Author: tirana

Nga Berat Buzhala Kosova i ka dy realitete, një në të cilin jetojmë ne, dhe një tjetër ku bën pjesë vetëm Batoni. Këtu nuk bëjnë përjashtim as ngjarjet në Berlin. Me avionin privat të Lordit te Marecit të gjithë personat e rëndësishëm të politikës shqiptare ishin nisur për në kryeqytetin e Gjermanisë, për të marrë pjesë në një ngjarje të rëndësishme për të gjithë Ballkanin. Pasagjerë ishin Presidenti Thaçi, Kryeministrat Rama dhe Haradinaj, Lordi vetë, si dhe gazetari zyrtar i shtetit të Kosovës, zoti Baton Haxhiu. Gjatë gjithë udhëtimit, thuhet që, vetëm piloti kishte qëndruar neutral karshi taksës ndaj mallrave…

Read More

Aktori i njohur i humorit, Zef Deda mendon se popullit shqiptar i duhet kujtuar ndonjëherë totalitarizmi. I ftuar në emisionin “Soiree”, e cila i kushtohej në mbrëmjen e djeshme tërësisht artit, Deda risolli në skenë për teleshikuesit rolin e Charlie Chaplin. Pjesë e maskimit të tij skenik ishte edhe një palë mustaqe, të cilat e bënë moderatoren Jonida Shehu që ta krahasonte atë me diktatorin gjerman Hitler.“U dukërkam me të vërtetë si Hitleri. Besa duhet me luajt ndonjëherë pak atë rol… sa për t’ja kujtuar këtij populli.”-u shpreh Zef Deda.

Read More

Taulant Dedja, një emër shumë i njohur dhe i rëndësishëm i Partisë Socialiste, ish-deputet i saj, ish-prefekt i Tiranës, ish-zëvëndës ministër, i dërguari i qeverisë për menaxhimin e krizës në Kosovë, por mbi të gjitha një “socialist rrace” i njohur për qëndrimet e tij kritike dhe antikonformiste, ka vijuar goditjen e ashpër ndaj Edi Ramës, Sali Berishës dhe politikanëve të tjerë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale, socialist Dedja thekson se politikanët e sotëm nuk janë burra, e aq më pak shtetarë, duke futur padyshim në këtë “thes” Edi Ramën, Ilir Metën, Sali Berishën etj. Duke deklaruar se nuk është…

Read More

Po luhen dy takimet e para gjysëmfinale të UEFA Europa League. Arsenal pret në shtëpi Valencian, në një duel që premton gola dhe spektakël. Drithërima në takimin mes Eintracht Frankfurt dhe Chelsea, që do të përcaktojë finalistin e këtij edicioni në Kupën e vogël të kontinentit.  Arsenal-Valencia Eintracht Frankfurt-Chelsea

Read More

Pas protestës së opozitës policia ka ngritur postblloqe, ku ka ndaluar edhe 4 qytetarë në Tepelenë. Të shoqëruarit janë Skënder Bega, Hysen Ismaili, Astrit Guga dhe Ladi Bana, ky i fundit kryetar i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana. Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet. Edhe në Fier policia pritet të nisë shoqërimet pas përplasjeve që protestuesit patën me policinë. Po analizohen pamjet dhe po bëhet identifikimit i personave të përfshirë në këtë incident.

Read More

Shqipëria është një vend, i cili endet prej 28 vitesh në një tranzicion politik, social dhe ekonomik. Shqiptarët vuajnë ende sot nga mentaliteti dhe kultura e trashëguar e diktaturës së egër 45-vjeçare, e cila është e rrënjosur edhe te liderët e sotëm shqiptarë. Kanë kaluar rreth 27 vite që vendi është pozicionuar drejt një perspektive të qartë euroatlantike. Shpeshherë integrimi si proces mbetet thjesht një strategji në letër, apo në ëndrrat e shqiptarëve. Edhe pas 3 dekadash ne vazhdojmë të mbetemi një vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe marrëdhënia dhe procesi i vërtetë i integrimit, që do të…

Read More

Në Tiranë, protesta u zhvillua pranë sheshit “Shqiponja”. Këto foto të siguruara nga LSA, tregojnë momente pikante nga protesta. Midis fotove është edhe aksi nacional i Plepave në Durrës, totalisht i boshatisur nga automjetet.

