Partia Socialiste ka dorëzuar në KQZ kërkesën për regjistrim të koalicionit “Aleanca për Shqipërinë Europiane”. Aleanca e cila u firmos dy ditë më parë ka në përbërjen e saj 21 parti. Sekretari i Përgjithshëm i PS, Taulant Balla, pas takimit me aleatët dy ditë më parë përsëriti bindjen për mostejkalimin e afateve Kushtetuese për zhvillimin e vendoreve, ndërsa i tregoi burgun të gjithë atyre që do të tentojnë të bojkotojnë procesin. Pjesë e koalicionit të majtë bëjnë pjesë partitë tradicionalë të PS, siç është PDS e Paskal Milos dhe e PSD e Gjinushit. Në krahasim me zgjedhjet e vitit 2015…
Author: tirana
Pas kthimit nga Berlini, Kryeministrja Serbe Ana Branbiç, u shpreh për agjensinë serbe të lajmeve “Beta“ se është e zhgënjyer nga Kryeministri shqiptar Edi Rama, sepse ka menduar se ai ka një vizion tjetër për Ballkanin dhe marrëdhëniet mes serbëve dhe shqiptarëve, por ai në të vërtetë grumbullon pikë në tema populiste, duke shpjeguar kryeministri Rama, flet një gjë në rastet e takimeve individuale, ndërsa në konferenca flet ndryshe dhe “për publikun e tij“. “Unë nuk e shoh politikën ndryshe nga raportet njerzore“, u shpreh Branabiçi dhe shtoi se gjithmonë do të bisedojë me Ramën, duke “rekomanduar“ se në politikë…
Operacionet vërtet i shpëtuan jetën por duhej që t’ia hiqnin stomakun që të mbijetonte. Kjo është historia e Irena Micit, gruas që jeton prej dy vitesh pa stomak. Autore : Elona Elezi / DW
Dy shtetas shqiptar dhe një marokën janë vënë në prangat e policisë së Italisë në zonën e Maranos, nën akuzën e trafikut të kokainës, marijuanës dhe hashashit. Një nga dy shqiptarët dhe shtetasi maroken u arrestuan në flagrancë në një autobus të linjës 11, ku iu dha njoftimi pas marrëveshjeve telefonike për të planifikuar veprimtarinë e tyre dhe shkëmbimin e dozave për të dorëzuar dhe paratë e mbledhura. Pasi hipën në autobus policia ndaloi autobuzin, por të arrestuari tashmë, menduan se ishte një kontroll normal i biletave nga stafi i kompanisë transportuese lokale. Shqiptarët dhe marokeni, do të ndryshonin vendqëndrimin…
“Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të përcaktuara nga Këshilli i Ministrave të Bashkimit Evropian më datën 27 qershor të vitit 2018.”“Negociatat, një horizont që po largohet”-Berisha reagon pas akuzave të Ramës për dezinformim Është kjo përgjigja që ka dhënë ish–kryeministri Sali Berisha për deklaratat e pasardhësit të tij, se ka dezinformuar për zhvillimet në Samitin e Berlinit. Në një intervistë për televizionin Klan, Berisha thotë se negociatat janë gjithnjë e më larg. “Vetëm ata që duan të gënjejnë veten, mund të presin të hapen negociatat”. Numri i lartë i azilkërkuesve nga Shqipëria, rithekson Berisha, do të penalizojë edhe…
Moderatori i njohur dhe autor i disa programeve shqiptare, Blendi Salaj do të bëhet baba për herë të dytë. Bashkëshortja e tij Anora është shtatzënë dhe pritet që këtë verë të vijë në jetë një fëmijë tjetër në familjen e tyre. Blendi dhe Anora janë prindër të një djali 8-vjeçar të quajtur Brian ndërkohë që nuk dihet gjinia e fëmijës që siç e thotë edhe vetë 40-vjeçari krah fotos “është në furrë, po piqet”.
