “Hera e fundit në Çamëri ka qenë në vitin 2006. Prej atëherë e kam pas të pamundur. Do ishte rast i mirë të ishim bashkë, se do ishte rast i mirë që të më mundësohej dhe mua”. Nano: Ti nuk e ke tentuar këtë gjë? Idrizi: “Kam tentuar, por me funksionin që kam pas,…

Read More