Author: tirana

Astrit Patozi zbuloi në emisionin Top Talk me gazetarin Denis Dyrnjaja se cilat janë pritshmëritë e tij në lidhje me zgjedhjet e 30 qershorit, zgjedhje në të cilat Bindja Demokratike u regjistrua në Gjykatën e Tiranës dhe në KQZ. “Presim që të marrin pjesë të gjitha partitë politike. Për ne, ka më shumë rëndësi cilësia e zgjedhjeve sesa rezultati”, theksoi Patozi.

Read More

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka regjistruar sot Partinë “LIBRA” të ish-deputetit, Ben Blushi. Por edhe pse Blushi ka dhënë dorëheqjen nga ky subjekt politik, sërish KQZ e ka regjistruar Listën e Barabartë si parti që do të garojë në zgjedhjet e 30 qershorit, me kryetar Ben Blushin. “Partia Lista e Barabartë, me shkronja nistore “LIBRA”, nëpërmjet përfaqësueses të posaçme, znj.Matilda Beqiri, e autorizuar nga Kryetari z. Ben Blushi, ka paraqitur pranë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve kërkesën dhe dokumentacionin përkatës për t’u regjistruar si subjekt zgjedhor për zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore që do të zhvillohen më datë 30 qershor…

Read More

Dashi Kjo e mërkurë do të jetë disi e vështirë në raport me ditët e kaluara. Nëse diçka nuk ka shkuar siç donit, atëherë duhet vetëm që të përmirësoni aftësitë tuaja, ose të tregoheni më të vëmendshëm. Me mbështetjen e yjeve, do të keni mundësi që të dilni në pah. Demi Parashikohet një ditë interesante. Qielli do të jetë mjaft i favorshëm për të lindurit e kësaj shenje. Ndërkohë Urani do të sjellë ndryshime revolucionare, ku disa nuk do të jenë mjaft të pëlqyeshme. Pavarësisht kësaj, mund ta ndjeni veten një njeri të rinovuar. Binjakët Kjo fillim javë nuk ka…

Read More

ETLEVA DELIA/ Policia e Shtetit tha dje zyrtarisht se 4 personat e arrestuar dy ditë më parë, në Elbasan e Fushë-Krujë, në operacionin e nisur të shtunën në mbrëmje, janë të përfshirë në grabitjen e ndodhur në Rinas më 9 prill. Ata janë mbajtur të shoqëruar në Drejtorinë e Policisë së Tiranës për afro dy ditë, derisa mbrëmjen e djeshme, prokurori i çështjes ka firmosur urdhërarrestet. Burime nga grupi hetimor thanë se dy prej të arrestuarve janë kushërinj të autorëve në grabitjet e mëparshme të blindave në rrugën e Rinasit. Konkretisht, bëhet fjalë për të dyshuarin Oltian Veseli, 38 vjeç,…

Read More

Këtë verë nëse mendoni që gjëja e fundit që do të vishni janë xhinset, e keni gabim. Shpesh figurat publike na tregojnë më të mirën e ngjyrave, stilit apo kombinimit prandaj më poshtë kemi përmbledhur 5 ide, që do ju bindin mos t’i hiqni xhinset nga garderoba, edhe pse temperaturat mund të jenë të larta. Xhinset me të brendshme Për ta bërë veshjen tuaj me xhinse më të sofistikuar mund të përdorni të brendshme (ato që quhen ndryshe lingerie) poshtë një këmishe apo xhakete xhins. Mund ta balanconi fare mirë me një palë atlete të sheshta. Xhinse të bardha dhe…

Read More

Prokurorja e shkarkuar Rovena Gashi paraqiti një kërkesë të dytë për t’u përfaqësuar në procesin e apelimit të çështjes së saj nga e motra, Ema Gashi, e cila është njëkohësisht gjyqtare. Në seancën e 23 prillit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit e rrëzoi kërkesën për herë të dytë. Në të dyja rastet, kolegji gjykoi se gjyqtarët dhe prokurorët nuk mund të kryejnë rolin e mbrojtjes. Seanca e së martës u hap me kërkesën e Gashit dhe me tërheqjen e trupës gjykuese në vendim të ndërmjetëm. Pas refuzimit të dytë, Gashi kërkoi shtyrje të seancës duke e konsideruar procesin me probleme…

