Author: tirana

Cilido nga ne është përballur me një situatë të vështirë, atë të lënies së bakshishit. Ndonjëherë është e vështirë lënia e tij në vende që nuk i ke vizituar më parë, nuk e di nëse duhet të lësh bakshish apo jo. Zakonet apo traditat ndryshojnë nga njëri vend tek tjetri dhe për t’i bërë gjërat pak më të lehta website-i britanik Pop Sugar ka bërë një përmbledhje të bakshisheve për të gjitha vendet evropiane. Shqipëri: Bakshishi nuk është i kërkuar, por gjithmonë i vlerësuar. Pjesa më e madhe e njerëzve përpiqen që të rrumbullakosin faturën në restorante. Bosnje dhe Hercegovina: Çmimet në Bosnje dhe…

Read More

Në përfundim të mbledhjes së Këshillit Kombëtar, kreu dmeokrat Lulzim Basha deklaroi se PD do të futet në zgjedhje vetëm kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Këshilli kombëtar sot ka sanksionuar hapat për betejën tonë politike. Të çrënjosim krimin, të çrrënjosim korrupsionin, të çlirojmë ekonominë nga krimi dhe korrupsioni. T’i shebëjë qytetarëve shqiptarë duke u rikthyer jo vetë shpresën, por edhe mundësitë. Vendimi është i qartë, PD do të futet në zgjedhje vetë kur të garantohen kushtet për zgjedhje të lira dhe të ndershme”, tha Basha.

Read More

Motori i një Boeing 737 që operohet nga kompania ajrore ruse Utair mori flakë në pistë, pak momente përpara se të ngrihej në fluturim nga aeroporti i Vnukovo. Ishin pasagjerët ata që dalluan flakët jashtë xhetit dhe ngritën alarmin. Ata mësohet se dolën jashtë avionit dhe situata u vu nën kontroll nga stafi teknik. Kompania ajrore tha se defekti ishte shkaktuar nga një ndërprerje e ajrit. “Situata është në rregull, avioni është plotësisht funksional, asgjë nuk kërcënoi sigurinë e pasagjerëve”, thanë zyrtarët e kompanisë ajrore ruse. Megjithatë për udhëtimin e planifikuar nga Moska për në Makhachkalado u përdor një tjetër avion./tvklan

Read More

Mjekësia alternative, ka zënë shumë vend sidomos në shërimin e disa problemeve të lidhura me gjëndrrën tiroide, shkruan Gazeta Express. Sipas shumë studimeve, përbërësi kryesor i tumerikut ka veti anti-inflamatore dhe anti-bakteriale, specifikisht ka shumë efekte pozitive edhe për disa sëmundje të lidhura më këtë gjëndër. Efektet pozitive të tumerikut në shëndetin e njeriut janë të shumta, disa prej tyre janë si më poshtë: Tumeriku ka agjent të fortë të forcimit të sistemit imun. Sistemi imunologjik i njeriut prodhon qeliza të bardha si kundëpërgjigje ndaj një infeksioni apo dëmtimi në indet e trupit. Këto qeliza inflamatore quhen qeliza citokinine përkatësisht…

Read More

Palestra, vrapim, not, ngjitje, këto janë vetëm disa nga mënyrat për të qëndruar të arsyeshme ose të humbasin peshën shtesë. Po sikur t’ju themi se kjo mund të jetë e tepërt? Në të vërtetë, ka aktivitete të përditshme, të cilat ndoshta na çojnë pa dijeninë për të djegur të njëjtën sasi të kalorive, nëse jo më shumë. Për çfarë po flasim? Natyrisht pastrim në shtëpi! Çdo ditë, larja, pastrimi, gatimi dhe gjithëpërfshirja përfaqësojnë një aktivitet fizik të papritur të rëndësishëm, të aftë për të na humbur kaloritë e tepërta. A nuk e beson? Le të analizojmë në detaje se çfarë…

Read More

Një nismë e pazakontë po bëhet virale në rrjet dhe po mbështetet çdo ditë nga më shumë njerëz. Bojkot kompanive celulare! Shkaku… dihet! Rritja e shfrenuar e çmimeve dhe paketave të komunikimit celular. Nisma është iniciuar nga një qytetar, i cili ka shkruar tek faqja “Lolita” dhe ka shprehur shqetësimin lidhur me ndryshimin e çmimeve të ofertave dhe paketave të kompanisë celulare. Shqetësimit i janë bashkuar shumë qytetarë të tjerë që thonë se kanë hasur të njëjtat probleme të pandryshuara, ndërkohë që shteti shqiptar është ende i verbër përballë të tillave abuzimeve. Kështu, Lolita ka propozuar një protestë e cila…

