Author: tirana

Protesta e opozitës iu ka hapur punë edhe disa dasmorëve. Ata kanë marrë nusen në Peshkopi por për shkak të protestës janë detyruar të ndalen në rrugë për disa minuta para se të ktheheshin në Durrës për të vazhduar dasmën. “Kemi 10 minuta që presim. Do ikim në Durrës. Nusen e kemi marrë në Peshkopi”, tha një prej krushkave që ndodhej në makinë me nusen.

Read More

Ndërkohë që opozita po zhvillon protesta në të gjithë qarqet e vendit, zv/kryeminsitri Erion Braçe, publikon foto të turistëve në Tiranë. Në një postim në Facebook, Braçe shkruan se “ndërkohë që Kryemadhi dhe Basha kanë zënë rrugët, në kryeqytet turistët këmbehen me njëri-tjetrin”, ndërsa shton se jo vetëm që nuk ka revoltë, “por as edhe bezdisje”.

Read More

Numri i qytetarëve që kanë të ardhura vjetore mbi 2 milionë lekë u rrit me 13 për qind vitin e kaluar, por në raport me totalin e të punësuarve, ai mbetet thuajse i papërfillshëm. Të dhënat bëhen publike nga Administrata Tatimore, e cila ka përpunuar deklaratat e të ardhurave të dorëzuara nga vet qytetarët. Ligji shqiptar detyron çdo person që realizon të ardhura mbi 2 milionë lekë, ose 16 mijë euro në vit, të dorëzojë në Tatime deklaratën e të ardhurave vjetore. Në këtë dokument, individi deklaron të ardhurat që ka fituar për të gjithë vitin parardhës nga paga, qiratë…

Read More

Në protestën e sotme të opozitës ishte i pranishëm edhe dhëndri i ish-kryeministrit Berisha, Jamarbër Malltezi. Por më shumë se prania e tij në këtë tubim, ra në sy stili i veshjes që ai kishte zgjedhur. Me syze të zeza të veçantë, por mbi të gjitha me kapelen e bardhë.

Read More

“Beteja që ka nisur është pa kthim. Historia do tregojë se kjo betejë do të përfundojë me shporrjen e qeverisë së krimit dhe triumfin e vlerave europiane. E ardhmja e shqiptarëve është Europa!”, kështu shkruan lideri i Opozitës, Lulzim Basha, teksa po merr pjesë në protestën që opozita po zhvillon në Elbasan. Ndërkohë mbështetës të opozitës dhe qindra qytetarë të tjerë kanë bllokuar rrugët në të gjitha qarqet e vendit. Opozita kërkon krijimin e një qeverie transitore dhe zhvillimin e zgjedhjeve të lira e demokratike, pa Edi Ramën kryeministër.

Read More

Lorik Cana dhe bashkëshortja e tij, Monica, e kanë vërtetuar prej kohësh se janë një çift për t’u pasur zili. Çifti ndan shpeshherë me ndjekësit e tyre, momente të bukura që kalojnë sëbashku, ndërsa Monica nuk heziton të tregojë se është një mbështetje shumë e madhe për ish-futbollistin shqiptar. Ajo mundohet të jetë sa më hermetike në lidhje me familjen e saj, megjithatë së fundmi, ajo ka publikuar në ‘Instastory’ një foto ku zbulon se si ka nisur dita e tyre. Monica duket se ka përgatitur një mëngjes të shëndetshëm për të dy dhe e ka servirur atë në shtrat.…

Read More

Që prej orës 18:00 akset kryesore rrugore janë bllokuar nga protestuesit e opozitës. Vetë kryetari Lulzim Basha po drejton protestën në aksin rrugor Bradashesh-Elbasan. Basha dhe simpatizantët e opozitës kanë përshkuar në këmbë dy herë nga rrethrrotullimi që hynë në Elbasan dhe tek te rrethrrotullimi i “Metalurgjikut”. Por gjatë këtij tubimi në një moment gjatë ndezjes së një fishekzjarri, simpatizantët e PD-së desh kanë “lënë” flokët. Kjo ka zgjatur pak minuta dhe pasi u siguruan që askush nuk mbeti i djegur, Basha dhe përkrahësit e kanë kaluar me të qeshura.

Read More

Dy persona me kapuçë në kokë u futën në shtëpinë e Arthur dhe vodhën sende me vlerë ndërsa mesfushori ishte në stol kundër Liverpoolit dhe nuk hyri as në gjysmën e dytë si zëvendësues. Sipas “Mundo Deportivo”, dy njerëz me kapuçë në kokë hynë në shtëpinë e tij ndërkohë që po zhvillohej ndeshja e Champions League. Hajdutët shfrytëzuan mundësinë që braziliani nuk ishte në shtëpi dhe shkuan për të vjedhur dhe nuk dolën duarbosh. Ata u larguan me bizhu me vlerë dhe një orë të tipit “Rolex” pas kërcënimit që i bën vëllait të Arthur, i cili ishte duke shikuar…

Read More

Grida Duma ishte një nga deputetet demokrate që firmosi për të dorëzuar mandatin. Por përvecse lektore, politikania është prezantuar së fundi edhe si përkthyese. Këto ditë Ajo ka sjellë në shqip vëllimin e të librit të 6-të ‘Princesha’ të autores Jean Season, tema e të cilit është keqtrajtimi I femrave në Arabinë Saudite. “Unë zgjas dorën për të të ftuar. Eja me mua në një udhëtim të shkurtër në Arabinë Saudite, mbretërinë time të shkretëtirës, për të ndier bashkë me mua magjinë karakteristike që rri pezull mbi errësirën e mizorisë njerëzore. Së bashku do të kapërcejmë shekuj dhe do kthehemi…

Read More

Jo të gjitha çiftet e kuptojnë se nevojitet përpjekje nga dy partnerët për një jetë të mirë familjare. Sipas statistikave, rreth 950,000 e martesave në Evropë (nga gjithsej 2.1 milionë) eventualisht përfundojnë me divorc. Një studim nga “Slater and Gordon Lawyers” i ka identifikuar vitet më të lumtura dhe më të vështira të martesës. 3 vite martesë Ekziston një mendim se dashuria zgjatë vetëm 3 vjet. Pas kësaj periudhe, çifti ose ndahet ose lidhja e tyre bëhet më pak ideale se ç’ka qenë më parë. Në realitet, pas 3 viteve lidhje, njerëzit janë më të prirur t’i pranojnë dobësitë e…

Read More