Author: tirana

Violinisti i njohur shqiptar Olen Çezari dhe grupi i tij “International Clandestine Orchestra” ndezën mbrëmjen e sotme Pallatin e Kongreseve.Në këtë aktivitet të rëndësishëm kulturor në kryeqytet, nuk kishin si të mungonin edhe figurat e njohura politike dhe jo vetëm. Në disa foto të realizuara në koncert, shihen pranë njëri-tjetrit kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj dhe Presidenti Ilir Meta. Duket se ata kanë lënë mënjanë mëritë politike, për të shijuar muzikë të mirë dhe spektakël që vetëm një violinist si Olen Çezari di ta dhurojë. Ai do të performojë edhe nesër në Pallatin e Kongreseve, për të tejkaluar suksesin e…

Read More

“Fiks Fare” zbuloi se fermerët përdorin stimulantë dhe hormone në rritjen dhe pjekjen e fruta-perimeve. Në një vëzhgim në Kuçovë dhe Berat, “hambarin” e fruta-perimeve në Shqipëri, gazetarët e “Fiksit” zbuluan se domateve dhe kastravecëve iu hidheshin hormone për t’i nxjerrë sa më parë në treg, shkruan Top Channel. Madje, fermerët vijonin t’i lyenin për skuqje nga jashtë. Ndërkohë bima e shalqirit, me anë të hormoneve skuqet për 10 orë. Për të dyja këto produkte, gazetarët e “Fiksit” shkuan drejtpërdrejt te fermerët, duke u bërë një pyetje të thjeshtë: A i konsumojnë vetë? Përgjigjja e tyre ishte: Jo!

Read More

“Nuk do të ketë zgjedhje farsë pa u ndëshkuar krimi elektoral dhe pa u vënë përpara përgjegjësisë Rama dhe bashkëpunëtorët e tij Dako dhe Gjiknuri”, ka deklaruar Lulzim Basha menjëherë pas nënshkrimit të marrëveshjes me aleatët për zgjedhjet e ardhshme. I menjëhershëm ka qenë reagimi i kryeministrit, i cili e ka quajtur këtë vendim të opozitës një tjetër vetëvrasje politike duke deklaruar se zgjedhjet as ndalen as shtyhen. Nga ana tjetër, po sot, kryetari i prezencës së OSBE-së, Bernd Borschart, i pyetur nga gazetarët u shpreh se zgjidhja duhet gjetur brenda vendit. Sa për shtyrjen e zgjedhjeve, data është, shtyrja…

Read More

Bruce Friedrich ka qenë vegjetarian për 30 vite, por së fundi ka nisur të provojë përsëri shijen e mishit. Kjo, jo sepse ka hequr dorë nga bindja e tij, por për shkak të hamburgerave me mish artificial, krijuar në laborator nga qeliza të nxjerra prej kafshëve. Friedrich e rrëfeu vet eksperiencën e veçantë gjatë konferencës së teknologjisë dhe dizajnit, mbajtur në Vankuver të Kanadasë, ku ishte e pranishme dhe firma “Beyond Meat”, e cila u krijoi delegatëve mundësinë që ta provojnë edhe ata mishin e rrallë. Friedrich foli në takim për mënyrën sesi mishi i rritur në laborator mund të…

Read More

Analisti Mark Marku i ftuar në emisionin Provokacija në ABC News u shpreh se posti për Sandër Lleshajn ka qenë një kurth shumë i madh, pas largimit të Fatmir Xhafajt nga Ministria e Brendshme. Marku u shpreh se Xhafaj u hoq me pretekstin e të vëllait, por shkak kanë qenë paralajmërimet për arrestimin e disa personave të fuqishëm, përfshirë dhe kryebashkiakun e Durrësit, Vangjush Dako. “Kam pas një lloj shqetësimi prej miku se ky post do jetë një kurth shumë i madh. Sepse pavarësisht problemeve të vëllait të Xhafajt, ai u hoq pasi paralajmëroi arrestimin e disa figurave të rëndësishme…

Read More

“Kisha frikë sepse më vendosën në të njëjtin sektor dhe në të njëjtën dhomë ku ishin M. dhe K. (emrat e drejtuesve të “Mafias së burgut” të Koridhalos). Nuk i njihja, por kur policia më kërkoi që t’i përshkruaja u tregova fotot e tyre. Isha në të njëjtën dhomë me ta dhe kisha frikë në çfarë do të përfshihesha”. Ky është një fragment nga dëshmia e Bardhyl Tushës 34 vjeç (ose Bandiol Tusha identiteti i ndryshuar), i cili kishte dhënë për hetuesit grekë lidhur me ekzekutimin e avokatit Zafeiropoulos në Tetor 2017 para se të vritej në qeli më 27 Janar…

