Pas protestës së opozitës policia ka ngritur postblloqe, ku ka ndaluar edhe 4 qytetarë në Tepelenë.
Të shoqëruarit janë Skënder Bega, Hysen Ismaili, Astrit Guga dhe Ladi Bana, ky i fundit kryetar i degës së PD-së në Tepelenë, Ladi Bana.
Në komisariatin e Tepelenës kanë shkuar përfaqësues të PD duke kërkuar shpjegime se përse janë bërë shoqërimet.
Edhe në Fier policia pritet të nisë shoqërimet pas përplasjeve që protestuesit patën me policinë. Po analizohen pamjet dhe po bëhet identifikimit i personave të përfshirë në këtë incident.
