Author: tirana

Kur i zieni vezët në të ardhmen, mos e derdhni ujin në të cilin i keni zier Arsyeja pse po ju themi mos ta bëni këtë është sepse ju mund ta përdorni atë ujë Ky ujë mund të përdoret as më pak dhe as më shumë sesa për bimët tuaja Gjegjësisht, bimët e duan kalciumin! Dhe në ujin ku keni zier vezët ka shumë kalcium. Por pse është i rëndësishëm kalciumi tek bimët Një tokë neutrale, e cila ka një vlerë të pH (fuqia e jonit në hidrogjen) midis 6.0 dhe 6.5, ofron për bimët një mjedis ideal për marrjen…

Read More

Diskutimet e fundit për rrogat e reja të policisë gjyqësore i kanë dhënë edhe një herë zë rezervave të forta, mbase edhe xhelozisë, që kanë deputetët lidhur me superpagat e sistemit të drejtësisë. Si thuajse në çdo rast kur diskutohen paga gjyqtarësh, prokurorësh, komisionerësh, asistentësh, apo strukturave mbështetëse të sistemit të drejtësisë, ka qenë ish Kryeministri Bashkim Fino ai që ka ngritur përsëri zërin kundër. Si Relatori i Buxhetit të Drejtësisë në Komisionin e Ligjeve, në fund të vitit të shkuar, Bashkim Fino, përsëriti në çdo seancë të diskutimit të shpenzimeve të institucioneve të drejtësisë se ato janë ndjeshëm më…

Read More

Sërish rrobat ishin të tepërta. Këngëtarja Enca Haxhiu ka posuar me një foto mjaft provokuese. Krejtësisht e zhveshur dhe mban para vetëm një jastëk. Këngëtares nuk i mungojnë ditët e nxehta pasi rrjetit po i vë flakën me pozat shumë  nga më të ndryshmet.

Read More

SHBA duket se po i dërgojnë një mesazh vendosmërie Rusisë pas fuqizimit të ndikimit të saj në Arktik e kryesisht në detin Mesdhe. Shteti Amerikan po tregon fleksibilitetin e ushtrisë së saj si një paralajmërim të fuqishëm ndaj Rusisë. Dy avione luftarake amerikane, me një lëvizje të rrallë së bashku me ambasadorin amerikan në Moskë , Jon Huntsman kanë shkelur brigjet e Mesdheut. Vetë Ambasadori i SHBA në Moskë, Huntsman ka treguar se shteti amerikan ka në mesdhe mbi 2000 ton municione ushtarake. Ai paralajmëron se problemet mes dy vendeve duhet të zgjidhen në mënyre diplomatike ,ose në të kundërt SHBA…

Read More

Për herë të parë në vitin 2018, eksportet bujqësore shqiptare kapën vlerën e 300 milionë dollarëve, një dyfishim në harkun kohor të pesë viteve. Një prej produkteve që ka njohur rritjen më të madhe të eksporteve është pikërisht domatja, e vendosur rishtaz në qendër të vëmendjes për cilësinë e saj. Pavarësisht disa rasteve të izoluara të keqpërdorimit me hormonet në tregun vendas, në vitin 2018 Shqipëria arriti të eksportonte plot 30 milionë dollarë domate, pothuajse eksluzivisht në vende të Bashkimit Europian. Kjo e vendos vendin tonë në vendin e 20 në botë, sa i përket eksportit të domateve dhe të parën…

Read More

Sonda “InSight” e NASA-s ka regjistruar një zhurmë në Mars, që besohet të jetë tërmeti parë i zbuluar ndonjëherë në këtë planet. “InSight” monitoroi tërmetin duke regjistruar sinjalin më 6 prill, por shkencëtarët e njoftuan vetëm tani këtë ngjarje. Ata janë të bindur se zhurma erdhi nga brendia e planetit të kuq. “Po e prisnim prej muajsh një sinjal të tillë”, tha eksperti francez Philippe Lognonne, i cili është vënë në krye të eksperimentit. Sipas tij, ishte emocionuese që më në fund ka prova se Marsi zotëron aktivitet sizmik. Planeti i kuq nuk konsiderohet gjeologjikisht aq aktiv sa Toka dhe…

