Përveç aktiviteteve të saj si këngëtare, që sivjet janë të shumta, Dafina ka vazhduar që të postojë foto nëpër rrjetet sociale. Dafina para dy ditësh kishte postuar një foto ku çonte gishtin e mesëm për fansat e saj, ajo e ka bërë këtë përsëri sot. Madje, këngëtarja është e veshur si një hajdute, një stil ky i kohëve të fundit që është përdorur për vajzat rebele në SHBA, që janë të njohura për publikun. “Mos e merrni mirësinë time si dobësi. Bisha në mua ende po flenë. Nuk kam vdekur”, ka shkruar ajo poshtë kësaj fotoje. Dafina sivjet është shumë…
Author: tirana
Dy të burgosur janë përleshur mes tyre në burgun famëkeq të Koridhalos. Sipas mediave greke, bëhet fjalë për një grek 33-vjeçar dhe një shqiptar 27-vjeçar. Ata u përleshën ashpër mes tyre dhe kanë pësuar lëndime. Ngjarja ndodhi në sektorin e 4-t të burgut. Dy të burgosurit u dërguan në spital për të marrë trajtim mjekësor. Emrat e tyre nuk janë bërë të ditur, por shtypi grek shkruan se shqiptari është dënuar për trafik droge, kurse 33-vjeçari grek për grabitje. Konfrontimi i tyre është regjistruar nga kamerat e sigurisë, ndërsa motivet janë të paqarta.
Nga Anduena SefgjiniLavdi Vani 42 vjeç nga fshati Kurqelaj, njësia administrative Suç, Bashkia Klos jeton vetëm në një dhomë vet i gjashtë në kushte tepër të vështira ekonomike. Ai është i martuar me Mirbana Vanin dhe kanë sebashku 4 fëmijë, 3 vajza dhe 1 djalë. Lavdiu jeton vetëm me 6 300 lek përkrahje sociale në fshatin Kurqelaj. Tre fëmijët e tij detyrohen çdo ditë të bëjnë rreth 10 km rrugë në këmbë deri në shkollë. Varfëria është ulur këmbëkryq në këtë familje ku kryefamiljari shprehet se fëmijët e tij kanë qëndruar me jave pa ngrenë, vetem duke konsumuar ujë me…
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka vendosur sekuestro ndaj një ish-deputeti të njohur socialist. Vlera e pronave të sekuestruara kap 40 milion euro. Organi i hetimit bën me dije se pronat i janë sekuestruar ish-deputetit socialist, Arben Ndoka. Sekuestrimet janë pjesë e hetimeve të nisura në vitin 2016 për dosjen “339”, ku u sekuestruan fillimisht 300 mijë metra katrorë tokë në bregdetin e Lezhës, në vendin e quajtur Mali i Rrenzit në Shëngjin. Po kështu bëhet e ditur se Ndokës i janë sekuestruar toka edhe në zonën Rana e Hedhun, Laguna e Lezhës, si edhe disa apartamente në plazh. Sipas…
Biznesmeni i njohur në fushën e medias sot feston 60-vjetorin e lindjes dhe për këtë ka organizuar një festë vërtetë special. Hysenbelliu ka mbledhur të afërm, miq dhe stafin e kompanive që drejton në restorant ‘Tribe’ në kryeqytet, raporton Neësbomb.al. Nën ritmet e muzikës dhe ushqimeve të ndryshme, të ftuarit duket se ja kanë kaluar vërtetë mirë.