Personi i cili i vuri flakën qelisë në burgun e Fushë Krujës, e ka përsëritur edhe një herë tjetër të njëjtin veprim. Dragut Skana është i dënuar me 20 vite burg për grabitje me armëve. Gjatë ditës së sotme, ai i ka vënë flakën dyshekut dhe mbulojave të tij. Skana e ka përsëritur të njëjtin veprim edhe në fund të majit të vitit 2011 në burgun e Shën Kollit. Në atë kohë, Skana tentoi të digjte në qeli një të burgosur tjetër, me iniciale E.Sh, 24 vjeç në atë kohë. Mësohet se ai vendosi tek dera e qelisë dyshekun e…
5 Maji, Dita e Dëshmorëve, do jetë jo vetëm një moment ku do të kujtojmë veprën dhe sakrificën e atyre që dhanë jetën për të patur një Shqipëri të lirë dhe më të mirë, por edhe një ditë feste dhe pa makina në Tiranë. Ndaj të dielën lerë makinën në shtëpi dhe merr miqtë dhe fëmijët dhe eja në shesh të kujtojmë dëshmorët, por edhe të argëtohemi pa fund. Bashkia e Tiranës përveç homazheve në të gjitha varrezat e dëshmorëve, ka organizuar edhe një numër të madh dhe të larmishëm aktivitetesh festive, ku mund të gjejnë veten të gjitha moshat, nga…
Një tjetër natë magjike! Kështu mund të përshkruhet takimi i mbrëmjes së djeshme mes Barcelonës dhe Liverpool, me Lionel Messin që nxori nga repertori perlat e radhës. Dy gola fantastik, për një fitore 3-0 që e afron Barcelonën akoma dhe më shumë me finalen e kompeticionit më të rëndësishëm në Europë për klube, UEFA Champions League. Triumf i cili i ka gëzuar të gjithë, madje edhe dy anglez. Rio Ferdinand dhe Gary Lineker janë zgjedhur si komentator të rrjetit televiziv, “BT Sport TV” dhe e kanë shfrytëzuar këtë moment për të shfryrë dufin ndaj rivalëve të Liverpool. Ekzekutimi perfekt i…
Avokati: Vetëm ortodoksët nuk vrasin familjarët e tyre (VIDEO) Avokati Saimir Vishaj ka bërë një deklaratë të guximshme dy ditë më parë në emisionin “Dritare” duke thënë se vrasjet në vend, sidomos ato në familje i bëjnë besimtarët e feve të tjera në vend, përveç atyre të besimit Ortodoks. Ai iu drejtua gazetarëve duke i thënë nëse mund të gjenin qoftë edhe një emër ortodoksi që mund të ketë kryer krim në familje. Kjo deklaratë ka shkaktuar reagimin e të pranishmëve të tjerë, të cilët e kanë konsideruar mjaft diskriminuese. Për më tepër, ndiqni videon
Fabiola Hysenbelliu, vajza e manjatit të medias shqiptare Irfan Hysenbelliu, feston ditën e sotme ditëlindjen. Në këtë 34-vjetor të saj nuk ka munguar urimi i të vëllait, Fatmir Hysenbelliut. Biznesmeni i ri ka publikuar një foto me motrën në Instagram dhe i ka bërë një dedikim të veçantë. ‘Gëzuar ditëlindjen motra ime e mrekullueshme. Të uroj më të mirat princeshë’, e uron Fatmiri, ndërkohë ka publikuar edhe pamje nga festimet familjare.
Tre nxënës janë plagosur me thikë, brenda klasës në shkollën e Bujqësisë në Prishtinë. Njëri nga ta është në gjendje të rëndë Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti nga zyra për media në policinë rajonalë të Prishtinës. “Tre persona janë të lënduar në një shkollë në Prishtinë. Më vonë do të lëshojmë një komunikatë për media”, tha Ahmeti. Ndërsa, burime të Expressit brenda shkollës thanë se therja me thikë ka ndodhur brenda klasës gjatë pushimit të orarit mësimor. “Policia është në shkollë. Një nxënës është në gjendje më të rëndë e dy të tjerë kanë pësuar më pak lëndime”, tha…