Author: tirana

Zbulohet identiteti i femrës së vetme që mori pjesë në e grabitjen e 9 Prillit në pistën e Rinasit. Ajo është E.Bici, kjo që shihni në foto. Ka qenë punonjëse e Policisë së Shtetit në vitin 2015. Është shkëputur nga policia me dëshirën e saj. 31-vjeçarja, sipas burimeve nga Prokuroria për Krimet e Rënda, ka pasur rol të rëndësishëm në grabitje. Ajo dyshohet se është personi që ka bërë lëvizjen e parave nga makina më të cilën u larguan grabitësit për në një vend tjetër. Shuma e parave, sipas hetuesve, besohet se është ende në zonën e Niklës. Ish-policja besohet gjithashtu…

Read More

Ditën e sotme, Rea Xhillari ka paditur në gjykatë 8 portale të tjera, pas artikujve të publikuar prej tyre, ku shkruhej se vajza e Linda Rames ishte në një lidhje bashkëjetese me Ministrin në Detyrë për Europën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj. Më poshtë, Shqiptarja.com ju sjell te plote arsyetimin e Rea Xhillarit dorëzuar në Gjykatë. Arsyetimi i plotë i Rea Xhillarit: Jam detyruar të vë në lëvizje gjykatën për të ushtruar kontrollin gjyqësor, mbi një shpifje të sajuar e të orkestruar ndaj meje, nga portale e individë për të cilët mësova se në gjuhën ligjore quhen “të paditurit…

Read More

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama, se projektligji i Korporatës së Investimeve që pritet të miratohet, e bën atë pronar de facto të çdo pasurie publike të paluajtshme në vend. Në një deklaratë për shtyp, Tabaku tha se, Rama, pa i dhënë llogari askujt, mund ta përdorë për të shpërndarë pronat publike tek të njëjtët oligarkë apo tek persona të paidentifikuar. Jorida Tabaku shtoi më tej se projektligji shmang çdo përgjegjësi për dështimin e investimeve të Korporatës, ndërsa theksoi se me lejen e Edi Ramës, prona publike i kalon menjëherë bankës, duke realizuar tjetërsimin e…

Read More

Ish ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani, është dënuar me 2 vjet e gjashtë muaj burg, së bashku me ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj Ministrie, Gani Shabani, i cili u dënua me 2 vjet burg, pasi janë gjetur fajtorë për keqpërdorim të detyrës zyrtare në rastin e njohur si ‘Stentat’. Ish ministri Ferid Agani dhe ish sekretari i përgjithshëm i Ministrisë, Gani Shabani, akuzoheshin në këtë rast për keqpërdorim të pozitës zyrtare. Të akuzuar për ketë rast janë mbi 50 persona, por me qëllim të optimizimit të procedurës ishte veçuar procedura ndaj ish ministrit dhe ish sekretarit të Ministrisë së Shëndetësisë.…

Read More

Shteti shqiptar po punon për të tërhequr dhe riatdhesuar familjarët e luftëtarëve të ISIS në kampet e Irakut dhe Sirisë. Institucionet shqiptare prej muajsh po koordinohen mes tyre për të tërhequr nga kampet si ai i “Al Holit” gratë dhe fëmijët e shqiptarëve të Shqipërisë, të cilët luftuan nën flamurin e zi të ISIS. I pyetur nga News24, Agron Sojati koordinatori kombëtar i qendrës kundra ekstremizmit të dhunshëm thotë që qeveria po punon me seriozitet dhe përgjegjshmëri në bashkëpunim edhe me partnerët për ti kthyer qytetarët nga zonat e konfliktit. “Shqipëria merr të gjitha përgjegjësitë juridike, politikë, ekonomike dhe sociale,…

Read More

Oltian Veseli, i arrestuar tri ditë më parë në Krujë, dyshohet të jetë një nga personat që u futën me furgon në pistën e Aeroportit të Rinasit, duke realizuar grabitjen në ngjarjen e 9 prillit. Sipas burimeve nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, 38-vjeçari Veseli dyshohet të jetë personi në krah të Admir Muratajt, i veshur me uniformë ushtarake dhe që mban në dorë një automatik, me të cilin ka kërcënuar punonjësit e sigurisë. Policia nga ana tjetër njoftoi dje se është arrestuar edhe një tjetër person i dyshuar për ngjarjen. Elton Pikli, 32 vjeç, edhe ai nga Kruja, u…

