Author: tirana

Shefi i narkotikëve në Policinë e Elbasanit, Ylli Bici i pranishëm në vitin 2017 kur u godit automjeti i zv.drejtorit Gjergji Oshafi tek tregu në Elbasan, deklaroi në gjykatë se shoferi i Audit që u fut me shpejtësi në treg nuk ishte as Suel Cela, as vëllai i tij Mario. “Njoh Suelin dhe vëllain e tij, po të ishin ata në makinë, do i kisha njohur. Nuk arritëm të futemi në treg pasi dera u mbyll shpejt, ndërsa unë isha pa armë gjatë shërbimit dhe u kapëm të papërgatitur”, dëshmoi Bici. Ky deklarim i tij u shoqërua me replika me prokurorin…

Read More

Turqia dhe Greqia janë duke zhvilluar luftë të heshtur për kontroll të hapësirës ajrore të Maqedonisë, raporton TV 24. Një konstatim të tillë ky televizion e mbështet në deklaratën e kryeministrit grek, Aleksis Cipras, i cili tha se do të luftojë në kuadër të mbrojtjes së qiellit të Maqedonisë së Veriut nga NATO, hapësirën ajrore ta mbrojnë avionët grekë F-16 e jo avionët e Turqisë, transmeton Gazeta Lajm “Me të vërtetë, për çështjet kritike kombëtare kanë menduar për çmimin politik? Unë asnjëherë nuk ka menduar për këtë në momentet e mëdha dhe kritike gjatë mandatit tim katërvjeçar. Greqia dhe Maqedonia…

Read More

Ditën e djeshme, Jonida Shehun siç kuptohet nga postimet e moderatores, vajza e saj e ka shoqëruar në parukeri. Pasi Jonida ka mbaruar me përgatitjet për programin e saj, Kristal siç duket ka kërkuar të grimohet. Fotot pasi ka bërë ‘make-up’, moderatorja i ka publikuar dhe me siguri do ju zbukurojnë ditën. Vetë Jonida e komenton pamjen e së bijës si të ngjashme me të aktoreve indiane. Kristal duket shumë e lumtur nga rezultati dhe nuk nguron të marrë disa poza të bukura.

Read More

Jeta e Besim Canametit nuk ka rrjedhur si e shumë njerëzve të tjerë. Ajo ka kaluar plot vështirësi, pengesa, vuajtje. Kur ishte vetëm 8 vjeç ka humbur gjënë më të shtrenjtë, sytë. Megjithëse është 57 vjeç, është plot energji, mjaft punëtor, këmbëngulës. 30 vjet më parë të afërmit e martuan me mblesëri me gruan që Besimi ka aktualisht. Një zonjë mjaft korrekte, bujare, humane, e palodhur. I sheh teksa shëtisin në lulishten “Nëna Mbretëreshë, Geraldinë” Burrel. Besimi thotë se gruaja është oksigjeni për të dhe i është shumë mirënjohës. Çifti jeton në normalitet të plotë, madje Canameti është kryetar i…

Read More

Arbana Osmani është një nga moderatoret më të dashura për publikun shqiptar. Karriera e saj ka nisur në ‘Top Channel’, aty ku vazhdon të qëndrojë edhe sot. Pavarësisht ngarkesës së saj në punë, ajo gjen kohën që herë pas here të ndajë me ndjekësit në ‘Instagram’, momente të ndryshme nga përditshmëria. Disa minuta më parë ajo ka publikuar një foto të sajën ku shfaqet e veshur me një palë xhinse ngjyrë blu, bluzë të bardhë dhe atlete të bardha, krahas së cilës ka shkruar: “Jetoj me këtë veshje, problematikat e demit”. Nëse do të shikonit me vëmendje profilin në ‘Instagram’…

Read More

Aurora Mara është opozitarja më e re parlamentare e cila përfaqëson qarkun e Dibrës si deputete e LSI-së. Vetëm tre javët e fundit, Aurora është shfaqur në parlament sportive dhe me flokët topuz. Deputetet veç të tjerave kanë dhe një kod veshjeje dhe Mara duket se e shkel këtë kod nga “koka te këmbët”. Me atlete dhe me pantallona të gjëra që ndryshe quhen dhe “çitjane” Aurora si duket është frymëzuar nga kryeministri Rama. Deputetja e LSI-së është parë me të njëjtat rroba, disa herë të cilave iu bën kombinime të ndryshme. Ndërkohë që flokëve nuk iu kushton aspak rëndësi,…

Read More

Olsi Bylykun aktori i humorit të cilin tani e shohim çdo të dielë në ‘Tv Klan’, në emisionin e njohur ‘BE coffee’, sot ka festuar ditëlindjen. Dy kolegët e tij Bes Kallaku dhe Erion Isai kanë vendosur ta urojnë me një dedikim në ‘Instagram’. “Olsi Bylyku vëllai im i vogël, vetja ime në moshën tënde, urime ditëlindjen, ke rrugë dhe karrierë të gjatë përpara. Zoti mbarë në gjithçka, përqafime. Edhe 100 role të tjera”, shkruan Besi krahas fotos me aktorin, ndërsa Erioni ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen. Qoftë jeta jote si talenti që zoti të ka falur… e pambarimtë, me peshë,…

Read More

Shtyhet për seancën tjetër kërkesa e Partisë Socialiste për afatin e komisionit të reformës zgjedhore. PS kërkoi shtyrjen e Komisionit të Reformës zgjedhore më 28 Nëntor, ku te perfshihej edhe diskutimi per sistemin zgjedhor. Përmes një letre, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla kërkoi nga kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ndryshime në vendimin për komisionin e reformës zgjedhore. Në letër, Balla kërkonte që afati i komisionit të reformës zgjedhore që është deri më 5 maj të zgjatet dhe të punojë edhe për sistemin zgjedhor.

Read More

Dashi Ju pret një ditë e mbushur me surpriza të shumta. Mund të fitoni një sfidë të vogël ose të keni një mundësi të cilën nuk e kishit menduar më parë. Kjo gjë ka të bëjë me ata persona që kryejnë një punë krijuese apo të pavarur. Demi Gjatë kësaj të premteje duhet të mundoheni që të relaksoheni dhe të mos mendoni për problemet e punës. Mundohuni që të shmangni personat që nuk ju lejojnë që të jeni të qetë por edhe ata që duan konfliktet. Në ditët në vijim mund të mërziteni për shkak të ndonjë problemi ekonomik. Binjakët…

Read More

Për arsye sigurie, dyert e zonës arkeologjike të Akropolit do të mbeten të mbyllura. Sipas informacioneve per motin nga Shërbimi Kombëtar dhe Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, pritet që moti të jete me shi dhe erë të rrëmbyer. Sipas raportit të jashtëzakonshëm të motit, do të shfaqen shira të forta, stuhi dhe stuhi lokale, të cilat do të vazhdojnë deri në mbrëmje. Vendimi për të mos u lejuar vizitat ne Akropol është marrë për të shmangur incidente si ai i djeshmi. Të mërkurën, katër persona dy turiste dhe dy oficere te artilerise u plagosën pak pas orës 16. 00,…

Read More