Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka zhvilloi një vizitë zyrtare në Pentagon, e dyta brenda një viti, ku u prit nga sekretari i Mbrojtjes në detyrë, Patrick Shanahan. Ministrja e Mbrojtjes i cilësoi Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një mik i madh dhe aleat i popullit shqiptar. Sipas saj, fati i rajonit do të kishte qenë ndryshe pa mbështetjen e aleatit strategjik. “Më lejoni të shpreh mirënjohjen e qeverisë shqiptare për administratën e amerikane për të qëndruar në mënyrë të vendosur me ne, në reformat kryesore që po ndërmarrim për të ndërtuar institucione më të forta demokratike dhe për të forcuar…
Author: tirana
Një përplasje e fortë ndodhi sonte në emisionin ‘360 gradë’, ku një qytetare i tha në sy kryetares së LSI: “Zoti më dha mundësinë të përballem me ju! Kryetari juaj i Bashkisë në Kuçovë, Selfo Kapllani i LSI më hoqi ndihmën ekonomike. Ti e ke mendjen te fëmijët e tu zonja Kryemadhi, jo tek të mitë! Po të flas tani, ku e ke gjetur ti gjithë atë pallat? Më keni plasur shpirtin”.
Janë ndezur temperaturat në pjesën e dytë të emisionit Open në Top-Channel. Protagonist ka qenë gazetari Ervis Iljazaj dhe deputeti Ralf Gjoni, të cilin Iljazaj e quajti deputet laboratorik. Gjoni ka replikuar me Abazajn duke i thënë se laboratori do shkencë. Por kaq ka mjaftuar që analisti të shpërthejë ndaj deputetit të ri duke mos i kursyer fjalët në adresë të tij “Je turp i madh i shoqërisë, je nje idiot politik, si nuk të vjen turp që del në ekran”, i tha gazetari Iljazaj deputetit Ralf Gjoni.
Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e ftuar në emsionin “360 Gradë” në RTV Ora deklaroi se policët që ruajnë rendin në protesta nuk u jepet ujë, por gjithashtu nuk lejohet të marrin ujë edhe nga qytetarët, sepse në të kundërt hiqen nga puna. “Këtu ka rënë shteti dhe ne na duket normale. Sigurisht që na duket normale se kur shkon ai trafikanti i drogës dhe i thotë mbylle gojën dhe na një milion lekë, normal që nuk i intereson se çfarë ndodh. Kur shkon polici që e le furgonin të kalojë për të vjedhur 10 milion euro në Rinas, me…
Një haker serb i quajtur, Neven Djenadija pretendon se ka hyrë në sistemin e ministrisë së Mbrojtjes Amerikan ku ka marrë qindra foto nga bombardimet e NATO-s ndaj Serbisë. Hakeri serb me anë të një statusi në Facebook ka shpërndarë rreth 440 foto ku shihen trupat e NATO-s teksa veprojnë në Kosovë për largimin e trupave serb. Sipas Djenadija këto foto nuk janë publikuar kurrë më parë dhe se ka ndërhyrë në serverin e vjetër të Administratës amerikane derisa ishte duke u bërë bartja e të dhënave në serverin e ri, dhe deklaron se fotografitë janë të një cilësie shumë…
Zëdhënësja e qeverisë, Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, një nga politikanet më në zë të Parlamentit Shqiptar dhe grupit parlamentar socialist ka reagur përmes një video postimi , me anë të cilit komenton vendimin e marrë nga Parlamenti hollandez për vendosjen e vizave për Shqipërinë”. “Na u prish gjiza ne se ce vendos vizat Hollanda”- e nis Spiropali, ne fakt dubluesi, videon humoristike të mbushur plot me batuta. / tirananews.al View this post on Instagram 😂 #Repost @ngop.tv A post shared by Elisa Spiropali (@elisa.spiropali) on Apr 18, 2019 at 12:09pm PDT
