Kreu i partisë ‘Bindja Demokratike’, Astrit Patozi ka komentuar sot marrëdhënien që ka me deputeten Rudina Hajdari dhe çfarë ka diskutuar mes tyre për partinë e re “Bindja demokratike”. ‘Nuk ndodhi asgjë për t’u çuditur me Rudina Hajdarin. Kemi komunikuar. Une e kam mbështetur atë përpara se të vendosej krijimi i “Bindjes Demokratike”, tha Patozi në ‘Real Story’ me Sokol Ballën. Ndër të tjera Patozi shtoi se: “Hajdarin nuk diskutuam per lidershipin e Partisë. Diskutuam për faktin që duhej të ngrihet kjo parti. Kërkoi kohë për t’u menduar. E ka derën e hapur në çdo moment”. Në fund Patozi u…
Author: tirana
Raportuesi për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Bundestagut gjerman, Christian Schmidt ndodhet për vizitë në Tiranë për tu takuar me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pyetur nga Vizion Plus, në lidhje me krizën politike në Shqipëri, Schmidt shprehet se palët duhet të ulen në dialog. “Qeveria dhe opozita janë pjesë e një demokracie funksionale. Kjo gjithashtu do të thotë se të gjithë kanë një shans të drejtë për të shprehur publikisht pozicionin e tyre. Jo vetëm nga pikëpamja e opozitës, për fat të keq, ekziston shqetësimi se kjo drejtësi nuk ekziston në Shqipëri. Nuk duhet fajësuar veten…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e kësaj të enjtje në qytetin e Vlorës. Policia bëri të ditur se një djal I ri është vetëhedhur nga një pallat. Ngjarja ka ndodhur në orën 19:30 në lagjen “Pavarësia 3” në qytetin bregdetar. Sipas forcave te rendit dyshohet se 25 vjecari me iniciale M.G është vete hedhur nga ballkoni I banesës së tij në katin e 9 në kushtet e depresionit. Për shkak të lartësisë së madhe ai ka gjetur vdekjen e menjëhershme teksa ka rene ne ballkonin e katit te dyte te nderteses.
Shef Renato ka treguar se këtë herë “Hell’s Kitchen” do të vijë në formatin e një spektakli të vërtetë. Ai ka zbuluar një pjesë nga skenografia që po ndërtohet në studiot e reja të “Top Channel” dhe ka treguar se puna që po bëhet është me të vërtetë shumë e madhe. “Kjo që po ndodh në studion më gjigande ‘Nova’ të ‘Top Channel’, që për herë të parë hapet për ‘Hell’s Kitchen’, nuk ka ndodhur kurrë më parë në një ‘reality show’ gatimi. Çdo gjë nga e para: një kuzhinë moderne dhe gjigande, shtëpia më luksoze që ka pasur një…
Nga Alfred Peza Përtej arsyeve shkencore që lidhen me teorinë e propabilitetit, se një gjë nuk ndodh apo nuk përsëritet dy herë njësoj në kohë dhe rrethana të ndryshme, ka shumë arësye të tjera të natyrës politike por jo vetëm, që e pamundësojnë sot në 2019 përsëritjen edhe njëherë të vitit të zi 1997 në Shqipëri. Ajo që po ndodh pas daljes së opozitës sonë nga sistemi parlamentar, nga mosregjistrimi i 6 partive të saj deri më 23 prill në KQZ dhe firmosja e marrëveshjes për të mos marë pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, mund të na çojë kudo…
Për kontrollin e banesave dhe ambjenteve të banesave të Elton Piklit dhe Oltion Veselit në Krujë janë përdorur qen por edhe metal detector. Siç mund të shihni në videon e siguruar nga “BalkanWeb”, forcat speciale të Tiranës kanë kontrolluar me imtësi çdo cep të tyre. Gjithashtu kontrolle janë ushtruar dhe në disa banesa të disa personave të tjerë të dyshuar. Nuk dihet nëse janë gjetur sende, para apo prova të tjera gjatë këtij kontrolli blic dhe të imtësishëm.