Sot është 34 vjetori i vdekjes së ish-udhëheqësit komunist të Shqipërisë, Enver Hoxhës. Më poshtë do të mund të lexoni kujtimet Kristaq Ramës, babait të kryeministrit aktual, të botuara në vitin 1988,në vëllimin e parë të kujtimeve për Enverin që u botuan me rastin e 80-vjetorit të lindjes së ish-udhëheqësit komunist (Kujtime për Enverin, 1988, f.387-391). Nga Kristaq Rama Në vitet e parë të pasçlirimit, kur isha nxënës në Liceun artistik, më caktuan të shoqëroja shokun Enver në lozhën që ishte caktuar për të, në një shfaqje që jepte shkolla jonë në skenën e Teatrit Popullor. Kisha emocionet e natyrshme…
Një foto e postuar së fundmi në Instagram nga Emina Cunmulaj nxiti shumë debate. Modelja shqiptare pozonte në pishinë me rroba banje dhe me një pamje shumë natyrale. Disa nga fansat e përgëzuan për natyralitetin, ndërsa të tjerët i vendosën në dukje masën e vogël të gjoksit. Në një Insta Live të mbajtur pasditen e djeshme me ndjekësit e saj, Emina shprehu hapur mendimin e saj. “Nisën të shkruanin disa: ‘Sa natyrale, por ‘dërrasë’’. Boll ore djalë, mos të shkojë syri aty ku s’duhet”, tha fillimisht modelja. Emina u sqaroi të gjithëve se është e dashuruar me trupin e saj…
Ish-deputeti i PD-së, Astrit Patozi i ka dalë në mbrojtje deputetes Rudina Hajdari, e cila shpesh është vënë në qendër të kritikave për shkak të artikulimit të saj. Nëpërmjet një postimi në facebook, Patozi i drejtohet deputetes së PD-së, ndërsa i thotë se ky është vetëm fillimi, pasi shton ai, shumë shpejt “do të vijë dita kur do të sulen shumë herë më keq”. Sipas tij këto sulme vijë për faktin se Hajdari i ka tronditur me vendimin dhe qëndrimet e shpallura, ndërsa shton se këto janë si një provë se deputetja po bën gjënë e duhur. Postimi i plotë:…
Dy vjet nga debati për reformimin e Akademisë së Shkencave, mazhoranca socialiste ka hedhur hapin konkret për të konkretizuar nismën e saj. Janë 14 deputetë socialistë të cilët kanë depozituar në Kuvend projektligjin për ndryshimet në Akademinë e Shkencave, duke filluar që nga mënyra e organizimit të saj, financimi e gjer tek anëtarësia duke vendosur edhe limite moshe. Në draftin e siguruar nga tirananews.al, thuhet se Asambleja e saj përbëhet nga akademikët dhe akademikët e asocium, dhe numri i akademikëve është deri në 30, ndërsa numri i akademikëve të asociuar është deri në 10. Nisma e propozuar Janë 3 procedura…
Që kur ilaçet antibiotikë u shpikën në vitet 1940, përdorimi i antibiotikëve natyralë ra ndjeshëm. Të paktën derisa një studim i ri ka treguar për efektet anësore që shkaktojnë antibiotikët e krijuar në laborator. Tani gjithnjë e më shumë njerëzit po shfaqin interes për përdorimin e antibiotikëve natyralë. Por kur dhe pse nuk duhet të përdorim antibiotikë të krijuar në laborator? Çfarë problemesh shkaktojnë antibiotikët? Çdo herë që ju gëlltisni një antibiotik të krijuar në laborator, ju i shkaktoni shumë dëme aparatit tuaj tretës duke vrarë bakteret e mira në stomakun tuaj. Kjo gjë mund të shkaktojë: Dobësim të sistemit…
Edhe pse Bajerni iu rikthye rezultateve pozitive në kampionat, tensioni në kampin bavarez duket i pashmangshëm. Mediat gjermane raportojnë se paraditen e sotme dy futbollistët Robert Levandovski dhe Kingsli Koman janë përplasur me njëri-tjetrin. Sipas “Bild”, polaku ka kritikuar francezin. Edhe ky i fundit nuk ka nguruar t’i kundërpërgjigjet, teksa situata ka agravuar në përplasje fizike. Levandovski dhe Koman nuk i kanë kursyer grushtet mes tyre. Për të qetësuar situatën kanë ndëhyrë mbrojtësit Shyle dhe Boateng. Një ngjarje e pazakontë, që nuk i ka hije një klubi të madh si Bajerni i Mynihut.
Kjo është historia e një djaloshi shqiptar, që ka impresionuar edhe të përditshmen amerikane New York Times. Vinny Dautaj, për shokët e tij shqiptarë Visi, është një djalë nga Librazhdi, i cili ka gjetur fatin e tij në anën tjetër të Atlantikut. “Shqiptarëve të shkretë, iu shkoi jeta duke filluar një jetë të re!”, thotë Preç Zogaj te ‘Vera e përjetshme’. E tillë është edhe historia e Visit. Herën e parë, në fakt, e filloi jetën e re në Firence, djepin e Rilindjes europiane. Këtu, pasi kishte nisur studimet në një univeristet, njihet dhe dashurohet me një vajzë amerikane. Kjo…