Futbollisti i talentuar turk, Huseyin Turkmen është përfshirë në një aksident automobilistik. Lajmi ka tronditur futbollin turk ndërsa gjatë aksidentit talenti 21-vjeçar ishte nën shoqërinë e të fejuarës së tij e cila ka pësuar thyerje në shtyllën kurrizore. Mediat vendase raportojnë se futbollisti shpëtoi me disa plagë të vogla, ndërsa aksidenti ndodhi në provincën Ordu, ku u përplas me një tjetër mjet që vinte nga drejtimi i kundërt. Huseyin Turkmen aktivizohet si mbrojtës me Trabzonspor, një prej skuadrave kryesore të kampionatit turk, si dhe me të rinjtë e Kombëtares Turke. Policia po heton për shkaqet e aksidentit.
Author: tirana
Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein, ka komentuar vendimin e shumicës në Parlamentin Holandez për të rekomanduar pezullimin e vizave për shqiptarët. I pyetur nga gazeta “TemA”, eurodeputeti gjerman gjykon se kjo është lëvizje e motivuar politikisht para zgjedhjeve në Parlamentin Europian dhe e mbështetur nga disa politikanë shqiptarë. “Unë mendoj se kjo është një lëvizje e motivuar politikisht nga parlamenti holandez përpara zgjedhjeve të Parlamentit Europian në maj. Unë supozoj se mbështetet gjithashtu edhe nga disa politikanë shqiptarë. Unë nuk shoh absolutisht asnjë rrezik që liberalizimi i vizave mund të pezullohet për qytetarët shqiptarë. Jam i befasuar…
Deputeti i AAK-së në Kosovë, Bekë Berisha thotë se e nis ditën duke pirë minimalisht 10 kafe espresso. Gjatë një interviste për një televizion në Kosovë, ai tha se gjatë gjithë ditës konsumon rreth 50 kafe, por pak kush e besoi. Ndërsa së fundmi në internet është përhapur edhe një video që e provon këtë gjë. Megjithëse shumë qytetarë pyesin se si i përballon shpenzimet, pasi i duhen rreth 50 euro vetëm për kafe, Bekë Berisha vijon rutinën, siç duket edhe në këtë video teksa i “hedh poshtë” një e nga një 10 filxhanët e kafesë.
Partia Socialiste ka mbledhur pasditen e sotme Kryesinë e saj. Pak para fillimit të kësaj mbledhje, kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj rikonfirmoi vullnetin e forcës që ai përfaqëson për të marrë pjesë në zgjedhje, pavarësisht se opoitz anga ana tjetër ka deklaruar se nuk do të jetë pjesë nëse kryeministër vijon të jetë Edi Raama. “Ne do të marrim pjesë në zgjedhje pasi nuk mund të zgjedhim kundërshtarin tonë. Koalicioni i opozitës për të penguar zgjedhjet e 30 qershorit është qesharak”, tha Veliaj.
Adrola Dushi është një nga personazhet më të komentuar të shoëbiz-it shqiptar, megjithatë prej vitesh ajo jeton midis Shqipërisë dhe Amerikës, pasi vazhdon dhe karrierën e saj si modele atje. Së fundmi, Adrola është angazhuar në shumë projekte në vendin tonë, megjithatë duket se Amerika po i jep asaj më shumë mundësi për të ecur përpara. Burime për ‘Revistawho.Com’ kanë zbuluar se Adrola ka nënshkruar kontratë me një nga kompanitë më prestigjoze të modelingut në Amerikë. ‘Ëilhelmina Models’ u krijua në vitin 1967 nga modelja gjermane Ëilhelmina Cooper dhe bashkëshorti i saj Bruce Cooper. Aktualisht ajo është një nga kompanitë…
Bordurat për parandalimin e shpejtësisë në rrugë ose siç thirrën rëndom “policët e shtrirë” janë ndër më të urryerat nga shoferët jo vetëm për shkak se detyrohen të ndryshojnë marsh apo ulin gazin, por edhe se shkaktojnë dëme në amortizator apo gomina. Në lidhje me këtë, Britania e Madhe pritet të ndërmarrë një reformë të madhe për heqjen e tyre me arsyetimin se janë shkak për ndotje të ajrit. Ky vendim është një revolucion në një vend kur pengesa të tilla janë në një numër të madh dhe deri më tani janë parë si parandalimi më i mirë për të…
Fatmirësisht, ngërçi që pësoi Instagram-i pak ditë më parë, jo vetëm që nuk rezultoi problematik për më vonë, por e riktheu aplikacionin me opsione të reja. Para pak kohësh, opsioni “save” na ndihmonte për të futur në “sirtarin” e profilit tonë gjithçka na pëlqente, pa qenë nevoja për kërkim pas kërkimi, por prisni. Ka akoma!Me qëllim zgjerimin e platformës së saj, përdoruesit e Instagram-it tani do të mund të blejnë direkt nga aplikacioni! Pjesa më e rrezikshme? E sigurt që do të shpenzoni më shumë para nga ç’kishit llogaritur.Kur para syve na shfaqet krejt rastësisht çanta, a fustani i jetës,…
Lori Hoxha e numëron një numër të lartë ndjekësish në Instagram. Lori këto kohët e fundit na ka befasuar me postimet në llogarinë e saj, veçanërisht sot. Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet shumë provokuese, siç mund ta shikoni edhe më poshtë, dhe na ra në sy komenti i Armina Mevlanit, e cila i shkruan: “Kurrë nuk të kam parë kaq sexy!”