Kanë kaluar 20 vjet nga nisja e bombardimeve mbi objektet e ushtrisë serbe nga aeroplanët e NATO-s në fushatën humanitare për të ndaluar vrasjet dhe dëbimin e shqiptarëve nga Kosova. Ndonëse deri më tani kemi parë fotografi të shumta nga kjo fushatë, një haker serb, me emrin Neven Djenadija, pretendon të ketë nxjerrë nga serveri i Ministrisë së Mbrojtjes së SHBA-së rreth 400 fotografi të kësaj periudhe, fotografi të cilat thotë të mos jenë publikuar kurrë më parë, raporton Koha.net. Ai thotë se ka ndërhyrë në serverin e vjetër të Administratës amerikane derisa ishte duke u bërë bartja e të…
Marco Materazzi është intersit në zemër. Dhe si i tillë nuk mund të mos shfrytëzojë çdo moment për t’u marrë me Juventusin. Këtë herë rivaliteti është spostuar përtej Adriatikut, nga Italia në Shqipëri, ku ish-mbrojtësi foli për bardhezinjtë nga Tirana. “Si tifoz interist që jam, nuk më vjen keq për eliminimin e Juventusit nga Champions. Megjithatë mund të them që ndoshta mund ta fitojnë një ditë. Gjithsesi nuk bëj tifo për Juventusin, sepse jam tifoz i Interit”, tha Materazzi. Sa i përket skuadrës favorite për të fituar këtë edicion të Champions League, ku janë përcaktuar edhe dy sfidat gjysmëfinaliste, Materazzi…
Nga Mero BazeLulzim Basha po bën sikur po ndryshon mendje për hyrjen në zgjedhje. Sot ishte dita e parë e Parlamentit që ai nuk organizoi protesta para tij, ndërkohë që ka marrë një vendim politik, ku duket sikur po negocion për hyrjen në zgjedhje. Në pamje të parë ai ngjan se është nën presionin e aleatëve të tij të vegjël dhe LSI, por realisht ai është nën presionin e opozitës së re në Kuvend, e cila deklaroi formimin e grupit parlamentar dhe partisë së re politike që do të hyjë në zgjedhje si opozitë. Deklarata e Rudina Hajdarit se opozita…
Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se vendi po shkon drejt një përplasje civile. I pyetur në studion e ABC News, nëse do të ketë përplasje civile në zgjedhjet e 30 qershorit, Berisha tha se kjo është e sigurt. “Vendi po shkon drejt një përplasje të sigurt. Se çfarë do të jetë të shohim. Vota e lirë, është vota e lirë. Që kur kombet kanë sakrifikuar për këtë, është e vlefshme. Fasadë nuk mund të jemi. Opozita e ka këtë betejë me çdo çmim për të rikthyer votën e lirë. Pasojat e regjimit të Edi Ramës, janë identike me pasojat e epidemive…
Një person është arrestuar pasi ka hyrë në Katedralen e Shën Patrikut në Nju Jork, me dy shishe të mbushura me benzinë dhe shkrepëse. Policia tha se rojet u konfrontuan me 37-vjeçarin, ndërsa ai tentoi të hyntë në kishën në Manhattan. Ai kishte derdhur benzinë në tokë dhe oficerët kishin mundur ta ndalnin në kohë. Zyrtarët nënvizuan se incidenti i dyshimtë ndodh vetëm dy ditë pas zjarrit që përfshiu Katedralen e “Notre Dame”-it në Paris. Ajo e Shën Patrikut, ndërkohë, është selia e Dioqezës Romane Katolike në Nju Jork. Sidoqoftë, zyrtarët thonë se është ende herët të konfirmohet nëse terrorizmi…
E enjtja në programin e përditshëm ‘Trokit’ në IN Tv iu dedikua familjes. Moderatorët Ermal Peçi dhe Sara Gjordeni pritën në studio gazetaren e njohur Dasara Karaiskaj. Përtej intervistave dhe jetës së saj publike, u njohëm më shumë më statusin si nënë dhe marrëdhenien që ka me vajzën Klarisa. Teksa shikonin disa foto të familjes së saj të bukur, nuk mund të mungonte nga biseda diskutimi i ditëvë të fundit rreth ‘divorcit’. Shumë media online u kapën më një batutë të saj televizive për të shkruajtur se ishte ndarë nga partneri italian. ‘Dua ta them, shumicën e drejtuesve të portaleve…