Një ndërtues me probleme të hershme me drejtësinë dhe dy pasardhës të familjes së njohur tiranase Pazari, u ndaluan me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pas dyshimeve për pastrim parash, lidhur me skandalin e tjetërsimit të pronave të Spitalit Ushtarak. Hetimet kanë zbuluar se Kadri Pazari dhe Arben Çaçi kanë mundur të falsifikojnë vendimin nr.232 të vitit 2000 të Komisionit të Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, i cili në fakt iu kishte njohur trashëgimtarëve të familjes Pazari, pronësinë mbi truallin ne fjalë, por jo kthimin e tyre. Referuar vendimit origjinal, pronarëve u njihej e drejta e parablerjes se objektit të…
Author: tirana
Babai i të riut që u vetëvra dy ditë më parë në Klos, e ka pasur të vështirë të pranojë ngjarjen, duke hedhur dyshime se i biri mund të jetë vrarë. Megjithatë, burime nga Policia thanë se është zbardhur ngjarja dhe nga të dhënat e deritanishme, rezulton se 31-vjeçari Arjan Hoxha është vetëvrarë, duke përjashtuar paraprakisht dyshimet se mund të ishte qëlluar nga dikush tjetër. Vetëm pak orë pas ngjarjes së rëndë, në fshatin Plani i Bardhë ka mbërritur babai i viktimës A.Hoxha dhe daja i tij. Pranë trupit të pajetë të të birit, ai ka gjetur dhjetëra efektivë policie,…
Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë me një rezolutë, që përcakton si objektiv madhor kthimin e besimit të qytetarëve te shteti. Rezoluta është votuar sot në Konventën Kombëtare të LSI-së nga të gjithë delegatët e saj. Bëhet fjalë për një dokument me disa pika që premton ndryshime në ekonomi, zgjedhje, reforma integrimi, punësim, problemet sociale etj. REZOLUTA E PLOTË Lëvizja Socialiste për Integrim, duke vlerësuar se situata politike, ekonomike e sociale në vend është nga më të vështirat e gjithë periudhës së tranzicionit; Se mazhoranca sot është tërësisht e paaftë për të qeverisur vendin dhe për të çuar përpara procesin…
Bleona Qereti prej kohësh është zhvendosur nga Shqipëria në Amerikë për të vazhduar karrierën e saj si këngëtare, megjithatë së fundmi e kemi parë dhe si aktore. Siç mund ta merrni me mend, ‘Hollyëood’ të jep mundësi që të krijosh miqësi me emra shumë të njohur, qofshin këto këngëtarë apo aktorë dhe këngëtaren shqiptaren e kemi parë gjithmonë krah personazheve shumë të njohur.Bleona ka publikuar një video ku shfaqet në makinë me aktorin Ray Diaz, pas një ngjitjeje në mal, një video e cila është publikuar dhe nga vetë Ray në ‘Instastory-n’ e tij, me shkrimin: ‘Bussines/Cardio’, duke nënkuptuar se…
Kim Kardashian ka ngritur padi ndaj një kompanie që veshjesh që operon në SHBA. Ajo e akuzon ‘Missguided’ se kanë përdorur imazhin e saj pa të drejtë për të shitur një veshje që është frymëzuar nga vetë ylli i ‘Keeping Up Ëith Kardashians’. Në padinë e ngritur, Kim përfshin edhe të dhëna të sakta për fitimet e saj nga postimet në ‘Instagram’. Sipas shifrave fillestare ajo ka bërë me dije se fiton nga 300.000 deri në 500.000 dollarë për një postim, por nga verifikimet e mëvonshme është zbuluar se në të vertetë ylli televiziv fiton plot 1 milionë dollarë për…
Si çdo vit, në prag të çeljes së sezonit turistik, Administrata Tatimore sjell në vëmëndje të individëve që ofrojnë akomodime si edhe të subjekteve me aktivitet sezonal në zonat turistike e bregdetare, që të respektojnë detyrimin e tyre ligjor për t’u riaktivizuar dhe për të deklaruar. Gjatë periudhës 15 – 26 prill 2019, adminstrata tatimore ka identifikuar në rang kombëtar, 564 subjekte apo individë, të cilët, ofrojnë struktura akomoduese, nëpërmjet platformave online si Booking.com, Air Bnb, etj. Deri tani janë kontaktuar 275 individë, si kujtesë për të regjistruar aktivitetin që kryejnë, ndërsa vazhdon informimi ndërgjegjësues për të gjithë personat apo…
Ndërsa një person është shoqëruar, po vazhdon operacioni për kapjen e një të shumërkërkuari i cili është i dyshuar si i përfshirë në një sërë vrasjesh që kanë ndodhur në Shqipëri. Forcat RENEA dhe FNSH kane rrethuar zonën e Komunës së Parisit Ai është zbuluar falë disa raportimeve nga qytetarë të thjeshtë. Fillimisht informacioni është dhënë se ai jetonte tek zona e Kristalit në katin e fundit të një pallati. Ende nuk dihet identiteti i tij.
