Author: tirana

Ditën e djeshme, blogeri Olti Curri dhe moderatorja Ilda Bejleri, së bashku me miq të tjerë, u nisën për të festuar në një organizim të mbajtur në Kosovë nga një mikeshë e tyre. Ata u argëtuan gjithë mbrëmjen në shoqërinë e të ftuarve duke kërcyer. Mirëpo ditën e sotme Olti dhe Ilda kanë humbur rrugën teksa po ktheheshin. Në videon e publikuar në Instastory, Olti filmon Ildën në timon, e cila përpiqet të gjejë pozicionin në hartë. ‘Kemi humbur rrugën. A ikim në Zvicër? Ke karburant?’, e pyet ai kolegen e tij. Ndërsa ajo ja kthen: ‘Gati jemi”.

Read More

Djegia e mandateve nga opozita pak muaj më parë u cilësia si një rast i paprecedentë. Studiusi Erald Kapri ka bërë me dije se lënia e mandateve në grup nuk është e panjohur në historinë e parlamentare shqiptare. Në një postim në facebook, Kapri shkruan se një rast i tillë ka ndodhur 100 vite më parë, ku 18 deputetë shqiptarë dhanë dorëheqjen, pasi nuk binin dakord me politikat e qeverisë së Sulejmanin Delvinës dhe kërkonin zgjedhje të reja dhe formimin e një qeverie përfaqësuese. Ky akt i tyre, sipas Kaprit çoi në rrëzimin e qeverisë dhe shpalljen e zgjedhjeve të…

Read More

Kryetari i opozitës, Lulzim Basha ka reaguar në kuadër të Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit. Përmes një statusi në ‘Facebook’, Basha shprehet se gazetarët pa liri janë si një vend pa zgjedhje të lira. Referuar raportit me rënien e Shqipërisë me 7 vende në indeksin botëror të Lirisë së Medias, Basha shprehet se përdorimi i medias për avancimin e interesave ekonomike dhe jo për interesin publik është problemi kryesor që ka ulur besueshmërinë tek publiku. Basha shton se gjendja e përkeqësuar e lirisë së medias gjatë qeverisjes së Edi Ramës reflekton gjendjen e vërtetë të demokracisë në Shqipëri. Statusi…

Read More

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, ambasada Amerikane në Tiranë ka dhënë një mesazh për klasën politike në vend, duke kujtuar se ata duhet të punojnë për të forcuar lirinë e fjalës. Ambasada Amerikane në vendin tonë thotë se kjo është një ditë reflektimi për profesionistët në media mbi çështjet e lirisë së shtypit, etikës profesionale dhe integritetit. Sipas Ambasadës Amerikane, sot është një ditë për të mbështetur mediat dhe gazetarët që janë shënjestra të censurës, kërcënimeve dhe dhunës. Njoftimi i Ambadadës Amerikane: Dita Botërore e Lirisë së Shtypit shërben si një kujtesë për qeveritë dhe politikanët që të…

Read More

Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve dhe Transportit Rrugor për herë të parë këtë vit, ka sjellë sistemin e rezervimit online për targat e serive të veçanta, në kuadër të luftës kundër informalitetit. Për makinat ofrohen dy kategori të ndryshme targash të veçanta: Kategoria e Parë përfshin të gjitha targat, tre numëroret e të cilave janë të njëjtë, pavarësisht nga çifti i shkronjave para dhe pas tyre, si edhe dy tre numërorët 001 dhe 007 që kanë kërkesa më të larta. Tipi : “111, 222, 999 dhe 001, 007”. Tarifa për marrjen e këtij tip targe është 30,000 lekë plus tarifat…

Read More

Katër shqiptarët që u kapën me 1.7 ton kokainë në shkurt të vitit që lamë pas, kanë dalë përpara gjykatës në Gjermani. Emiljan H. 38 vjeç, Klajdi D. 25 vjeç, Dashamir N. 34 vjeç dhe Dario Lame 22 vjeç dolën në gjyq ditën e sotme. Sëbashku me ta ishte edhe shtetasi gjerman Alberto Kochsiek. Të pestë këta persona u bënë të famshëm për sasinë më të madhe të kokainës së kapur në banane. Për këtë arsye morën edhe emrin e çuditshëm “banda e bananeve”. Si funksiononte banda? Kokaina e kapur nga autoritetet vinte nga Ekuadori dhe kishte si destinacion të…

