Pas mbledhjes me themeluesit që zgjati për më shumë se tre orë, Astrit Patozi deklaroi se “Nuk kemi asgjë për të fshehur asgjë për të treguar sot. Do i komunikojmë nesër detajet. Më vjen keq që nuk e shuaj dot kuriozitetin tuaj sot” tha ai.Gazetarja Elda Menga bëri me dije se nuk do të ketë një kryetar, por një bord që do të drejtojë këtë subjekt në fazën e parë. /tirananews.al
Author: tirana
Deputeti i Partisë Demokratike, Myslim Murrizi i ftuar në emisionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se 7 deputetët që nuk kanë djegur mandatet nuk do të jenë pjesë e partisë së re të krijuar nga demokratët, të cilët janë nxjerrë nga lista e PD, në 2017. Pjesë nga biseda në studio”: Murrizi: Portalet atë punë kanë. Ata që paguhen nga PD-ja, kërkojnë të hedhin baltë kundër nesh, jo kundër Ramës. Zheji: Ti je një nga themeluesit, çfarë kanë me ty ata. Murrizi: Këtu është problemi se ata që drejtojnë sot PD-në nuk kanë lidhje me themelimin e PD. Mendojnë që ata që…
Përballë lëvizjes së Patozit për krijimin e një partie të re dhe që pritet të garojë në zgjedhjet vendore, Lulzim Basha ka planifikuar që këtë të martë në orën 09.00 PD të nisë firmosjen e marrëveshjeve për krijimin e koalicionit opozitar. Me koalicionin e PD bashkohen partitë kryesore të opozitës, që kërkojnë zgjedhje të lira e të ndershme pa Edi Ramën kryeministër. Burime për tirananeës.al bëjnë me dije se pjesë e marrëveshjes do të jetë dhe krijimi i një qeverie tranzitore që do të garantojë zgjedhje të lira e të ndershme dhe do t’i hapë rrugë drejtësisë për të ndëshkuar…
Mbi 20 persona raporton gazetarja e ‘Top Channel’, Elda Menga, se ndodhen në takimin e Astrit Patozit në një zyrë në zonën e liqenit artificial në Tiranë. Gjatë emisionit ‘Open’, Menga tha se personat që ndodhen brenda në zyrë po krijojnë Partinë Bindja Demokratike. Përveç Patozit, ish-nënkryetar i PD-së, aty është parë të hyjë edhe Fabian Topollaj, ish-këshilltar në bashkinë e Tiranës. Pavarësisht insistimit të gazetarëve të shumtë, zyrtarë të ‘Bindjes Demokratike’ nuk kanë dhënë asnjë deklaratë dhe asnjë reagim. Edhe emrat e personave të tjerë të pranishëm në takim nuk janë bërë publike.
Krimet serbe mbi popullsinë civile në Kosovë gjatë luftës kanë qenë të tmerrshme. Një rast tronditës tregohet nga një i moshuar, të cilit ushtarët serbë i kërkuan që ai të zgjidhte se cili djalë duhej të vritej. “Njanin tha merre edhe hec ik, u nala pi kshyri e thash cilit mi than, edhe ky Sherifi pom shtyn se ky u kan ma i madh se aj. Thash o nuk shkoj, tha o po shkon. Tash um bren, a kom mujt njanin me marr , po ta kisha marr njanin , po ta kisha marr njanin çfarë pasoja masnej kisha pas”, rrëfen…
Për portierin e Kombëtares së Shqipërisë, Tomas Strakosha ky mund të quhet si sezoni i konfirmimit. Edhe pse në vitet e kaluara sërish gardiani ka qenë vendimtar, këtë sezon 24-vjeçari ka bërë hapin e madh kualitativ. Strakosha ka një meritë të jashtëzakonshme në sukseset e Lacios, teksa me ndërhyrjet shpëtimtare i ka dhuruar shpeshherë fitoren kryeqytetasve. Ndërkohë, portieri është shfaqur protagonist edhe në Kupën e Italisë, ku përballë Interit ishte heroi në ndeshjen që u vendos nga ‘ruleta’ e penalltive. Paraqitjet e jashtëzakonshme kanë bërë që mbi Strakoshën të ketë shumë klube të interesuara, ndërsa kandidatët kryesorë janë nga Premier…