Gjendet i mbytur ne liqen, 55 vjecari qe ishte i zhdukur prej 20 ditesh nga banesa. Trupi i pajete i shtetasit Ibrahim Lala eshte gjetur në liqenin e Fushë- Studenit, në njësi administrative Stebleve. Mesohet se trupi eshte hasur nga turistet e shumte qe vizitojne liqenin, te cilet pasi e pane kane lajmeruar edhe policine. Sipas policise, ai eshte 55 vjecari Ibrahim Lala. Informacion paraprak Në liqenin e fshatit Fush- Stud, Librazhd është gjetur një shtetas i mbytur. Nga veprimet e para rezultoi se trupi i përket shtetasit I.L., 55 vjeç, larguar nga banesa para 20 ditësh. Nga këqyrja paraprake…
Mesditën e sotme tek Komuna e Parisit në Tiranë është dhënë alarmi pë vendosjen e një bombe. Forca të shumta policore kanë rrethuar zonën përreth dhe forcat xheniere po punojnë për të zbuluar nëse kemi të bëjmë me një bombë apo me një alarm të rremë. Shërbimet e policisë kanë marrë masa duke vendosur perimetrin e sigurisë.
Silva është 12 vjeç, por dramat i ka shumë të mëdha. “ Babin e kam të sëmurë, kam frikë se vdes babai. Nuk di çfarë të bëjmë? Është sëmurë, por nuk ka para të shërohet. Babi qan, nuk do që të qaj për atë. Më thotë jam mirë, por nuk është, mami qan fshehurazi. Nuk do ta shikojmë duke qarë. Kemi një vit këtu. Pastaj nuk kishim mundësinë të paguanim qiranë, ne u futëm në çadër, këtu jetojmë me frikë sidomos kur fle natën, bëhem keq nuk kemi ku të jetojmë në çadër se është ftohtë. Gjithë mërzitje jemi ne.…
Presidenti Ilir Meta është pritur në një takim nga homologu i tij turk Rexhep Taip Erdogan. Meta bën me dije se të dy kanë vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera mes dy vendeve dhe popujve dhe vullnetin e përbashkët për t’i zhviluar ato më tej. ‘Partneriteti strategjik midis dy vendeve është një platformë e shëndoshë, veçanërisht në luftën kundër terrorizmit dhe përpjekjet e përbashkëta për paqe.Vumë theksin në rritjen e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve tona’, shkruan Meta.
Një shtetas kosovar është arrestuar në Budva, pasi dyshohet si vrasës me pagesë. Mediat vendëse bëjnë me dije se Bajram Pista po planifikonte vrasjen e një anëtari të një klani kriminal. Sipas gazetës malaziase “Vijesti”, arrestimi i Bajram Pistës është bërë katër ditë më parë pasi dyshohej se ai do të vriste anëtarin e njërës prej dy klaneve kriminale që janë në konflikt. “Ne jemi duke punuar shumë për të sqaruar çështjen dhe mbledhjen e provave për të mbështetur dyshimet se Pista është angazhuar të likuidojë anëtarin e një prej bandave kriminale”, bëjnë me dije nga Policia e Budvës. 30-vjeçarit…