Read More

Ka mjaftuar një video e shkurtër nga dhoma e moderatores Jona Spahiu për të bërë xhiron e portaleve dhe për të na “dëshpëruar” ne vajzave. Prej muajsh ajo është shkëputur nga televizioni dhe i është dedikuar plotësisht vogëlushit të saj. Në super krevatin e Jonës, me një stil klasik ndodhet djali i saj i vogël Raiden, i cili sigurisht i zbukuron ditën që në mëngjes.

Read More

Operatori Shpërndarjes së Energjisë Elektrike njoftoi se gjatë ditës së nesërme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të kryeqytetit. Sipas njoftimit, për shkak të punimeve për rikonstruksionin e kabinave, nesër do të stakohet energjia elektrike në rrugën “Gaqo Tashko”, rrugën “Shyqyri Peza” dhe rrugën “Niko Avrami” pjesërisht. Ndërprerja e energjisë do të jetë gjatë intervalit kohor 09:00-15:00. Gjithashtu do të ketë shkëputje të energjisë elektrike edhe në rrugën “Mine Peza” pjesërisht gjatë intervalit kohor 09:30-14:30.

Read More

Në ndryshimet që mazhoranca propozon t’i bëhen Kodit Penal, parashikohet që për të gjitha personat që bllokojnë rrugët, të ketë një dënim nga gjobë, deri në 3 vjet burg. Sa i përket nenin 96 që më herët ka qenë mjekim i pakujdesshëm, në ndryshimet e reja, neni propozohet të quhet “Neglizhenca në trajtimin mjekësor”. Neglizhenca në trajtimin mjekësor që shkakton vdekjen e pacientit, dënohet me burgim deri në katër vjet. Ndërkohë që në nenin aktual, është nga gjobë ose me burgim deri në 5 vjet. Një nen i veçantë krijohet edhe për shkeljen e të drejtave të autorit, ku çdo vepër…

Read More

Aktorja Emilia Clarke ne “Game of Thrones’’ qe është një prej serialeve më të ndjekur në të gjithë botën dhe sezoni më i fundit po ndiqet me një kërshëri të madhe. Ajo ka treguar për vështirësitë e realizimit të skenave të shumta intime por ka zbuluar se kush e fimonte. “Kam qenë në siklet të madh. Vëllai im punon në departamentin e kamerave në xhirimet e këtij seriali. Jam ndjerë keq.’’-ka thënë aktorja. Po ashtu, ajo ka treguar se bën çdo gjë, që vëllai i saj të jetë jashtë dhomës, kur xhirohen të tilla skena.

Read More

Ilustruesja dhe piktorja nga Los Angeles, Yaoyao Ma Van As, inspirohet nga jeta personale prandaj edhe veprat e saj gjithmonë reflektojnë shumë sinqeritet dhe emocione të forta njerëzore. Secila pikturë e saj që flet për dashurinë e na e tregon një histori ndryshe, por të gjitha kanë diçka të përbashkët – janë pasqyrim i një lidhje të mbushur plot dashuri. Më poshtë janë disa nga veprat e autores që tregojnë momente nga jeta e një çifti të dashuruar.Jemi të sigurt se çdo çift do ta gjejë një pjesë të përditshmërisë së tyre në këto fotografi!

Read More

Partia ‘Bindja Demokratike’ ka reaguar pas kërkesës në KQZ të Partisë Bashkimi Demokrat Shqiptar për ta çregjistruar nga zgjedhjet. Astrit Patozi shprehet se kjo është një luftë që po bën Lulzim Basha kundër partisë më të re opozitare. Ai thotë se për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij, ndërsa për Lulzim Bashën kundërshtar është ‘Bindja Demokratike’. “Lulëzim Basha është angazhuar seriozisht në betejën kundër BINDJES DEMOKRATIKE, tanimë duke u përpjekur ta pengojë atë që të marrë pjesë në zgjedhje. Ndërkohë që për të gjithë demokratët shqiptarë kundërshtar mbetet Edi Rama dhe qeveria e tij,…

Read More