Read More

Mbrëmjen e së enjtes në “Fiks Fare” u trajtua mosnjohja e modelit të ri të lejeve të drejtimit, që janë hedhur nga 24 janari i vitit 2017. Patentat e reja nuk njihen nga shtetet me të cilat Shqipëria ka marrëveshje, pasi këto marrëveshje janë nënshkruar për modelin e vjetër të patentave. Aktualisht, Shqipëria ka disa marrëveshje të nënshkruara për njohjen reciproke dhe konvertimin e lejeve të drejtimit. Ndërkohë që për të gjitha ato vende, me të cilat nuk ka një të tillë, është e domosdoshme pajisja me leje drejtimi ndërkombëtare. Në “Fiks Fare” kanë mbërritur ankesa nga disa emigrantë shqiptarë,…

Read More

Historia e 21-vjeçares Amelia Oxenford është bërë virale në të gjithë botën. 21-vjeçarja akuzohet për dhunë ndaj të dashurit të saj Alex Buttigie, të cilin e kishte goditur me një gotë vere në kokë. Momenti kur vajza ushtronte dhunë ndat të dashurit u filmua nga kamerat e hotelit ku ata po qëndronin, por gjithsesi gjykata e shpalli të pafajshme dhe ajo u lirua. Sipas Daily Mail, gjykata çmoi se i dashuri i kishte dhënë shumë alkool dhe drogë 21-vjeçares dhe pas kësaj i tha se e kishtë tradhtuar. Gjykata deklaroi se akti i 21-vjeçares ishtë mjaft i kuptueshëm, pasi ishtë…

Read More

Këto janë pamjet e xhiruara brenda një autobusi në të cilin udhëtonin 40 pelegrinë, të cilët përfunduan në ajër nga një tornado i fuqishëm që goditi Rumaninë. Fenomeni natyror, i pari në 17 vjet, e hodhi mjetin në një fushë teksa kaloi nëpër zonë duke lënë pas shkatërrim. 8 prej pasagjerëve mbetën të plagosur në incidentin e ndodhur pasditen e së mërkurës, pranë qytezës së vogël të Drajna, në jug të vendit. Në pamjet e xhiruara nga një prej pelegrinëve, shoferi mund të shihet teksa i afrohet tornados 2 tonëshe që ndodhej në një fushë.

Read More

Edhe pse nën ethet e protestë së opozitës, ish-deputetja e PD-së Jorida Tabaku ka gjetur kohën për të qenë në studion “ABC News”, ku ka konfirmuar lajmin e ëmbël. Gazetarja Mirela Milori i tha se ajo është nënë e dy vajzave, por Jorida u shpreh se është shtatzënë dhe pritet të sjellë në jetë një djalë. “Po jam në pritje të një djali. Uroj të mos jetë ky lajmi që do të marrë vëmendjen sot. Kam vendosur të jetoj në këtë vend dhe t’i rris fëmijët e mi në këtë vend dhe ndaj dua që të bëhet më e mira…

Read More

Së fundmi Justin Bieber ka kritikuar publikisht Eminem për këngët e tij dhe mënyrën e të bërit ‘rap’. Këngëtari ka publikuar në ‘Instagram’ një foto në të cilën ka treguar se po dëgjonte një këngë të Eminem nga albumi “Kamikaze” dhe me këtë rast nuk ka ngurruar të shprehë mendimin e tij për të. Albumi në fjalë i Eminem ka rezultuar si një nga më të shiturit në Angli dhe një nga më të dëgjuarit në “Billboard Charts” dhe përmban disa këngë që sulmojnë reperët e tjerë si Machine Gun Kelly, Joe Budden, Lil Yachty, Lik Xan dhe Lil Pump.…

Read More