Mbështetësit e opozitës janë grumbulluar në segmentet kyçe në disa qarqe të vendit. Në Tiranë, ata u grumbulluan në Sheshin Shqiponja, një nga pikat me trafik të rënduar në kryeqytet, pasi shërben si portë hyrëse dhe dalëse për në Durrës dhe në pjesët e tjera të vendit. Gjatë tubimit në këtë segment, pati përplasje midis protestuesve dhe një drejtuesi mjeti, i cili kundërshtoi bllokimin e rrugës. Protestuesit kanë qëlluar mjetin.
Author: tirana
Në orën e lajmëruar ka nisur protesta e paralajmëruar e opozitës, e cila është shtrirë në pesë qarqe të vendit. Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i pranishëm në Milot ka marshuar me protestuesit të cilët thërrasin “Rama ik”. Ndërkohë që kreu i PD-së është në Milot, kryetarja e LSI-së, Kryemadhi pritet të mbërrijë në rrethrrotullimin e Plepave ne Durrës. Ndërkohë, bllokim rrugësh kombëtare në të gjithë Shqipërinë do të ketë në Tiranë tek Shqiponja, në Durrës tek Plepat, në Fier-Sheq dhe në Bradashesh-Elbasan.
Lajme të këqija për Milanin pas eliminimit në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë nga Lacio, ku skuadra e Gatuzos nuk dha asgjë në fushë. Një nga futbollistët më në formë të momentit, mbrojtësi i krahut Davide Kalabria, ka mbyllur sezonin. Ai pësoi një dëmtim në ndeshjen me Lacion, që ka rezultuar i rëndë, pasi bëhet fjalë për një frakturë, kështu që lojtari i rritur në akademinë e Milanit është i detyruar të qëndrojë jashtë fushave për dy muaj. Kalabria e nisi ndeshjen me Lacion në krahun e djathtë të mesfushës në skemën e re 3-4-2-1. Ai la fushën në minutën…
Zylfie Haklaj motra e Shkëlqim, Halil, Ylli dhe Fatmir Haklajt të vrarë në Tropojë nëpërmjet një statusi në Facebook, e ka quajtur Berishën dhe njerëzit e tij çetnike që hiqen si shpëtimtarë. Haklaj ndër të tjera ka shkruar se për 28 vite ata kanë masakruar popullin shqiptar dhe i kanë lënë fëmijët jetimë rrugëve të Europës. Statusi i Zylfie Haklaj Ata qe masakruan per 28 vite popullin shqipetarë. Tani na hiqen si shpetimtare! Deri kure do te vajtojne nënat? Deri kure do te vajtojne fëmija? Deri kure do te na vret Saiha? Para syve te gjithe botes, femije jetima rrugeve…
Tashmë ka nisur grumbullimi i qytetarëve në rrethe. Të organizuar nga opozita ata do të shkojnë drejt rrugëve lidhëse të rretheve të tyre, për t’i bllokuar ato. Fillimisht ata u mblodhen në qytetet si, Milot, Fier, Elbasan, Durrës Berat dhe Tiranë. Ndërsa kreu i PD, Lulzim Basha mësohet se do jetë në Milot, ku do të përsërisë kërkesat e opoztës. LSI ka publikuar edhe shpërndarjen e Ish-deputetëve në protestë. Kështu, ne Tirane, ne sheshin Shqiponja Petrit Vasili, Klajda Gjosha dhe Floida Kerpaci, ne Elbasan Edmond Haxhinasto, ne Milot Viktor Tushaj Perparim Spahiu dhe Agron Cela, në Fier Kejdi Mehmetaj
Presidenti Ilir Meta vlerësoi me Titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit” Gjimnazin “Petro Nini Luarasi”, me rastin e 60-vjetorit të krijimit. Gjatë një ceremonie të veçantë të zhvilluar sot paradite, Kreu i Shtetit i dorëzoi drejtoreshës së kësaj shkolle të mesme kryeqytetase, zonjës Teuta Braçaj, dekoratën e lartë: “Në shenjë mirënjohjeje me rastin e 60-vjetorit të themelimit, për veprimtarinë e çmuar arsimore, si dhe për edukimin dhe kultivimin e vlerave morale e njerëzore të brezave të rinj, duke i bërë shembull të qytetarisë në shoqëri”. Por ajo që bie në sy janë edhe nxënësit që janë ulur në bankat e…
Në ishullin e Remier në Touluse, autoritetet janë duke shkatërruar një vendbanim, i konsideruar tashmë si “lagje”, ku kishte mbi 1 mijë persona, kryesisht refugjatë. Me kërkesë të komunës së Toulusë, prefektura tha se aksioni është zhvilluar në mënyrë të qetë dhe u përfundua plotësisht. Operacioni filloi në orën 8 në “kampin” e emigrantëve, ku shumica janë nga Shqipëria, e vetëm 2 janë nga Maqedonia e Veriut, shkruan media franceze “La Depeche.fr”. Shumica e tyre janë azilkërkues, ndërsa gjysma janë fëmijë.