Dy mjekë të qendrës spitalore në Elbasan janë arrestuar mbrëmjen e sotme, pas ngjarjes së rëndë, ku 25-vjeçarja, Rexhina Debrova, një orë pasi solli në jetë vajzën e saj. Sipas “News24”, dy mjekët e arrestuar janë ranimatori Nikollaq Thano dhe kardiologu Mehmet Ibaj. 25-vjeçarja humbi jetën një orë pasi lindi vajzën e saj, ndërsa në spitali, në një reagim për mediat, sqaroi se vdekja e saj erdhi si shkak i një komplikacion postoperator trombemboli pulmonare, e cila i solli edhe vdekjen. Ndërkohë, familjarët e viktimës kanë ngritur akuza ndaj stafit mjekësore, duke u shprehur se mjeku kardiolog është vonuar një orë dhe nuk ka mundur…
Pasdite në emisionin “Rudina” ishte i ftuar Drejtori i Programacionit të “TV Klan”, Albert Dumani. Moderatorja e emisionit në fjalë Rudina Magjistari, së bashku me Albertin në një sekuencë të caktuar nuk ndalonin dot së qeshuri dhe realisht na bënë të gjithëve për të qeshur! Si nisi gjithçka? Dumani po fliste për udhëtimin e tij në Indi, dhe u ngatërrua teksa thoshte: “Për mua ishte udhëtimi i jetës. Ishte vend që ne e kemi parë vetëm në foto apo në ndonjë serial, por teksa e shikoje me sytë e tu, me sytë e ty, me sytë e tu…” Kaq mjaftoi…
Brenda së djathtës ka lëvizje intensive për krijimin e një partie të re. Rudina Hajdari duket se është tërhequr nga drejtimi i saj, por një grup të larguarish nga PD-ja, me në krye Astrit Patozin, po zhvillojnë në këto momente në periferi të Tiranës një takim për këtë çështje. Gjatë fundjavës u përfol se partinë e re “Bindja Demokratike” do ta drejtonte vajza e Azem Hajdarit, Rudina Hajdari, por gjërat me sa duket kanë ndryshuar. Por, do të jetë ish-nënkryetari i Partisë Demokratike, Astrit Patozi, ai që do të drejtojë dhe regjistrojë këtë parti të re në politikën e vendit…
Nëna e Meghan Markle, ka mbërritur në Britani të Madhe, sipas Entertainment Tonight, pasi dukesha e Sussex është në pritje të fëmijës së saj të parë me Princin Harry. “Është një kohë kaq e lumtur dhe emocionuese për Meghan”, ka thënë një burim. “Ajo duket shumë e lumtur”. Pasi Meghan dhe Harry njoftuan se po prisnin një fëmijë në tetor, Pallati përfshiu një deklaratë duke thënë se ajo është shumë e lumtur për këtë lajm të mrekullueshëm.
Karabinierët e Piedimonte San Germano, në krahinën e Frosinones në Itali, arrestuan një grua me akuzën e vrasjes së djalit të saj dyvjeçar. Donatella Di Bona, 29 vjeçe, të mërkurën pasdite kishte kërkuar ndihmë nga urgjenca duke iu thënë se djali i saj Gabriel Feroleto ishte goditur nga një makinë. Por karabinierët, pas marrjes në pyetje arritën në përfundimin se ishte ajo që e kishte mbytur të birin.
Fatmir Hysenbelliu është një nga djemtë më të pasur në Shqipëri. Djali i manjatit të medias është kthyer në një nga personazhet që diskutohet më shumë në shtyp. Shpesh herë Fatmir Hysenbelliu tërheq vëmendjen për shkak të jetës luksoze që bën dhe për lidhjet e ndryshme të dashurisë që ka pasur me femrat e njohura të showbizit. Mirëpo, rreth një orë më parë, Fatmiri ka publikuar në ‘Instagram’ një foto ku shfaqet me bluzën e Chritiano Ronaldos të firmosur prej tij. ‘Juventusi Kampioni i Italisë për 37 herë’, shkruan Hysenbelliu. Kujtojmë që para dy ditësh, ekipi i Juventusit u shpall…