Gjenerali Eberhard Zorn, shefi i mbrojtjes në Gjermani, sheh Rusinë si kërcënimin më të madh të paqes në Europë. “Për sa i përket Europës, faktet flasin vetë”, tha Zorn për grupin mediatik “Redaktionsnetzwerk Deutschland”. Zorn i referohet pushtimit rus të Krimesë, situatës në lindje të Ukrainës, helmimit në Britani të Madhe të agjentit rus të dyfishtë Sergej Skripal, si dhe largimit të Rusisë nga traktati INF i raketave bërthamore. “Nevojiten përpjekje të reja për çarmatim”, tha Zorn duke iu referuar traktatit INF, si dhe nevojitet një sistem i ri monitorimi. “Një mekanizëm i tillë kërkon që të përfshihen të gjithë…
Author: tirana
Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka uruar përmes rrjeteve sociale të gjithë besimtarët katolikë dhe ungjillorë të Shqipërisë, në prag të festës së Pashkës. “Ju uroj nga zemra, juve dhe të gjithë shqiptarëve: Gëzuar edhe për shumë vite Pashkët, festën e Ringjalljes, festën e jetës dhe të dritës! Falë besimit të palëkundur në Zot, që ripërtërihet e shumëfishohet në këtë ditë të shenjtë, le të rigjejmë brenda vetes dhe shoqërisë sonë, forcën dhe kurajon për të menduar, jetuar dhe punuar në harmoni e begati, sinqeritet, solidaritet e bashkëpunim, për një të nesërme më të mirë, për të ardhmen e lumtur…
Mbaroi 2-1 ndeshja kundër Fiorentinës që i dhuroi Juventusit kampionatin numër 8 radhazi, i 35 zyrtar në total, me pesë ndeshje nga përfundimi i Serie A. Një sezon fantastik dhe asnjëherë në diskutim për djemtë e Massimiliano Allegrit, që në këtë mënyrë harrojnë zhgënjimin në Champions kundër Ajaksit. Edhe sot, ndeshja fillon me vështirësi për kampionët, me një gol në minutën e 6-të të Milenkovic. Fiorentina dominon dhe kap edhe dy herë shtyllën me yllin e tij Federico Chiesa, por bardhëzinjtë reagojnë dhe barazojnë me brazilianin Alex Sandro në minutën e 37-të. Gjithsesi, golin e fitores dhe të kampionatit…
Bindja Demokratike, parti e re e themeluar nga Rudina Hajdari dhe Astrit Patozi pritet që të zyrtarizohet të martën ku do të regjistrohet në Gjykatën e Tiranës. Ish-numri dy i PD-së, Astrit Patozi njeriu kritik i lidershipit aktual demokrat mësohet se do të jetë nënkryetari i partisë së re. Sipas Deutche Ëelle-s, anëtarë të partisë së djathtë opozitare “Bindja Demokratike” pritet të jenë figura të njohura të PD-së, të cilat lideri i saj aktual Basha nuk i përfshiu në zgjedhjet parlamentare 2017, për shkak të qëndrimeve të tyre kritike ndaj strategjisë politike të PD në zgjedhjet parlamentare 2017. Bindja Demokratike synon…
Sot Rudina Hajdari krijoi partinë e re ‘Bindja Demokratike’ ndërsa të martën do ta regjistrojë për të shkuar kështu drejt zgjedhjeve lokale të 30 qershorit. Ndërkohë që po sot, Aleanca Kuqezi njoftoi regjistrimin në KQZ për zgjedhjet lokale duke e dërguar në 26 numrin e partive që do të marrin pjesë, ndërsa PD-LSI dhe disa nga partitë në koalicionin opozitar kundër Ramës akoma nuk janë regjistruar. Ish-kreu i Aleancës Kuqezi Kreshnik Spahiu në një lidhje telefonike në edicionin qendror të lajmeve në Report Tv nga Berlini u shpreh se është e domosdoshme që të krijohet një pol i tretë përballë…