Read More

“Bledar Ibrahimi ishte një djalë i ri vetëm njëzet vjeç që erdhi nga Shqipëria dhe përfundoi pothuajse rastësisht në Pozzo d’Adda, një qytet me gjashtë mijë banorë në kufi me krahinën e Bergamas”. Kështu e nis shkimin e saj prestigjiozja italiane “Corriere Della Sera” e cila ka publikuar detaje mbi jetën e 28-vjeçarit Bledar Ibrahimi, i arrestuar një ditë më parë në Elbasan dhe i dëbuar nga Italia në 3 mars të 2016 me akuzën e përkrahjes së propagandës terroriste të Shtetit Islamik ISIS. Në artikull tregohet se si arriti Bledar Ibrahimi të vendoste kontakte me luftëtarët e ISIS në…

Read More

Dashi Gjatë kësaj të enjteje mund të ndiheni nën presion. Është një periudhë e cila do ju bëjë që të ndiheni të tensionuar për shkak të ngarkesës së gjërave me të cilat do të përballeni. Kjo është një periudhë gjatë së cilës nuk do të mungojnë mundësitë. Lidhjet sentimentale dhe miqësitë do të jenë në plan të parë. Demi Nëse po prisni me padurim një përgjigje në punë, brenda fundit të muajit, do e merrni. Çiftet e konsoliduara do të jenë me shumë fat. Do të jetë një periudhë e rëndësishme edhe për të kuptuar nëse duhet ta zyrtarizoni lidhjen…

Read More

Nëse ju jeni një i dashuruar pas udhëtimit ka lindur një mundësi që të mos e  humbisni: Finlanda ofron udhëtime falas për të mësuar që të jeni të lumtur! Ky është një konkurs i vërtetë i menduar nga vendi skandinav që ofron tetë vendqëndrime falas në Finlandë për të mësuar se si të jetosh jetën në qetësi. Disa studime kanë treguar se Finlanda është vendi me indeksin më të lartë të lumturisë, prandaj pse të mos mësojmë prej tyre se si të jetojnmë në qetësi shpirtërore? Bëhet fjalë për vende falas, ku fituesit do të jenë në gjendje të shohin…

Read More

Kjo një dietë ndihmon për të rënë në peshë por edhe për t’u pastruar dhe ndihmuar organizmin të rigjejë vitaminat dhe kripërat minerale të cilat jo gjithmonë ne i gjejmë në ushqimin tonë të përditshëm. Rënia në peshë është e garantuar, por mbi të gjitha trupi do të fitojë freski dhe do të pastrohet nga toksinat e akumuluara. Në këtë javë nuk përdoret mishi i kuq dhe ushqimet e rënduara me yndyrna. Të domosdoshme në sallatë janë lëngu i limonit dhe vaji i ullirit. E hënë Mëngjes-një frut, çaj mali, dy biskota pa shumë sheqer Drekë-sallatë jeshile me një lugë…

Read More

Votimi i Parlamentit holandez për t’i bërë thirrje BEsë që t’u heqë shqiptarëve të drejtën e udhëtimit pa viza, u shoqërua shumë në shtypin tonë me togfjalëshin “alarmi holandez”. “Alarm” është një term me ngarkesë shumë të fortë emocionale, që mendoj se duhet të racionalizohet, t’i kapet përmbajtja, në mënyrë që të mos ndodhë, siç më duket se po ndodh pas burive të para, që ai të shuhet sikur të ishte një flakë kashte apo sikur të ishte një alarm fals. Prandaj, gjykoj se duhet të përpiqemi të ndalemi e të reflektojmë thellë për këtë alarm që na erdhi nga…

Read More

Shpesh pyesim veten se si, teste të tilla psikologjike, horoskopi, etj, mund të koinçidojnë me realitetin! Preferencat tona influencojnë tek fati, sjellja dhe karakteri i një personi. Testi i sotshëm ka të bëjë pikërisht me këtë. Zgjidh një nga zemrat në figurë dhe mund të zbulosh një surprizë interesante për ty: Nëse zgjodhe zemrën n.1: Mbase nuk e thua me zë të lartë, por ke dëshirën për një lidhje të re dhe të pastër. Ke dëshirë të dashurohesh. Ki besim tek vetja dhe në lidhjet që krijon. Nëse zgjodhe zemrën n.2: Shpejt do kesh një histori shumë të bukur dashurie,…

Read More