Bota e futbollit është e ndarë mes Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit, kur vjen diskutimi për futbollistin më të mirë në botë, por një tjetër yll; po kërcënon fronin e tyre. Bëhet fjalë për Kylian Mbappe, që po tregon një rritje konstante, ndërsa shifrat e tij konfirmojnë se kemi të bëjmë me një “kanibal”, që do të dominojë skenën e futbollit për të 10-15 vitet e ardhshme. Aktualisht francezi ka 20 vite, 4 muaj dhe 5 ditë mbi shpinë, ndërsa në karrierën e tij si profesionist, me Monacon, PSG-në dhe kombëtaren franceze, numëron plot 90 gola të shënuar, 12 prej…
Author: tirana
Hulumtuesit definojnë një dietë të shëndetshme atë që përmban shumë fruta dhe perime. Gjithashtu arra, peshkë dhe shumë pak mish të kuq. Nëse hani një vezë në ditë rreziku për sëmundje kardiovaskulare bie, thotë një studim që është bërë mbi 400 mijë persona në Kinë. Ata që hanë vezë për çdo ditë janë 18% të rrezikuar nga sëmundjet kardiovaskulare, në krahasim me ata që nuk hanë vezë rregullisht. Sëmundjet e shpeshta të zemrës përfshijnë sulmet në zemër, çrregullimin e ritmit të zemrës, probleme me venat e gjakut dhe infarkte. Sëmundjet e zemrës shkaktohen nga një mungesë ë ushqimeve të shëndetshme…
E ftuar në emisionin Vizioni i Pasdites në Vizion Plus , Irini Qirjako nuk i ka kursyer kritikat ndaj instancave shtetërore, në dhënien e tutujve “Mjeshtër I Madh”. Sipas këngëtares, jo vetëm që ky titull “po jepet me lopatë” edhe tek ata që nuk e meritojnë, por që duhen rishikuar dhe t’u hiqet fare atyrë që nuk e meritojnë. “Këto kohët e fundit janë vënë tituj të tillë që, me keqardhje e them , e kanë marrë njerëz që nuk e meritojnë. Domëthënë është bërë një shkelje flagrante, sepse kur i merrnim titujt në kohën tonë kalonin në disa filtra.…
Madonna dhe Maluma sollën së fundmi një bashkëpunim me titull “Medellin”, i cili arriti 3 milionë klikime në vetëm 24 orë. Këtë detaj, Eni Koçi ka vendosur ta përdorë për të ironizuar të gjithë këngëtarët shqiptarë. “3 milionë klikimë për 24 orë Madonna dhe Malume, por çfarë janë Madonna dhe Maluma përpara 1-shave të Shqipërisë? Këtej nga ne kapen për 1 orë”, ka shkruar Eni në një foto në ‘Instagram’, ku tregon dhe pjesën e klikimeve në këngën e artistëve të njohur. Kjo nuk është hera e parë që vetë artistët akuzojnë njëri-tjetrin për manipulime të tilla dhe siç mund…
Shpesh kemi dëgjuar se nuk është ide shumë e mirë që të flemë me flokë të lagura. Ky veprim i yni mund të shkaktojë disa probleme. Dhimbja e kokës Natën ndërsa flemë, temperatura e trupit zbret mjaftueshëm dhe nëse ju flini me flokë të lagur atëherë trupi juaj do ta ketë shumë të vështirë të mbajë një temperaturë konstante. Kjo gjë mund të shkaktojë dhe dhimbje koke. Bakteret dhe problemet me lëkurën Lagështia e flokëve gjatë kohës kur ne flemë, rrit rrezikun e problemeve me lëkurën, pasi mikroorganizmat kanë ambientin perfekt për t’u shumuar. Për më tepër jemi në dijeni…
Ish-deputetja e LSI Nora Malaj ka shpërthyer në ofendime ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla gjatë protestës në Plepat e Durrësit. Teksa po bisedonte me militantët e opozitës Malaj e quajti Ballën qenef dhe pisanjos që vjedh votat. ‘Taulanti as tualet nuk e meriton, atij ti thuash si ato nga veriu qenef. Ai pisanjosi vjedh votat, por ne nuk do ndalojmë. Ata janë ca pisanjosa që nuk e meritojnë të jenë në pushtet’, tha ish-deputetja.
