Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se përveç Holandës, edhe vende të tjera po shqyrtojnë vendosjen e vizave për Shqipërinë. Gjatë një interviste në ABC News, Berisha tha se Shqipëria nuk do të përfitojë hapjen e negociatave ndryshe nga Maqedonia. “Mbretëria e Holandës është një nga vendet më të respektuara në botë. Nëse qeveria holandeze e merr këtë kërkesë e shqyrton me seriozitet. Janë vende të tjera që po shqyrtojnë këtë vendim. E kam nga burime shumë serioze që konsiderojnë kërkesën për vendosjen e vizave. E treta, nuk ka hapje të negociatave. Do të na ndajnë nga Maqedonia e Veriut sepse Maqedonia…
Author: tirana
Dy persona kanë përfunduar në pranga pasi nëpërmjet mashtrimit për lejet e legalizimit, kanë përfituar dhjetëra mijëra euro. Operacioni i koduar“Impostors”, B. P., 36 vjeç si dhe O. S., 31 vjeç, banues në Tiranë, të cilët me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë në lekë dhe euro, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për njohjen e një sipërfaqeje trualli. “Shtetasit e mësipërm në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me anë të mashtrimit, i kanë marrë një shtetaseje një shumë prej 27 780 euro dhe 985 000 lekë, për legalizimin e një ndërtimi pa leje dhe për…
Celine Dion cilësohet si një nga zërat më magjikë dhe ndër vite ka qenë një nga këngëtaret më të kërkuara në mbarë botën. Pavarësisht kësaj, duket se Celine nuk e ka problem të vlerësojë edhe artistët e tjerë. Së fundmi ajo ka lavdëruar publikisht Lady Gaga-n, duke e cilësuar si një nga zërat më të bukur të muzikës. Lady Gaga këtë vit bën pjesë në listën e 100 personazheve më me influencë të revistës “Time” dhe për të ka bërë një përshkrim të shkurtër kolegia e saj, Celine Dion. “Unë e dashuroj Lady Gaga-n. Mendoj se ka një nga zërat…
Kampioni i Botës me fanellën e Italisë, Marco Materazzi ndodhet në Tiranë ku ka marrë “Kullën e Qytetit”. Një grup tifozësh të Interit në kryeqytet i kanë bërë një suprizë të bukur ish-mbrojtësit zikaltër i cili është ndalur në sheshin “Skënderbej”. Nuk kanë munguar fotot me ish-kampionin e Botës, i cili mbajti veshur fanellën e Interit për plot 10 sezone, duke u shndërruar në një legjendë të kësaj skuadre.
Këngëtarja e mirënjohur Ledina Çelo ka hequr dorë nga nënshtetësia shqiptare. Ajo ka vendosur të marrë nënshtetësinë gjermane vend ku jeton prej disa vitesh. Ledina Çelo mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” për kanto dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë në disa konkurse dhe sfilata mode, në Shqipëri dhe jashtë shtetit si dhe ka realizuar disa videoklipe. Në vitin 2005, Ledina Celo ka përfaqësuar Shqipërinë në kompeticionin muzikor të Eurovizionit. Ajo ka qenë dhe prezantuese e festivalit në RTSH në dhjetor 2003, në krah të Adi Krastës. Sot ajo është e martuar në Gjermani me ish-kampionin e kickbox-it…
Në përfundim të mbledhjes së mbajtur sot, Këshilli Kombëtar ka dalë edhe me një vendim. Në dokumentin e siguruar nga tirananews.al mësohet se Këshilli Kombëtar vendosi të mbështesë zgjidhjen politike të ofruar nga opozita e bashkuar, për një Qeveri Tranzitore, e gatshme të ndërmarrë hapat e nevojshëm për garantimin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme dhe zhbllokimin e procesit të integrimit europian të Shqipërisë. Gjithashtu, sanksionohet se Partia Demokratike e Shqipërisë do të regjistrohet në zgjedhje vetëm pasi të jenë krijuar kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. Kriza e rëndë politike në vend, nuk mundëson standardet demokratike…
