Të tjera lëvizje tërmeti janë ndjerë në Shqipëri. Tirananews.al mëson se pasditen e sotme ka rënë një tërmet me magnitude 3,3 rihter, thellësi 25 km, në juglindje të fshatit Kuraten, Durrës. Ndërkaq, lëkundje të forta tërmeti janë ndjerë mesditën e sotme në Tiranë dhe në zonat përreth. Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Europiane tërmeti ka qenë me magnitudë 3.8 ballë. Mësohet se epiqendra e tërmetit ka qenë 30 km nga Tirana ndërsa është regjistruar në orën 10:58.
Author: tirana
Gazetari Edmond Arizaj ka shpërthyer keq ndaj aleancës më të fundit mes partisë PDIU të Shpëtim Idrizit dhe partisë PBDNJ të Vangjel Dules. Si Idrizi dhe Dule janë rreshtuar krah Lulzim Bashës ditën e sotme, teksa PD firmosi krijimin e koalicionit opozitar së bashku me 11 parti të tjera, mes tyre dhe PDIU e PBDNJ.Arizaj shkruan se kreu i PDIU Shpëtim Idrizi u detyrohet një shpjegim gjithë çamëve për futjen në një koalicion me Vangjel Dulen, pasi dhe interesat e dy partive janë krejt të kundërta.’Nese do te kishte nje shkalle te ndyresise politike, ne majen e saj do te…
Faqet e internetit që mundësojnë gjetjen e prejardhjes, duhet të ndalohen sepse mendohet që donatorët e shumtë të spermës mund të kontaktohen nga fëmijët, kundër vullnetit të tyre. Shumë burra në Britani kanë dhuruar spermatozoidet në mënyrë anonime, që prej vitit 2005 dhe tani rrezikohen të zbulohet identiteti i tyre, për shkak se persona të ndryshëm kërkojnë rrënjët e familjes. Sipas Guido Pennings, një biolog nga universiteti Ghent në Belgjike, kjo gjë përbën shkelje të privatësisë së donatorëve, edhe pse disa prej tyre kanë qenë të gatshëm të takohen me fëmijët. “Kjo është gjë tepër e gabuar sepse donatorëve i…
Përbërësit: 1 pako me biskota petit beure të thjeshta, 1 pako me biskota petit beure me kakao, 1 litër qumësht, 2 lugë gjelle miell gruri, 3 lugë gjelle niseshte, 1 gotë të uji sheqer, 1 pako sheqer vanilje, 1 lëvore portokalli të grirë në rende. Për lyerje: 1 gotë qumësht, 1 çokollatë kuzhine (çokollatë e zezë), 1 çokollatë milka ose çfarë të doni. Përgatitja: Fillimisht në një enë kuzhine (tenxhere) shtojmë 1 litër qumësht dhe e vendosim në zjarr, më pas tek qumështi shtojmë 2 lugë gjelle miell gruri, 3 lugë gjelle niseshte, 1 gotë të ujit sheqer dhe e…
Ardhja e bebit tuaj në jetë ka ndryshuar shumë gjëra tek ju dhe një nga ndryshimet më të mëdha i ka ndodhur edhe trupit tuaj. Mund të jetë shumë irrituese të zbulosh se edhe pas lindjes barku juaj nuk është ende në formën e tij të mëparshme. Por duke marrë parasysh se barkut tuaj iu deshën 9 muaj për të marrë formën e nevojshme në mënyrë që të krijonte një “ambient” të rehatshëm për bebin tuaj, do t’i duhet po e njëjta kohë për tu kthyer në gjendjen e mëparshme. Ndaj ne kemi përgatitur një listë me 5 këshilla që…
Agjente, biznesmenë, media, gaz dhe kisha. “Instituti i Varshavës” sjell një raport të detajuar se si e kontrollon inteligjenca ruse Ballkanin Perëndimor dhe ndërhyrja e Moskës në Kosovë dhe Shqipëri, qëllimet dhe zgjerimin e Rusisë në Ballkanin Perëndimor. Përveç ish-republikave sovjetike, Ballkani Perëndimor mbetet rajoni i fundit i rëndësishëm i Europës që ende nuk është integruar plotësisht me strukturat e BE-së dhe NATO-s. Moska sheh vendndodhjen gjeografike të Ballkanit Perëndimor, si udhëkryqin mes saj dhe një Europe të bashkuar, si dhe pasurinë e saj kryesore. Kjo është arsyeja pse Moska i kushton rëndësi të veçantë situatës në Serbi, Bosnje dhe…
Tanku është arma më e fuqishme e këmbësorisë të paktën që prej Luftës së Dytë Botërore. Megjithatë, ka prej atyre që këtë armë s’kanë ndërmend ta përdorin për luftë por për eksperimente. Grupi i njohur i youtubersave, “FullMag” ka testuar se si do të reagonte një fuoristradë Land Rover ndaj predhës së një tanku. Ata e testuan dhe në videon e mësipërme mund të ndiqni rezultatet. Eh, nuk janë edhe aq shpresë dhënëse.