Read More

Me mbërritjen e pranverës, klima ngroh dhe ditët bëhen më të gjata, por nga ana tjetër, përgjithësisht ndiheni më të lodhur. Çfarë mund të bëni për të mos arritur në fund të ditës me bateritë e shkarkuara plotësisht? Një ndihmë e konsiderueshme sigurisht vjen nga këto 7 ushqime anti-lodhje që duhet të konsumohen nëse është e mundur çdo ditë, për të garantuar marrjen e nevojshme të përditshme të hekurit dhe kaliumit. Pse janë të rëndësishme këto dy minerale? Hekuri është një element themelor në prodhimin e hemoglobinës dhe mungesa mund të shkaktojë lodhje kronike dhe nëse vazhdon gjatë, mund të…

Read More

Boksieri i njohur shqiptar Robin Krasniqi prej vitesh tashmë është i lidhur me modelen sexy Heidi Lushtaku. Cifti së fundmi ata kanë shprehur dëshirën për ta kaluar lidhjen e tyre në një tjetër nivel. Përgjatë një interviste për “revistawho.com”, Heidi dhe Robin kanë folur për romancën e tyre disa-vjeçare dhe për planet që kanë për karrierën dhe lidhjen e tyre. “Për momentin nuk kemi filluar asnjë organizim. I kemi disa ide për vendin dhe dasmën që do jetë moderne, por asgjë nuk është konkrete. Tani jemi shumë të përqendruar për ndeshjen e 11 majit të Robinit. Përgatitjet e Robinit na…

Read More

Edi Rama dhe zëdhënësi i tij më i zellshëm diplomatik, shefi i OSBE-së, kanë folur sot lidhur me mundësinë e ndryshimit të datës së zgjedhjeve. Kryeministri ka qenë i prerë, shtyrje nuk do të ketë. Ndërsa Bernd Borshard ka pyetur me ironi reporterët që i kanë zgjatur mikrofonin: “E ç’të mirë do të sillte shtyrja”? Në fakt edhe pohimi i Ramës edhe ai i diplomatit, jetëgjatësia e të cilit varet nga projektet që i miraton qeveria, kanë diçka racionale. Sepse 30 qershori, si një datë tashmë e dekretuar nga Presidenti, do të kishte kuptim të ndryshohej vetëm me kushtin e…

Read More

Trajneri i kombëtares për femra të Ekuadorit duket se është në telashe. Luis Peskarolo u shkarkua nga federata sepse u denoncua nga një futbolliste e tij se e kishte ngacmuar seksualisht. Anëtarit e stafit të tij, 2 prej tyre, u larguan. Përveçse ishte trajneri i ekipit të parë, ai ishte përgjegjës edhe për grupmoshat e kombëtareve fermrave. Deklarata zyrtare nga federata e vendit thekson se faktet e ngacmimeve seksuale janë raportuar në gaztën “El Caminero” dhe kanë ndodhur mes majit 2018 dhe marsit 2019. Bëhej fjalë për mesazhe me përbajtje të “nxehta” të shkëmbyera mes trajnerit dhe lojtares. Ish trajneri…

Read More

Mango e ëmbël, me lëng dhe e shijshme është një frut që shumica e njerëzve nuk mund t’i rezistojnë, sidomos në verë. Gratë shtatzëna i preferojnë edhe më shumë, për shkak të shijes së ëmbël. Ju mund ta keni qejf aromën e këtij fruti dhe mund të dëshironi ta konsumoni, por ndoshta e mendoni dy herë konsumimin e saj kur jeni shtatzënë. Por a është e sigurt që të hani mango në shtatzëni? A i bën mirë apo dëm foshnjës suaj në bark? Përgjigjja është se ju mund të hani mango në shtatzëni, pasi janë një burim i shkëlqyeshëm i…

Read More

Qeveria e Kosovës është një prej qeverive më të mëdha në Evropë pasi përbëhet nga gjithsej 21 ministra, 5 zëvendëskryeministra si dhe rreth 80 zëvendësministra. Por, numri i ministrave dhe zëvendësve të tyre pritet të ulet në rast se qeveria e tanishme arrin të finalizojë Ligjin për Qeverinë, i cili është në fazën e parë të hartimit. Organizatat e shoqërisë civile që janë të përfshira në procesin e hartimit të këtij ligji kanë rekomanduar që qeveria të këtë më së shumti 14 ministri. Po ashtu, ligji parashikon të rregullojë edhe përfaqësimin e grave në qeveri, ku 30% e ministrive do…

Read More