Read More

Katedralja e Parisit Notre Dame u përpi nga flakët mbrëmjen e së hënës dhe kjo u kthye në ngjarjen më të pasqyruar në botë. Për rikonstruktimin e Katedrale 850 vjeçare u mblodhën brenda pak ditësh një shumë e madhe eurosh. Ndërkohë që këto ndihma u duartrokitën, në mesin e personave kishte dhe nga ata që e kundërshtuan këtë vendim, apo iu duk paradoksal. Koreografi Aldi Nako ka ndarë në rrjetet scociale ku tregon se si u mbodhën parat brenda pak orësh për Katedralen, ndërkohë që mijëra persona vuiajnë urie dhe drejt tyre askush nuk i ka sytë.

Read More

Parlamenti zhvilloi seancën e parë në një atmosferë të qetë që prej 21 shkurtit, kur Partia Demokratike dhe pjesa tjetër e opozitës dogjën në grup mandatet. Para sallës së seancave plenare munguan protestuesit, munguan masat e përforcuara të sigurisë, munguan skenat e përplasjeve mes qytetarëve dhe policisë, por mbi të gjitha mungoi gazi lotsjellës. Çfarë ndryshoi nga vendimi dhe qëndrimi disajavor i opozitës për të protestuar para Kuvendit sa herë që mazhoranca mbledh këtë të fundit në seancë plenare? Që prej 13 prillit, kur u zhvillua protesta e fundit e opozitës janë dhënë tërthorazi disa sinjale të tjera se diçka…

Read More

Deputeti demokrat Myslim Murrizi shprehet se qëllimi i tij në parlament është që të prishë sistemin aktual zgjedhor. I ftuar në studion e lajmeve në Ora, ai tha se deputetet e opozitës në Parlament, nga PD dhe LSI nuk do të votojnë asnjë marrëveshje për ristrukturimin e kodit zgjedhor pa ndryshuar sistemin. “Në shqyrtimin tim shumë transparent në ditët e para pse nuk e e dorëzova mandatin ka qenë: Do të rri aty për të mundësuar sa të më japë zoti takat të prish sistemin zgjedhor që këta belbëzojnë si vemje dhe kurrë nuk e kanë artikuluar këta liderët e opozitës…

Read More

Sa fillon e ngrohet koha vajzat nxitojnë të veshin streçe, por disa prej tyre duhet ta kuptojnë që streçet nuk zëvendësojnë pantallonat ose të paktën ato që janë në këto foto. Për shumë arsye të ndryshme, vajzat që janë fotografuar në çdo vend të botës nuk duken mirë me veshjen që kanë zgjedhur. Disa kanë zgjedhur ngjyrën e gabuar, e të tjerave iu duket se çfarë shkruhet në të brendshme. Situata të sikletshme, por që nuk i kanë shpëtuar syrit të shumë njerëzve të cilët i kanë postuar në rrjete sociale. /Tch/

Read More

Këngëtarja e njohur shqiptare Ledina Çelo, nga sot nuk do të mbajë më shtetësinë shqiptare. Burime për tirananews.al, bëjnë me dije se ajo ka zgjedhur që të marrë pasaportën gjermane, vend ku jeton prej shumë vitesh tashmë. Ledina Çelo mbaroi liceun artistik “Jordan Misja” për kanto dhe më pas shkollën e lartë. Ka marrë pjesë në disa konkurse dhe sfilata mode, në Shqipëri dhe jashtë shtetit si dhe ka realizuar disa videoklipe. Disa nga sukseset e Ledinës janë: – 1992 “shtatori” (Konkursi i zërave të rinj, Vendi i dytë) – 1995 “E Doni Dashurinë?” (me Luan Zhegun në RTSH Fest…

Read More

Sopranoja shqiptare që na bënë krenar në gjithë botën, Ermonela Jaho do të rikthehet në Shqipëri në vjeshtë për të organizuar një koncert madhështor në kryeqytet. Artistja e madhe, njëkohësisht ambasadore e YWCA në Kauzën e Fjongos Rozë, do të performojë në një koncert bamirësie që do të mbahet në muajin tetor enkas për “Fjongon Rozë”, simboli ndërkombëtar i betejës kundër kancerit të gjirit. Të gjitha të ardhurat e këtij koncerti do t’i kalojnë YWCA për punën e saj në ndërgjegjësim dhe mbështetje psiko-sociale për gratë e prekura nga kanceri i gjirit dhe familjet e tyre. Jaho një ndër emrat…

Read More