Read More

Ish-deputëtët e Partisë Demokratike, Grida Duma e Ervin Salianji, kanë komentuar krijimin e partisë “Bindja Demokratike”, që ka si koordinator Astrit Patozin. “Nuk kam asnjë koment për partinë e Patozit. Është vendimi i tyre, por besoj se nuk ia vlen t’i bësh asnjë koment”, shprehet Duma për A2 CNN. Ish-deputeti Ervin Salianji thotë se lëvizja e Patozit nuk ishte surprizë. Sipas tij, jo vetëm Patozi, por edhe anëtarë të Bordit të “Bindjes Demokratike”, kanë punuar që në 2013 kundër Partisë Demokratike. “Në fakt, që prej 2013-ës, një pjesë e themeluesve të BD-së, bordi, apo çfarë quhen ata, kanë punuar kundër…

Read More

Këngëtarja e talentuar Greta Koçi e është shumë aktive në llogarinë në Instagram. Përmes “Quiz”, opsionit më të ri në Insta Story ajo na ka treguar të gjithëve fobinë e saj më të madhe. E dini cila është? Janë pikërisht minjtë dhe duhet thënë që një pjesë e mirë prej nesh i ka fobi gjithashtu.

Read More

Këngatarja Aurela Gaçe njihet për stilin e saj të veçantë në të veshur më daktë vishet si i pëlqen. Por guximi i saj i është dukur i tepërt disa ndjekësve në kombinimin më të fundit. “Dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë”, shkruan një prej tyre; “Sinqerisht mendimi i parë që më erdhi ndërmend ishte që po shikoja një foto me një person të pastrehë. Thjesht nuk është për ty e dashur.”, vazhdon një tjetër. Por edhe Aurela nuk I ka lënë pa përgjigje: “Bobbo bbobo rrofsh. Herë tjetër do të ta marr dorën, mirë? Rrofsh”, ka thënë këngëtarja me…

Read More

Kryetarja e grupit parlamentar Rudina Hajdari një ditë pas përfundimit të afatit për regjistrimin në zgjedhjet lokale të 30 qershorit i bën thirrje qeverisë të ulet në dialog me opozitën. Ajo thotë se ata që duan të ardhmen e Shqipërisë duhet të gjejnë zgjidhjen e shumë pritur duke bërë fajtor qeverinë për situatën e krijuar nga uria e saj për pushtet. “Marrëveshja ndërmjet partive politike të opozitës për mospjesëmarrje në zgjedhjet lokale, e shikoj si një fatalitet politik. Nga ana tjetër, indiferencën e qeverisë për situatën e krijuar dhe uria absolute e saj për të gllabëruar çdo ditë pushtet, nuk përbën…

Read More

Aktorja e famshme, sot 54 vjec, Monica Bellucci, e konsideruar një prej femrave më të bukura të botës, nuk është përpjekur ta ndalojë kohën me ndërhyrje estetike. Ajo preferon natyrshmërinë, edhe kur vjen fjala tek plakja. Për këtë arsye, vajzave Deva dhe Leonie, përpiqet tu mësojë sensin e vërtetë të bukurisë: “ Dëshiroj që ato të mësojnë të ndihen mirë me veten, ta respektojnë veten, ta përdorin teknologjinë dhe të gjithë mjetet e tjera ne dispozicionin e tyre për tu rritur më mirë, por dua që ta dijnë se bukuria mund të ndihmojë, megjithatë, ajo e vërteta është gjendje shpirtërore.…

Read More

Të konsideruar dy ish-kundërshtarë të fortë politikë, të betuar për të mos lidhur aleancë me njëri-tjetrin, tashmë Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi janë së bashku në një koalicion zgjedhor, që në fakt, në kundërshti të fortë me emrin e tij “zgjedhor”, është për të mos lejuar mbajtjen e zgjedhjeve, përsakohë sipas tyre, kryeministër do të jetë Edi Rama. Një lidhje e veçantë është edhe mes kryetares së partisë Lëvizja Socialiste për Integrim, dhe bashkëshortes së liderit demokrat Lulzim Basha, Aurelës. Të dyja janë filmuar teksa kanë konsumuar një kafe të gjatë me njëra-tjetrën. Nuk dihet se çfarë është biseduar mes…

Read More