Sigmund Frojd, ‘babai’ i psikanalizës, kishte thënë se ëndrrat i pasqyrojnë dëshirat tona në botën reale. Sidoqoftë, tjerët thonë se thjesht janë storje të rëndomta të cilat i kemi dëgjuar ose memorie që i rikujtojmë. E vërteta është diku mes këtyre dyjave, dhe asnjëherë nuk mund ta parashikoni të ardhmen tuaj përmes leximit të ëndrrave, megjithatë mund t’i zbuloni disa gjëra të caktuara. Pra, çfarë kuptimi kanë ëndrrat më të zakonshme që njerëzit i shohin? Ëndrrat për një anëtar të familjes Sipas ‘Dreamhawk’, ëndrrat për familjen të bëjnë shumë me atë që jeni thellë brenda jush. Disa thonë se nëse…
Beratasi Klodian Lekoçaj është cilësuar nga mediat dhe policia greke si bosi shqiptar në burgjet greke për shkak se emri i tij lidhet me një seri vrasjesh dhe aktivitetesh të tjera të paligjshme në shtetin grek. Lekoçaj lidhet me vrasjen e avokatit të njohur grek Mihalis Zafiropulos si edhe me therjen e Arbër Bakos në burgun e Koridalos disa javë më parë. Grekët dyshojnë se ai ka gisht edhe në vrasjen e disa shqiptarëve të tjerë. Gazetari Shpëtim Zinxhiria shkruan në Facebook se Lekoçaj është shtruar urgjent në spital pas problemeve të menjëhershme shëndetësore. Nuk dihet problemi shëndetësor që ka…
Një 35-vjeçar i quajtur Lee Hogben është burgosur për 12 vite, pasi akuzohet për abuzim seksual ndaj një prostitute. Sipas Daily Mail, 35-vjeçari nga qyteti Bournemouth në Angli, kishte hequr prezervativin gjatë marrëdhënies seksuale me një prostitutë. Kështu vajza 20-vjeçare shkoi në polici dhe e denoncoi. Sot ajo ka gjetur drejtësi, pasi 35-vjeçari u burgos për 12 vite. Gjykata e çmoi këtë situatë si një përdhunim me pretendimin se 20-vjeçarja mund të ngelte shtatëzenë ose të merrte ndonjë sëmundje. Tani 35-vjeçarit do i duhet të kalojë një kohë të gjatë në burg për një gabim trashanik…
Ditët e fundit ka shpërthyer një debat mes Agron Tufës, Drejtor i Institutit të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit dhe disa personazheve të njohur publikë për çështjen e historisë së Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Tufa tha sot ne Top Channel se ai dhe familja e tij ndihen të kërcënuar. Madje ai shprehet se ka lënë një dëshmi se nëse i ndodh diçka, dihet se kush janë autorët e sulmit. “Kam të bëjë me segmente shume të rrezikshme fanatike të enverizmit, të ish-armës së sigurimit të shteti dhe drejtësisë së dhunshme komuniste dhe njerëzve të veshur me imunitet. Që ndihem i…