Jo vetëm rrugët me emra të huaj, tashmë në Kamëz edhe sloganet nëpër shkolla janë në gjuhën angleze. Kryetari Bashkisë Kamëz, Xhelal Mziu ishte i pranishëm në shkollën profesionale të qytetit të Kamzës ku shkruhej: “I do it because I can. I can because i want. I want because you said I couldn’t”. (“E bëj sepse mundem. Mundem sepse dua. Unë dua sepse ju thatë unë nuk mundem”) Sipas njoftimit të publikuar nga vetë Mziu në prag të datës së zgjedhjeve vendore, “nxënësit dhe stafi pedagogjik falënderuan kryebashkiakun Mziu për punën e mrekullueshme të Tij dhe bashkëpunimit mjaft të ngushtë…
Pak para propozimit të Komisionit Europian për hapjen ose jo të negociatave për anëtarësim me Shqipërinë, socialistët parashikojnë që të miratojnë edhe paketën e dytë të ligjeve që lidhen me reformën në dejtësi. Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Konferencës së Kryetarëve, Taulant Balla ka kërkuar që këto ligje të miratohen që në seancën e datës 8 maj, që sipas tij përkon dhe me datën 9 maj që është dita e Europës, ku Shqipëria raporton për përmbushjen e paketës së dytë të Reformës në Drejtësi. Tirananews.al sjell për lexuesit edhe diskutimet që janë bërë në këtë mbledhje me dyer…
Ish-Komandanti i UÇK-së në zonën e Kosharës Hisen Berisha ka falënderuar Shqipërinë dhe djemtë nga Shqipëria për kontributin e dhënë në betejën e Koshares. Hisen Berisha, i cili ka dhënë një intervistë për televizonin Dukagjini ka thënë që pa ndihmën e Shqipërisë as nuk do ishte organizuar lufta as nuk ishte bërë, raporton AlbanienShow “Shqipërisë nuk mund t’i mohet kontributi, pa Shqipërinë nuk kish mund të organizohet lufta as të bëhet. Shqipëria na ka ndihmuar në çdo gjë” ka thënë Hisen Berisha.
Kryetarja e PS për Tiranën dhe njëherësh edhe deputete Blerina Gjylameti ka postuar një foto ku shkruan: “Tri pikësh në një foto”. Nuk dihet nëse ky është një mesazh i deputetes socialiste për kundërshtarët politikë të opozitës në prag të zgjedhjeve vendore apo një përgjigje për zërat brenda PS.
Bujar Asqeriu ka qenë i ftuar së bashku me bashkëshorten e tij. Irena ka rrëfyer për publikun një detaj mjaft interesant. Vite më parë, ajo është nderë xheloze për aktoren Eva Alikaj. “Kur mbaruan xhirimet, Bujari kishte bërë një foto tek një stol me Evën dhe një shoqen e saj. Foton e solli në shtëpi. Unë u bëra xheloze, se kishin dalë edhe bukur në fakt, ama xhelozinë e shprehja në mënyrë të sofistikuar. E vura foton e tyre tek televizori dhe ngjitur me të vura edhe foton e dy djemve tanë, si për ti kujtuar Bujarit që kishte dy…
Të buzëqeshur, me diellin mbi kokë, ata kanë drekuar së bashku duke kaluar momente vërtet të këndshme. Pas largimit nga Shqipëria, ish-trajneri i kombëtares, Christian Panucci po shijon kohën krah të fejuarës së tij balerinë, Samanta Togni. Gati për puntatën e katërt të “ballando con le stelle”. Pas një dreke të mrekullueshme me dashurinë time’, shkruan balerina e cila gjatë gjithë kësaj kohe që Panucci ishte në Shqipëri, ka shprehur mallin e mungesën për të. Epo tani që aventura e trajnerit në Shqipëri mbaroi, do kenë kohë plot për të ndenjur nën shoqërinë e njëri-tjetrit.
Nga Mero Baze/ Ka një përpjekje për të ndalur deputetët e opozitës në parlament të hyjnë në zgjedhjet e 30 Qershorit, ashtu siç përpiqen të deinkurajojnë këdo që nuk e ka pranuar aktin vetvrasës të Sali Berishës për partinë e tij. Ka 24 orë që të gjithë merren me partinë që mund të krijoj Rudina Hajdari apo Astrit Patozi, çfarë emër do ti vënë, ku do ti gjejnë firmat, etj. Debati real nuk është themelimi I një partie por hyrja në zgjedhje kundër vendimit dhe vullnetit të PD-ës, Sali Berishës. Dhe këtu nuk është fjala më as për Rudina Hajdarin,…