Silvia Moro kishte futur si gjithmonë ëmbëlsirën në furrën e shtëpisë, kur pas pak minutash u alarmua nga një erë e pazakontë që vinte nga kuzhina. E pazakontë sepse nuk ndodh shpesh herë të nuhasësh aromën e 40 mijë eurove që digjen një nga një. Paratë ishin fshehur në furrë nga bashkëjetuesi, Alberto Vazzoler, një sipërmarrës i njohur i zonës së San Dona di Piave, në afërsi të Veneciës, i akuzuar për riciklimin e dhjetëra miliona eurove jashtë Italisë. Lajmin për ëmbëlsirën e kushtueshme forcat e rendit italiane e zbuluan me anë të disa përgjimeve telefonike në të cilat zonja…
Author: tirana
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri më datën 5 prill u filmua duke performuar së bashku me këngëtaren e njohur Eneda Tarifa në një nga lokalet e natës në Tiranë. Videoja e mësipërme u shpërnda kudo dhe brenda pak orësh u bë virale, mirëpo e gjitha kjo për Enedën ka qenë e çuditshme. Ditën e sotme ajo ishte e ftuar në “Pop Culture”, prej ku u shpreh në këtë mënyrë: “Nuk e kuptoj pse ajo video ku këndoja me Saimir Tahirin u bë aq virale. Edhe Saimiri si çdo person tjetër ka të drejtën të bëjë qejf.” Në vijim, moderatorja e…
Ditën e sotme, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video në Facebook. Bashkëngjitur videos, Berisha shkruan se është arrestuar vëllai i kryetarit të Bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Sipas Berishës, ai ka shkelur ligjin e vendosur për mjetet piroteknike. Në statusin e tij, ish-kryeministri ironizon, duke thënë se për këtë shkak është arrestuar i vëllai i VangjushDakos. Berisha shkruan: Arrestohet vellai i Gjushi! Miq, me urdher te Gjeneral Kanabisit (Vasal Kimikut)arrestohet vellai i famozit Gjush (fake neës) sepse hedh fishekzjarre dhe lende piroteknike te ndaluara nga Edvin Kristaq Urrejtesi dhe Vasal Kimiku. Ne narkoshtet narkoqeveritaret jane ligji vet!!! sb” Postimi:
Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Montesilvano, në Itali, pasi dyshohet për trafik droge. Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë 33-vjeçari me inicialet R.T, i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta. 33-vjeçari u arrestua ndërkohë që ishte duke lëvizur me nje automjet tip “Opel Corsa”, ku polica gjeti 500 gramë kokainë të fshehur në xhepin e xhaketës së tij. Veç kësaj, policia gjeti edhe një provë mjaft të rëndësishme për të zbuluar të gjithë zinxhirin e funksionimit të aktivitetit kriminal, një bllok shënimesh. Shqiptari kishte shkruar atë emrat e personave që bashkëpunonte…
“Do të ndryshojë sistemi nga çdo grup vemjesh”, kështu deklaroi deputeti Myslim Murrizi në emisionin ‘Kjo javë’. Murrizi deklaroi se ky sistem do të ndryshojë, ndërkohë që shpërtheu ashpër ndaj ish-deputetëve të PD-së, të cilët e kanë sulmuar pas vendimit për mosdjegien e mandateve. “Ne nuk kemi parti. Askush nuk mund të thotë që s’jam demokrat. Demokrat është tjetër anëtar i partisë është tjetër. Që të jem i sinqertë nuk kam dëgjuar asnjë bilbilush nga ato rrugorët që të thonë se Myslim Murrizi nuk është demokrat. Të jem apo jo demokrat nuk e vlerëson asnjë nga këto që bëjnë cërr…
Imami Elvis Naçi është shumë i njohur jo vetëm në Shqipëri, por kudo në trevat shqiptare. Ai është kthyer tashmë në një burim shprese për shumë shqiptarë. Elvisi ka publikuar një foto të familjes së tij në Instagram, ku shkruan se “Familja eshte gjithmone e para!”. Ne foton e postuar ne profilin e tij, Elvisi ka marre reagime nga me te shumtat. “Sado ngarkeses te kemi Vellezer dhe Motra te nderuara Familja eshte gjithmone e para!”, shkruan Elvisi.
Ndeshja e javës së 30 të Superligës mes Laçit dhe Skënderbeut nuk kaloi pa incidente, si shpeshherë gjatë javëve të fundit. Në Laç kanë qenë tifozët vendas ata të cilët në pjesën e dytë, ekzaktësisht në minutën e 60-t, kanë goditur me shishe futbollistin e Skënderbeut Kristi Vangjeli. Ky i fundit mbeti për disa çaste i shtrirë në fushë, ndërkohë që gjatë kësaj kohe u ndërpre edhe ndeshja. Një moment ky që nuk kaloi pa ndikim edhe te lojtarët e të dy skuadrave, të cilët krijuan tension me njëri-tjetrin.
Murat Misini është babai i Agon Misinit, i cili po raportohet se është në mesin e katër të arrestuarve pasi u kthyen nga Siria në orët e para të ditës së sotme. Në një intervistë të dhënë para nëntë muajve për Zërin e Amerikës, Murat Misini kishte treguar se kishte pas tri vjet që djali i tij Agoni kishte shkruar në Siri për t’i bashkuar luftës atje. Murati babai i Agonit nuk i di arsyet që e shtynë djalin e tij të marrë atë rrugë. “Gjithë kohës thoshte se dua të dalë jashtë (Kosovës) për të punuar se këtu nuk…
“Demat e kuq” nuk kanë shkuar më shumë se një barazim 1-1 në transfertën e Fushë-Krujës ndaj Kastriotit. Edhe pse ishin kryeqytetasit ata që kaluan të parët në avantazh, të besuarit e Bledar Devollit e gjetën forcën për të reaguar. Golat e takimit mbajnë firmat e Mensah dhe Julian Shehut. Dalja me karton të kuq e Lum Rexhepit i uli marshin ofensivës së të kuqve që menduan vetëm për të ruajtur rezultatin. Me këtë barazim, Partizani qëndron +13 nga Kukësi, që në orën 19:00 sfidon Tiranën në “Selman Stërmasi”. Laçi është rikthyer te fitorja pas dy javësh thatësirë. Kurbinasit kaluan minimalisht 1-0…
Pas afro shtatë muajsh punime rruga Elbasan –Tiranë është hapur ne dy kahet e saj. Autostrada u bllokua në njërën korsi për shkak te shkarjeve të tokës pranë tunelit. Hapja e dy aneve te rrugës po monitorohet nga policia rrugore. Punimet nisën në vjeshtën e vitit 2018 dhe afati i përfundimit ishte për 7 muaj. Për këtë qëllim Autoriteti Rrugor Shqiptar akordoi një fond prej rreth 371 milionë lekë. Inxhinieri Kristaq Xhika thotë se ky është një projekt unik në rrugët shqiptare pasi për herë të parë ndërtohet një galeri e tillë ose tunel panoramik që ka edhe vlera arkitekturore…
Zaimina Vasjari mbetet ndër emrat më të komentuar në mediat rozë. Këngëtarja e njohur, edhe me imazhet që publikon arrin të tërheqë vëmendje. Së fundi, Zaimina ka postuar një fotografi nga një makinë luksoze teksa në sy binte edhe fiziku i saj, në një fustan të zi dhe të shkurt ajo dukej në formë fantastike. Kujtojmë që Zaimina është nënë e një vajze dhe kohë më parë ka deklaruar se nuk do të rikthehet në muzikë.