Dy shtetas shqiptar dhe një marokën janë vënë në prangat e policisë së Italisë në zonën e Maranos, nën akuzën e trafikut të kokainës, marijuanës dhe hashashit.
Një nga dy shqiptarët dhe shtetasi maroken u arrestuan në flagrancë në një autobus të linjës 11, ku iu dha njoftimi pas marrëveshjeve telefonike për të planifikuar veprimtarinë e tyre dhe shkëmbimin e dozave për të dorëzuar dhe paratë e mbledhura.
Pasi hipën në autobus policia ndaloi autobuzin, por të arrestuari tashmë, menduan se ishte një kontroll normal i biletave nga stafi i kompanisë transportuese lokale.
Shqiptarët dhe marokeni, do të ndryshonin vendqëndrimin dhe ishin duke kërkuar një rezidencë në kufirin midis Riminit dhe Riccione.
Gjatë kontrollit ushtruar në banesën e tyre u gjetën drogë dhe para, ndërsa aktualisht të tre personat ndodhen në burg dhe të enjten në mëngjes pritet seanca e vlerësimit.
