Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën e sigurisë arrest me burg për Skënder Hoxhën, 63-vjeçarin nga Memaliaj i cili tre ditë më parë vrau gruan e tij, Antoneta HoxhaAi ka pranuar vrasjes e bashkëshortes së tij duke thënë se ajo e tradhtonte. Report TV raporton se Hoxha ka rrëfyer përpara trupit gjykues se në ditën kur ndodhi ngjarja e rëndë në momentin kur është futur në banesë i dashuri i saj ka dalë nga dritarja. Hoxha është shprehur i penduar për vrasjen. Në seancën gjyqësore autorit të vrasjes iu caktua një avokat kryesisht nga shteti, ndërkohë që ai…
Author: tirana
Një video shumë e bukur për ta nisur ditën! Për fansat, gjithmonë është shumë bukur kur e shohin personazhin e tyre të preferuar në përditshmërinë e tyre dhe CR7 e bën shpesh herë këtë. Së fundmi, ai ka publikuar një video, teksa djali i tij shënon gol. Festa e tyre është e “çmendur”, duke u shtrirë në fushë.”Djali i peshkut di të notojë”, shkruan portugezi bashkangjitur fotos. Duket se djemtë e Ronaldos janë të destinuar që të bëhen futbollistë dhe shumë të suksesshëm, madje.
Romeo dhe Donald Veshaj ose siç te gjithe i njohim binjaket e Al Pazarit,kanë folur për herë të parë mbi lajmet që kanë qarkulluar së fundmi se dy vëllezërit do të sjellin një project të ri. Në një intervistë në emisionin Vizioni I Pasdites në Vizion plus kanë konfirmuar zërat se do të sjellin një emision të ri, ku bashkëprezantuese do të jetë Bora Zemani, e cila së fundmi është përfolur për një lidhje të mundshme me Donald Veshaj. “Po, po pergatisim nje emision te ri, se si do jete mbetet per tu zbuluar. Projekti do jete jashte Al Pazarit,…
Një aksident rrugor është regjistruar mesditën e sotme në qytetin e Peqinit. Aksidenti ka ndodhur në aksin rrugor Peqin- Elbasan, në fshatin Gjocaj dhe mendohet se shkak është bërë shpejtësia tej normave të lejuara. “Në vendi e quajtur “Kryqëzimi i Gjocaj” Peqin, janë përplasur dy mjete dhe për pasojë një shtetas ka ndërruar jetë rrugës për në Spital ndërsa 2 shtetas të tjerë janë dërguar në spitalin e Peqinit, nën kujdesin e mjekëve”, thotë policia.
Biznesmeni i njohur shqiptar dhe shumë i komentuar në media, Elton Ilirjani i ka befasuar të gjithë me foton e fundit të publikuar në Instagram pasi pothuajse nuk njihet. Ilirjani shfaqet i lyer me makIazh teksa mban në qafë e duar rruaza perlash. Biznesmeni njofton se sot feston përvjetorin e 7 të kompanisë së tij. “Diversiteti është thelbi i biznesit tonë. Të gjithë janë të ndryshëm dhe plot ngjyra”, shkruan Ilirjani krah fotos së realizuar nga Fadil Berisha. Biznesmeni u bë shumë i njohur në media vitin e kaluar kur deklaroi publikisht orientimin e tij seksual. Ilirjani ka treguar se familja…
Arsenal ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së UEFA Europa League për sezonin 2019-2020. “Topçinjtë” mposhtën me shifrat e thella 3-1 Valencian në takimin e parë gjysëmfinal. Në fakt, në “Emirates” ishin miqtë nga Spanja ato që kaluan të parët në avantazh. Ishte Diakhaby ai që zhbllokoi shifrat. Gjithsesi, Lacazette shënoi dopietë brenda pjesës së parë, duke kaluar në avantazh Arsenalin. Goli i Aubameyang në minutën e parë të shtesës thelloi distancat dhe i dha një dorë anglezëve për të shkuar në fazën finale të kompeticionit. Vetëm barazim në takimin e “Commerzbank-Arena”, me Chelsea që nuk shkoi më…
Në mbrëmjen e 8 majit Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç do të udhëtojë për në Tiranë në kuadër të samitit të “Brdo-Brioni”. E pranishme do të jetë Përfaqësuesja e Lartë të BE-së, Federica Mogherini dhe lider të Ballkanit. Gjatë vizitës në Tiranë Vuçiç pritet që të zhvillojë takime edhe me liderët shqiparë. Mes Vuçiçit dhe Mogherinit si temë diskutimi në agjendë do të jetë edhe dialog Kosovë-Serbi. Kjo do të jetë vizita e dytë e Aleksandar Vuçiç në Shqipëri, por e para si president i Serbisë. Në maj 2015 ai vizitoi Tiranën në cilësinë e kryeministrit të Serbisë.
Një shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me armë zjarri në qytetin Wupertal në Gjermani, në një ngjarje të ndodhur më datën 28 prill. Dy vëllezër nga Fieri kanë qëlluar me armë zjarri një 36-vjeçar nga Durrësi, ku mësohet se shkak për këtë ngjarje të ketë qenë një konflikt për pazare droge. Të tre personat e përfshirë në ngjarje thuhet se janë shokë midis tyre. Aktualisht shqiptari i plagosur ndodhet në gjendje koma në spital.
Video e një majmuni, i cili futet nga xhami në sportelin e pagesave të biletave për autostradën dhe vjedh një shumë parash, po bën xhiron e rrjetit në Indi. Ngjarja e regjistruar sekondë pas sekonde në kamerat e sigurisë, ka ndodhur në qytetin Kanpur të Indisë. Një majmun del nga xhami i një makine që i afrohet sportelit, kërcen në karrigen e sportelistit dhe i merr nga përpara një shumë parash, për t’u larguar me shpejtësi andej nga kishte ardhur duke hutuar punonjësin. Media lokale raporton se majmuni vodhi rreth 5 mijë Rupi (70 dollarë). Në Indi, ku majmunët po…
Mjekët kanë publikuar fotografitë e një koke të pazakontë të një 37-vjeçari nga Italia, lëkura e së cilit duket si jorgan. Pacienti, emri të cilit nuk është bërë publik, vuan nga çrregullim si pasojë e të cilit ai prodhon më shumë hormone të rritjes se njerëzit e zakonshëm. Kur shkoi tek mjekët, pacienti kishte gjithashtu këmbë, duar dhe nofullën e poshtme më të zgjeruar, të gjitha simptoma të një çrregullimi të rrallë të quajtur acromegaly. Ky çrregullim bën që kockat të rriten më shumë se zakonisht në masë, zakonisht tek moshat e mesme. Në një shkrim të botuar në Revistën Mjekësore…
Një prej autobusëve të linjave urbane të kryeqytetit ka marrë flakë në zonën e “Ushtarit të Panjohur”. Ngjarja ka shkaktuar panik te qytetarët, por për fat pa të lënduar në njerëz.
Analisti Shpëtim Nazarko i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora komentoi shkrimin e tij se Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik. Kjo tezë e tij nuk u mbështet nga avoakti Spartak Ngjela, i fundit ky që u përball me fjalorin e ashpër të Nazarkos, i cili i drejtua duke i thënë se nuk e njihte historinë dhe të mos hidhej përpjetë. Pjesë nga biseda: Nazarko: Gjermania nuk ka qenë asnjëherë aleate e Shqipërisë, në aspektin gjeopolitik. Nuk ka pas asnjëherë peshë të rëndë që nga koha e Bismarkut. Është historia jote ajo avokat, mos…