Sipas të përditshmes “Daily Mail” Johnny Deep dhe e dashura e tij e re, 25 vjeçarja Polina Glen janë drejt martesës. “E dashura e re e Johnny Deep, Polina Glen është nje kërcimtare e re me origjinë nga Rusia. Johnny dhe Polina janë fotografuar bashkë, dhe lidhja e tyre po bëhet shumë serioze. Çifti është duke planikuar dhe martesën” shkuan Daily Mail. Kjo e përditshme ka publikuar foton e çiftit në momente intime në një hotel në Beograd të Serbisë.
Kreu i PD Lulzim Basha shprehu edhe një herë qëndrimin se nuk do të lejojë zhvillimin e zgjedhjeve dhe se nëse ato mbahen pa PD-në, LSI-në dhe aleatët, do të jenë farsë. Nga Miloti ku qëndroi krah simpatizantëve dhe mbështetësve, Basha tha se opozita nuk mund të klonohet me përfaqësinë e re në Kuvend, dhe se zgjedhjet sipas tij duhet të bëhen patjetër me PD-në dhe aleatët që sipas tij janë opozita e vërtetë. “Asnjë qendër të vetme votimi nuk do të lejojmë, do të luftojmë sy për sy e dhëmbë për dhëmbë për demokraci”, tha Basha. “Vetëm kështu mund…
Militantët e PD ka vijuar protestën e tyre në rrethrrotullimin e Bradasheshit në Elbasan. Ata kanë nisur fillimisht me disa tymuese dhe më pas i kanë vënë flakën disa gomave. Një protestues i cili mban në dorë një shishe birrë ka shtyrë një nga gomat në flakë me këmbë. Të pranisëhm në këtë situatë kanë qenë të pranishëm dhe dy ish-deputetë të PD, Luçiano Boçi dhe Endri Hasa, i cili u bë i njohur pas sulmit me vezë ndaj kryeministrit Edi Rama në Kuvend.
Rona Nishliu është 8 muajshe shtatzënë dhe ka zgjedhur mënyrën më të veçantë e më të bukur për të dhënë lajmin e gëzuar. Këngëtarja zgjodhi ta publikoi pritjen e ëmbël me anë të albumit të saj të rij të quajtur “Mindil”, promovimi i të cilit u bë disa orë më parë në një koncert me ftesa. Në cover-in e albumit nëna në pritje shkroi disa fjalë të ëmbla për krijesën që rritet brenda saj duke i dedikuar gjithë këtë projekt gjigand fëmijës së parë që pritet të vijë në jetë në pak javë. “Ky album shkon për ty, që jam…
Një studim i fundit nga ‘Harvard University’ është zhvilluar mbi një temë shumë interesante: “Çfarë mendojnë njerëzit sapo zgjohen?”. Rezultatet e tij janë publikuar nga ‘Times of India’ dhe sipas përllogaritjeve, 56% meshkujve dhe 48% e femrave që ishin pjesë e pyetësorit kanë treguar se gjëja e parë që mendojnë sapo zgjohen është puna ose paratë. Siç duket këto dy aspekte të jetës së përditshme janë shqetësimi kryesor për pjesën më të madhe të njerëzve. Studiuesit kanë shtuar se këta dy faktorë ndikojnë edhe në prishjen e regjimit dhe vendosjen e një orari fiks për të fjetur. Gjithashtu është zbuluar se…
Obeziteti ka pasoja edhe në tru. Nivelet e larta të yndyrës në trup lidhen me ndryshimet në formën dhe strukturën e trurit, duke përfshirë tkurrjen e lëndës gri. Ky është përfundimi i një studimi të kryer nga Qendra Mjekësore e Universitetit Leiden, në Holandë, botuar në revistën “Radiologji”. Hulumtime të mëparshme e kanë lidhur obezitetin me një rrezik të shtuar për rënien e aftësive njohëse dhe për çmenduri, duke sugjeruar se sëmundja shkakton ndryshime në tru. Në funksion të studimit të fundit, hulumtuesit analizuan rezultatet e skanimit të trurit të mbi 12 000 pjesëmarrësve. Teknikat e sofistikuara të rezonancës magnetike…