Austria është shteti, i cili paguan më shumë presidentin e vendit, me një pagë vjetore prej 404.466 dollarë. Më pas vjen Donald Trump, me pagë vjetore 400.000 dollarë. Bie në sy fakti që Islanda e paguan më shumë presidentin, sesa Gjermania, Italia dhe Franca. Presidenti rus, Vladimir Putin, në vit merr 134.000 dollarë. Më poshtë grafiku i përgatitur nga Radio Evropa e Lirë.
Author: tirana
Nga Mentor Kikia Bisedova me një mjek sot, i cili më tha se shkaku kryesor i rritjes së sëmundjeve kancerogjene janë ilaçet (përdorimi pa kriter që bëhet si nga vetë njerëzit ashtu dhe me rekomandim mjeku) dhe ushqimet.Bisedova me një mik, pedagog i veterinarisë. Më renditi rreziqet që vijnë nga mishi i kafshëve që rriten me ushqime hormonale. Më foli për produktet blegtorale që prodhohen nga qumështi pluhur. Më foli për kosin e “lopës” me qumësht pluhur. Më foli për djathin e “deles” e të “dhisë” që bëhen me qumësht pluhur dhe aromatizues artificialë. Më foli për rrezikun e sallameve…
Kur një grua merr vesh se është shtatzënë ajo sigurisht emocionohet shumë për këtë stad të ri të jetës në të cilin po hyn. Ajo fillon të ndryshojë stilin e jetës duke menduar për gjërat që do t’i bënin mirë bebit dhe për gjërat që mund ta dëmtonin atë. Por fëmija komunikon me nënën që kur është në bark, dhe këtë e keni vënë re me siguri kur keni pëlqyer një ushqim në vend të një tjetri. Por ka disa gjëra që bebi nuk i pëlqejnë në bark. Ja cilat janë ato: 1.E qeshura me bark e nënës. Një nënë…
Konfindustria deklaron se do t’i kërkojë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë të mos miratojë në seancë plenare projektligjin për disa ndryshime në Kodin Rrugor. Kërkesë e njëjtë do të bëhet edhe për Presidentin e Republikës për të mos dekretuar ligjin në rast të miratimit në Kuvendin e Shqipërisë. Konfindustria vlerëson, se është e papranueshme dhe antikushtetuese, që qytetarët dhe bizneset, të penalizohen në mënyrë automatike deri në 50 mijë lekë gjobë, kur kalojnë 15 ditë pa paguar siguracionin vjetor të detyrueshëm edhe pse mund të jenë në kushtet e mospërdorimit të mjeteve në pronësi. Sipas Konfindustrisë, një praktikë e tillë…
Krem karameli është një ndër ëmbëlsirat më të preferuara në të gjithë botën, ndonëse kudo merr emra të ndryshme. Nga ishujt Filipine në Spanjë, nga Porto Riko, deri në Indi, secili vend ka versionin e vet të kremrave të karamelit, me përbërës të ndryshëm, duke zëvendësuar qumështin e freskët me qumështin e konservuar apo me qumështin e kokosit. Më poshtë ne do ju tregojmë recetën e ëmbëlsirës që nëse e bëni në shtëpi me siguri do të preferohet shumë nga të gjithë. Do t’ju duhet: Një tavë pjekje e thellë për të vënë kupat dhe për ta mbushur rreth 2…
Endira Bushati ishte një nga emrat që u lakua në media si pjesë anëtarëve që po themelojnë partinë e re ‘Bindja Demokratike’. Por në një reagim në faqen e saj në Facebook, ish-kryetarja e AMA-s dhe Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike e mohon. Ajo thotë se vijon që të jetë kundër mënyrës sesi Basha po e drejton PD-në, por sado që mundë të mbështesë projekte të reja është e fokusuar te karriera akademike dhe profesionale. “Për shumë kohë, kam folur e shkruar mbi median dhe rolin e saj në Shqipëri, për mënyrën se si “shiten” lajme pa u verifikuar dhe…
Mos u habisni nëse, teksa jeni duke lexuar një libër në autobus dhe prisni që të paguani paratë, fatorino mund të mos vijë për t’ua kërkuar. Nesër në transportin urban në Tiranë bileta e autobusëve do të jetë libri që po lexoni. Ndaj bëni mirë që nesër, në ditën ndërkombëtare të librit, ta nxirrni romanin nga poshtë jastëkut dhe ta merrni me vete. Ai do të jetë bileta juaj. Kjo është nisma që ka zgjedhur Ministria e Kulturës, në Ditën Ndërkombëtare të librit, për të promovuar leximin.