Mbështetës të opozitës u mblodhën në 5 akse kryesore kombëtare në vend pasditen e kësaj të enjte, duke bllokuar trafikun përreth një orë. Në disa akse u dogjën edhe goma, ndërsa pati nervozizëm në radhët e shoferëve.
Një intervistë në 360 gradë me Christine Lagarde Kur e takojmë në selinë franceze të Fondit Monetar Ndërkombëtar, Christine Lagarde është jashtëzakonisht e eksituar. «Brenda javës duhet të më lindë nipi», rrëfen me një të qeshur rrezatuese gruaja e e tretë më e fuqishme e planetit (sipas revistës “Forbes”). Një objektiv që pasqyron CV-në e saj: gruaja e parë që drejton studion e famshme ligjore Baker & McKenzie, përpara se të emërohet Ministre e Ekonomisë dhe e Financave nga Presidenti Nicolas Sarkozy, Drejtorja e Përgjithshme e parë e FMN-së. Pasi ka folur në forumin Elle Active të Parisit, 63 vjeçarja…
Një çift nga Teksasi janë dënuar me 60 vjet burgim në një burg federal për sulme seksuale ndaj të paktën 25 fëmijëve, ndërsa janë konsideruar si “kriminelët më të këqij në historinë e Teksasit”. Prindërit e pesë fëmijëve, Christopher Almaguer dhe Sarah Rashelle Almaguer, të dy 27 vjeç, u deklaruan fajtorë për një akuzë për shfrytëzimin seksual të fëmijëve dhe një akuzë për prodhimin e pornografisë së fëmijëve. Vëllai i Christopher Almaguer, 25-vjeçari Paul Perez Jr, u dënua gjithashtu me 20 vjet burgim në një burg federal pasi u vetëdeklarua fajtor për dy akuza të marrjes së pornografisë së fëmijëve.…
Abeli është njëriu më i rëndësishëm i Fiori Dardhës. Së fundmi Fiori ka bërë një dedikim shumë të ndjerë për djalin, 9-vjeçar dhe ka treguar se ndjehet e bekuar që e ka në jetën e saj. Ajo ka publikuar në ‘Instagram’ një foto, e cila është shkrepur në ditën që Abeli ka ardhur në jetë dhe që Fiori e konsideron si më të bukurën. Në fotografi moderatorja shfaqet duke mbajtur djalin e porsalindur në krahë dhe bashkangjitur saj ka shkruar: “Sa herë më ndodh të mërzitem për ndonjë veprim të dikujt, për ndonjë fjalë të thënë pa takt, për ndonjë…
Një adoleshente në Nju Orlins është pranuar në 115 universitete në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Antoinette Love ka marrë përgjigje pozitive nga çdo universitet ku ka aplikuar për të vazhduar studimet dhe ka marrë në total 3,7 milionë dollarë oferta për bursë. Adoleshentja ka ndërmend të vizitojë brenda pak javësh të gjithë universitetet dhe të marrë një vendim përfundimtar deri në maj. Antoinette Love është përshkruar edhe si një piktore e talentuar për shkak të talentit që ka.
HEC-i i parashikuar të ngrihej në përroin e Rehovës, degë e lumit të Kardhiqit në fshatin Kolonjë të njësisë administrative Cepo në Gjirokastër, nuk do të ndërtohet. Ministria e Infrastrukturës dhe Energjetikës ka vendosur pezullimin e procesit pas shqetësimit të ngritur nga banorët për impaktin që shkaktonte ndërtimi i kësaj vepre në zonën në fjalë. Ministrja Belinda Balluku, ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, së bashku me deputetin Flamur Golemi, zhvilluan një bashkëbisedim me banorët e Kolonjës, pas ankesës së këtyre të fundit në platformën e bashkëqeverisjes shqipëriaqëduam.al. “Po të gjykosh nga mënyra sesi është propozuar ndërtimi i këtij…