Mungesa e vitaminës D është një problem shumë i zakonshëm sot. Shumë njerëz nuk e kuptojnë se duhet të hanë më shumë ushqime që përmbajnë vitaminë D. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm nëse dieta juaj ju ofron vitaminë D ose jo, atëherë nuk jeni duke ngrënë mjaftueshëm ushqime të tilla. Sëmundjet kronike shpesh shoqërohen me mungesë të vitaminës D. Mos e vendosni veten në rrezik, por bëni ndryshimet e thjeshta në ushqimin tuaj sot. A mjafton ushqimi për të siguruar mjaftueshëm vitamin D? Nëse vuani nga ndonjë nga problemet e mëposhtme, duhet të merrni në konsideratë konsumimin e më shumë…
Një doktor vrau, ndau në copa dhe gatoi pjesë të trupit të një vajze me të cilën kishte dalë në takim, pasi mësoi se ajo kishte qenë mashkull në të kaluarën. Ngjarja ndodhi në Kursk të Rusisë. Mikhail Tikhonov vrau Nina Surgutskaya në apartamentin e Ninës, pasi kishin dalë për herë të parë së bashku. Çifti ishte gati për të bërë seks kur doktori e kuptoi që partnerja e tij kishte kryer operacionin për ndryshimin e gjinisë dhe e mbyti me duar. Doktori 27-vjeçar e pranoi krimin dhe mund të dënohet me 20 vite burg. Mikhail e ndau trupin e…
Policia e Shtetit ka vënë në pranga personin e pestë të dyshuar të grabitjes në aeroportin e Rinasit. Ai është Elton Pikli, 32 vjeç nga Kruja, ndërsa Policia e Shtetit dha një informacion zyrtar për arrestimin e tij. Ndërkohë është zbuluar edhe imazhi i 32-vjeçarit, por nuk dihet ende roli i tij në grabitjen e 9 prillit. Foto publikohet nga tirananews.al Ngjarja ndodhi si sot dy javë më parë në aeroportin Kombëtar e me sa duket me kalimin e ditëve, policia po ngushton edhe rrethin pasi brenda dy ditësh janë arrestuar 5 persona. Pikli, është arrestuar teksa tentonte të largohej…
Një fotograf ka realizuar disa foto të vajzave që nuk heqin qimet e sqetullave. Qëllimi i këtij seti të pazakontë fotografik është që të tregojë se qimet janë diçka e bukur. Fotografi Ben Hopper arriti të mblidhte dhjetëra modele, aktore dhe vajza të thjeshta që pranuan të pozonin të padepiluara në studion e tij për projektin e titulluar “Bukuri Natyrale”.
Në Serie A dilema më e madhe mbetet skuadra që do të kualifikohet në Champions League. Për momentin, Juventusi është shpallur kampion, Napoli i dyti ka 67 pikë, Interi i treti ka 61 pikë dhe vendi i katërt dhe i pestë ndahet nga Milani dhe Atalanta me pikë të barabarta, 56, por aty është edhe Roma, e gjashta me 55 pikë. Nga kampionati italian kualifikohen katër ekipe në Champions, ndaj pritet një garë e fortë deri në fund. Por, si do të veprohet nëse dy ekipe përfundojnë me pikë të barabarta? Rregullorja e Serie A parashikon se në rast barazimi…