Artisti i mirënjohur shqiptar, Olen esari ishte i ftuari i radhës në emisionin “Ftesë në 5” në “Top Channel”. Në një intervistë përballë moderatores Bieta Sulo, violinisti i shquar si rrallëherë ka zbuluar detaje nga jeta e tij, kryesisht fëmijëria. Ai ka treguar se fëmijëria e tij nuk ka qenë aspak e zakonshme, sepse në atë kohë bënte një jetë ushtarake. Oleni rrëfeu se kur ishte fëmijë ndiqte një regjim strikt, duke u stërvitur dhe mësuar violinën. “Unë bëja një jetë ushtarake, nuk ja këshilloj asnjë fëmije. Ngrihesha shumë herët në mëngjes dhe bëja gjysmë orë vrap, 1 orë e…
Modelja e njohur, Heidi Klum dhe i partneri i saj, Tom Kaulitz, shpallën fejesën e tyre në 24 dhjetor, megjithatë duket se çifti nuk ka ndërmend të qëndrojë shumë me këtë status. Sipas raportimeve, Heidi dhe Tom kanë filluar të merren me organizimin e dasmës së tyre, e cila thuhet se do të jetë gjermane, duke qenë se të dy janë gjermanë. ‘Life&Style’ shkruan se dasma do të jetë 1 milionë dollarëshe, me shumë gatime tradicionale gjermane dhe sipas burimeve, Tom ka filluar të shkruajë betimet e tij. “Heidi është shumë e emocionuar. Nuk pushon së foluri për Tom dhe…
Në puntatën e ditës së sotme, Rudina Magjistari kishte një të ftuar special. Bëhet fjalë për aktorin e njohur shqiptar, Bujar Asqeriu, i cili gjatë intervistës foli shumë për karrierën e tij, si dhe për jetën private. Lidhur me këtë të fundit, Bujari ka zbuluar se ai ka dy emra, një që e thërrasin të gjithë dhe një të ligjshëm. Historia e emrit të tij lidhet me një tragjedi që ka ndodhur vite më parë në familjen e aktorit. “Vëllain tim të madh e quanin Bujar. Ai është ndarë nga jeta kur ishte 6 muajsh. Nëna më kishte treguar se…
Edi Reja është trajneri më i ri i kombëtares shqiptare. 73-vjeçari u prezantua ditën e djeshme si “timonieri” i kuqezinjve, teksa firmosi deri në nëntorin e këtij viti, me opsion edhe për një sezon tjetër. Por, kush është Edi Reja? Ish-tekniku i Lazios dhe Napolit ka drejtuar 22 skuadra gjatë karrierës, ndërsa Shqipëria është kombëtarja e parë në karrierën e tij. Reja ka lindur në fshatin Loçnik, që ndodhet në periferi të qytetit slloven, Gorica, pranë kufirit me Italinë. Babai i Rejës ishte slloven, ndërsa nëna e tij ishte italiane. Megjithatë, jeta e trajnerit që u zyrtarizua dje në pankinën…
Andi Bushati /Megjithëse Sali Berisha e ka quajtur “e bija e të atit”, duke iu referuar kokëçarjeve që ish themeluesi i PD-së i sillte partisë së tij, Rudina Hajdari nuk ka asgjë të përbashkët me Azemin, përpos mbiemrit. Ajo është e brishtë, ai ishte i vrazhdë. Ajo ka armë buzëqeshjen, ai se ndante koburen nga brezi.Ajo vjen në politikë nga një edukim perendimor, ai qëndronte aty edhe falë lidhjeve me botën e krimit.Ajo është tallur shpesh nga kundërshtarët, si më e kultivuar sesa duhet, ai se e shprehte hapur mungesën e kësaj dhuntie.Rudina nuk ka vizion historik për misionin e…
Është ndër moderatoret më të pëlqyera për shkak të karakterit të drejtpërdrejtë. Moderatorja ka treguar se nuk e ka aspak problem të tregojë defektet e saj me trupin apo me pamjen. Vetëm pak minuta më parë, ajo ka zbuluar se është thinjur dhe thinjat e para i kanë dalë që në moshën 25-vjeçare, pasi e ka gjenetike. ‘Po ta zumosh kete foto dallon ca fije te bardha te cullufja para (se jane bere per tu lyer por zonjushe pertacia e shtyyyn sa te munde kete proces) Pra ato jane thinja dhe une kam shuuume thinja, jam thinjur shume heret ne…