Pashkët katolike këtë vit ranë në 21 prill, dhe anëtarët e familjes mbretërore morën pjesë në shërbesën e mbajtur në kapelën e St. George në Ëindsor. Mbretëresha Elisabetë u shoqërua nga Harry ( Meghani, që është në ditët e fundit të shtatzanisë, mungoi) dhe nga princi Ëilliam e Kate Middleton. Si gjithmonë, dukesha e Kembrixhit arriti t`I tërhiqte të gjithë vështrimet. Kate kishte veshur një kostum elegant gri të celur në bojëqielli të lehtë, kombinuar me një kapele e këpucë të së njëjtës nuance, por pak më të errëta. As mbretëresha nuk kaloi pa u vënë re me kostumin bojë…
Në një kohë që ende nuk është e qartë nëse opozita do të futet në zgjedhjet vendore të 30 qershorit dhe kur KQZ ka anuluar tenderin për prodhimin e fletëve të votimit, Zyra e OSBE-së ka hapur aplikimet për vëzhgues dhe për stafin ndihmës që do e asistojë në këto zgjedhje. Burime për tirananews.al bëjnë me dije se pas ftesës zyrtare për të vëzhguar zgjedhjet lokale të planifikuara për 30 qershor 2019, ODIHR po përgatitet të vendosë një Mision Vëzhgues Zgjedhor (ZKM) për këto zgjedhje. Në këtë drejtim, ODIHR-i po kërkon të rekrutojë staf mbështetës lokal për pozicionet e përmendura…
Kohët e fundit Britney Spears ka kaluar një periudhë shumë të vështirë, për shkak të problemeve me shëndetin mendor. Për këtë arsye ajo është shtruar në një qendër rehabilitimi për të marrë trajtimin e nevojshëm për sëmundjen e saj. Megjithatë duket se tashmë Britney ndjehet pak më mirë, sepse së fundmi është fotografuar duke dalë nga një hotel në Beverly Hiills bashkë me të dashurin e saj. E veshur me një fustan të kuq dhe një palë sandale ngjyrë kafe, Britney ngjante disi e lodhur dhe e dëshpëruar.
Kur të shikoni këtë video, do të mendoni se Donald Trump është bërë punëtor ndërtimi. Kjo, sepse ky burrë ngjan shumë me kreun e shtetit të Amerikës. Mirëpo, ky burrë nuk është Trump. Thomas Mundy nga Nju Jorku është punëtor ndërtimi, ndërsa e veçanta e tij është se ka ngjashmëri të madhe me presidentin aktual amerikan Trump. Mundy imiton thuajse në mënyre perfektë Trumpin, ndërsa ka ngjashmëri fizike të madhe. Mundy iu tha gazetarëve se arrin ta imitojë Trumpin në mënyrë të shkëlqyer. Sensi i humorit dhe dëshira për të luajtur në skenë, ka bërë që ai të marrë pjesë…
Dy vëllezër shqiptarë, emri i të cilëve nuk është bërë i ditur kanë goditur me shkop bejsbolli makinën e dy personave të tjerë. Mediat vendase shkruajnë se skena ndodhi para një “Fast Food-i”. Dy vëllezërit kanë goditur vazhdimisht makinën me shkopin e bejsbollit, duke i thyer xhamat dhe më pas me forcë kanë nxjerrë dy personat nga makina. Dy grupet janë përplasur duke lënë njërin prej tyre të plagosur dhe të larë në gjak. Pak minuta më vonë në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet lokale, të cilët kanë shtënë në ajër për të ndalur sherrin, ndërsa kanë arrestuar tre persona. …