Read More

Pak ditë më parë, të gjithë ‘u tronditën’ nga lajmi se Adele, kishte vendosur të divorcohej nga bashkëshorti i saj prej 3 vitesh. Përfaqësuesit e saj u shprehën se çifti kërkonte një privatësi të plotë dhe pavarësisht ndarjes, kishin vendosur se djalin e tyre do ta rrisnin së bashku. Burime për ‘People’ dhe ‘E!News’ kanë zbuluar se arsyeja e ndarjes, është pak a shumë njëjtë me atë të Lady Gaga-s. Sipas tyre, axhenda e këngëtares sa vinte dhe po shtohej, gjë që ndikoi në lidhjen e tyre. “Ato kishin shumë të përbashkëta, por sa kalonin kohët, ajo po bëhej një…

Read More

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj duke reaguar për arrestimin e personit të pestë për grabitjen në Rinas, vlerëson punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë! Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, në Twitter: “Goditja ndaj grupit të grabitësve në Rinas vazhdon. I pesti u mbyll prapa hekurave, duke e shtrënguar darën afër maksimumit. Respekt për punën e Policisë së Shtetit dhe të Prokurorisë!” Gjatë ditës së sotme (23 prill), u arrestua personi i pestë në lidhje me grabitjen e 9 prillit në Rinas. Në prangat e policisë ka rënë 32-vjeçari i identifikuar si Elton Pikli nga Kruja. Sipas policisë, ai…

Read More

Gazetarja e njohur Aulona Minga ka qenë e ftuar pasditen e sotme në emisionin ‘Rudina’. Gjatë bisedës në stusio, Aulona foli për eksperiencën e saj shumëvjeçare në ekran. Ndër të tjera, e pyetur nëse kujton ndonjë moment të vështirë gjatë intervistave të saj, gazetarja u përgjigj duke thënë se njerëzit e ekranit jo gjithnjë janë interesantë. Siç tregon ajo, nganjëherë janë kapriçozë dhe nuk jepen lehtë. ‘Ajo që kam kuptuar unë është që jo detyrimisht njerëzit që merren me televizion, art, njerëzit e ekranit jo detyrimisht janë interesantë. Nganjëherë janë edhe më kapriçozë, është e vështirë dhe nuk jepen lehtë…

Read More

Gazetari investigativ, Artan Hoxha, thotë se policia ka dyshime që pjesë e grupit dhe bashkëpunëtorëve të grabitësve të miliona eurove në aeroportin e Rinasit, të jetë edhe Taulant (Roland) Luli. 33-vjeçari është pjesë e grupit të shqiptarëve që në 22 mars 2013 u arratisën nga burgu i Trikallasë në Greqi, pjesë e të cilit ishin edhe Admir Murataj, i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë pas grabitjes në Rinas më 9 prill 2019. Po ashtu, të arratisur nga drejtësia greke ishin edhe Ilir Kupa dhe Klement Çala, ku i fundit në kërkim nga policia, si i dyshuar për grabitjen…

Read More

Nga Kreshnik Spahiu Ishte 1 Prill 2013 kur Sali Berisha i xhindosur që LSI dhe partia greke PBDNj hyn në koalicion me Edi Ramën duke u larguar nga Qeveria Berisha 4, pasi de fakto ka drejtuar 4 legjislatura. Berisha i “tradhëtuar” u shfaq në media, por nuk vonoj pa gjetur nofkën dhe i etiketoi: “Aleanca Qelbësirave”. Në fakt mijëra demokrat i dhanë të drejte, sepse e konsideronin të prerë në besë. Fundja Sali Berisha kishte vrarë 4 njerëz në bulevard për Ilir Metën. Për korrektësi, 21 Janari i organizua si rebelim kundër zv/kryeministrit Ilir Meta që u filmua nga Ministri…

Read More

Ylli portugez Cristiano Ronaldo është përfolur shumë në media për jetën personale. Futbollisti u komentuar shumë për akuzat e përdhunimit të modeles 35 vjeçares Kathryn Mayorga. Por ky skandal nuk i ndalon femrat të jenë tifoze të zjarrta dhe ta adhurojnë për format trupore, të cilat Ronaldo i ekspozon herë pas here. Ylli portugez ka publikuar pak momente më parë një foto pa bluzë, ku shihet se sapo ka dalë nga deti. Kjo foto e futbollistit duket se është pëlqyer shumë nga femrat, të cilat me siguri janë ‘tërbuar’ nga kjo foto.

Read More