Pesë nga aleatët e PD që firmosën koalicionin opozitar zgjedhor dy ditë më parë, këtë të enjte takuan kreun e delegacionit të Bashkimit Evropian në vendin tonë, Luigi Soreca. Një takim i mbajtur mes Fatmir Mediut, Dashamir Shehit, Vangjel Dules, Agron Dukës, Nard Ndokës dhe kryediplomatit të BE-së, që mesa duket ka ndryshuar shumë nga qëndrimi i tyre për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, aq sa nga ish-kryeministri Sali Berisha është paralajmëruar për përplasje civile si në ’97-ën. Aleatët pas takimit thanë se kanë vendosur t’i kërkojnë presidentit Ilir Meta të ndërhyjë për zgjidhjen e kësaj krize, duke ulur…
Sapo ka përfunduar takimi i Aambasadori i BE në vendin tonë Luigi Soreca me partitë e vogla opozitare që nuk u regjistruan në zgjedhjet vendore të 30 qershorit Takimi ka nisur në orën 16:00 në zyrat e delegacionit të BE dhe ka zgjatur për një orë. Në fokus të tij ka qenë situata politike në vend. Në takim me ambasadorin morën pjesë krerët e partive LZHK, PAA, PBDNJ, PDK dhe PR. Ndërkohë pas këtij takimi Dule tha se duhet të shkulet rrënja e se keqes që ka sjell kriza politike dhe se kërkojnë nje zgjidhje sa më shpejt.
Nuk kisha fare ndërmend të merresha me ty sot, sepse jemi tërësisht të fokusuar në shpjegimin e projektit tonë të ri politik, si një ofertë që shqiptarët duhet ta kenë për të shpëtuar nga krizat dhe depresioni që i krijon Shqipërisë qeveria jote. Por ti qenke pickuar nga BINDJA DEMOKRATIKE, njësoj si shumë të tjerë, që po rrëmojnë në biografinë e saj vetëm dyditore, duke e sulmuar atë që në bark të nënës. Sigurisht, që unë nuk befasohem nga ky reagim, sepse e di mirë që ti, më shumë se kushdo tjetër në Shqipëri, je i trembur nga çdo lëkundje, që…
Të gjithë e njohin në qytetin e Burrelit lulishtarin e palodhur dhe mjaft të talentuar, Zenel Doçi. Pak ditë më parë doli në pension, edhe pse aktualisht sektori i gjelbërimit në këtë qytet mbeti pa një specialist të kësaj fushe. Në sektorë më pak të rëndësishëm janë mbajtur në punë deri 70- vjeçarë, ndërsa Doçit i plotësuan letrat në mënyrën më të shpejtë të mundshme. Ndoshta kjo ndodhi se ai nuk iu bind urdhërave të titullarëve për të marrë pjesë në protestat e opozitës dhe hakmarrja nuk erdhi vetëm për specialistin e veçantë, por edhe për lulishten e bukur “Nëna…
Përplasje të forta mes krerëve të Burgjeve. “BalkanWeb” siguron emailet zyrtare të shkëmbyera mes Drejtorit të Përgjiithshëm, Agim Ismaili dhe atij të Policisë, Bardhul Kaçori. Emailin e parë në adresë të Kaçorrit dhe drejtuesve të IEVP-ve në vend e dërgon Ismalili, i cili e mori drejtimin e institucionit pas largimit të Stefan Çipës. Në emailin që disponon BalkanWeb, ndër të tjera, Ismaili flet për takime të padokumentuara të zyrtarëve të burgut me të dënuar VIP. Këto zyrtarë ai i paralajmëron me burg. “Kam informacion që nga drejtues e funksionarë kryhen takime jo institucionale dhe të padokumentuara me të burgosur të caktuar, kryesisht VIP. Varianti…