Author: tirana

Në fillim të muajit mars, Jonida Maliqi publikoi videoklipin zyrtar të këngës, me të cilën do të përfaqësojë Shqipërinë në “Eurovision”. Përveç performancës së shkëlqyer të Jonidës, të gjithëve u tërhoqi vëmendjen pjesëmarrja e djalit të dy balerinëve të njohur, Enada Hoxha dhe Gerd Vaso. Roani është imazhi kryesor në klip, i cili pasqyron fenomenin e emigracionit. Ditën e sotme e ftuar në emisionin “Ftesë në 5”, Enada Hoxha ka treguar se përfshirja e tij ishte rastësi. Ajo ka treguar se Roani ka përfituar shumë nga jetesa me dy prindër artistë, sepse i ka shërbyer në aktivitetet në të cilat…

Read More

Hajdër Bendaj i është drejtuar emisionit “Stop” në Tv Klan për një problem shëndetësor. Ai vuan nga kanceri i tiroides dhe është trajtuar me medikamentin “Nexavar” për 6 muaj nga mjekët e QSUT. Këtë ilaç ia kanë rekomanduar mjekët në Turqi, ku dhe është operuar. Megjithatë, për të marrë këtë ilaç është shumë e vështirë. Vetë pacienti Hajdër Bendaj tregon se një kuti e këtij medikamenti kushton 5 milionë Lekë të vjetra në muaj. Një kuti “Nevaxar” ai duhet të përdorë çdo muaj dhe këtë mjekim duhet ta marrë për një vit. Mirëpo, ky ilaç nuk është në listën e barnave…

Read More

Ashtu sikurse u njoftua nga Ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, efektivë të Policisë Ushtarake dhe Batalionit Special të Forcave tona të Armatosura janë vendosur prej mbrëmjes së sotme në perimetrin e sigurisë së aeroportit “Nënë Tereza”. Kjo masë sigurie ndërmerret një ditë pas super grabitjes ku u morën 10 milionë lekë dhe mbeti i vrarë Admir Murataj. Më herët, kryeministri Rama deklaroi se kompania kineze ka dështuar për ruajtjen e sigurisë së aeroportit dhe nga sot shteti do të marrë në dorë ruajtjen e sigurisë së brendshme dhe të perimetrit të sigurisë së aeroportit.

Read More

Dashi Kjo e enjte nuk do të jetë në ritmin e duhur. Do të keni shumë gjëra për të bërë dhe do të ndjeni nevojën për tu relaksuar. Është mirë që të reflektoni lidhur me situatat. Parashikohen shumë polemika në sferën familjare dhe profesionale. Ka shumë rëndësi që të planifikoni nismat e reja, por në të njëjtën kohë do të përballeni edhe me mundime. Demi Dita do ju gjejë protagonistë, ku do të jeni të privilegjuarit e yjeve. Jeni përkushtuar shumë dhe në fund do të arrini synimin që i keni vendosur vetes. Jeni të mbushur me forcë dhe do…

Read More

Prej disa kohësh e kemi parë të shkëputur prej projekteve në ekran por mesa duket Ledion Liço paska qenë duke u përgatitur për projektin e tij të madh. Sipas Iconstyle.al, moderatori i njohur po punon për krijimin e një televizioni të ri kushtuar argëtimit dhe muzikës shqiptare, që quhet “Melody TV”. “Gjithçka e re kushtuar etnomuzikës shqiptare, me pjesëmarrjen e artistëve më të mirë. Motivi Shqip, tradita që na bashkon brenda dhe jashtë kufijve. Hitet më të famshme të momentit”,-shkruhet në përshkrimin për televizionin.

Read More

Në Johan Cruijff ArenA, Ajaxi dhe Juventusi zhvillojnë ndeshjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Skuadra holandeze ka për objektiv ta fitojë sfidën duke mos pranuar gola në terren vendas. Duke qenë skuadër mike, Zonja e Vjetër do të tentojë të shënojë gola, në përpjekje që ta ketë më të lehtë në ndeshjen e kthimit në Torino. Trajnerët Erik ten Hag dhe Massimiliano Allegri i kanë përgatitur formacionet e tyre për këtë përballje të rëndësishme. Formacionet zyrtare: Ajax XI: Onana; Veltman, De Ligt, Blind, Tagliafico; Van de Beek, De Jong, Schone; Ziyech, Tadic, Neres. Juventusit XI: Szczesny, Cancelo, Bonucci,…

Read More

Këngëtarja Albërie Hadërgjonaj ka kaluar të 40-tat dhe sërish duket në ditët e saj më të mira. Ajo në një postim në Instagram ka treguar se si ja del të mbetët e re. Këngëtarja ka pranuar se për të patur fytyrën që ka herë pas herë u nënshtrohet trajtimeve të ndryshme me botoks dhe lazer për të patur lëkurën e adhurueshëm. Albërie ka treguar se shqetësimi i saj i fundit janë rrudhat poshtë syve. ‘Të dashura motra kujdesuni për veten, për burrat, pse jo dhe për dashnorin, ndjehuni sexy’ ka përfunduar videon këngëtarja duke marrë poza lozonjare.

Read More

Dy rrjetet më të mëdha sociale, Facebook dhe Instagram gjatë pasdites së kësaj të mërkure kanë rënë së funksionuari duke krijuar panik dhe vështirësi në logimin për miliona përdorues. Përdoruesit e këtyre rrjeteve e kanë pasur të kenë akses në llogaritë e tyre, duke mos kryer dot asnjë veprim. Informacionet paraprake bëjnë me dije se ky është një problem që është shfaqur më shumë në zonën e Europës duke përfshirë edhe përdoruesit e rrjeteve sociale në Shqipëri. Ndërkohë nuk ka asnjë reagim zyrtar në lidhje me këtë problem që ka ndodhur me përdorimin e rrjeteve sociale.

Read More

“Varfëria mund të lërë gjurmë të përhershme në ADN-në tonë”, thonë shkencëtarët. Studime të shumta kanë treguar se çfarë ndikimi të ndjeshëm mund të ketë niveli social-ekonomik mbi shëndetin e njeriut dhe sëmundjet e tij, ndërsa pabarazia sociale përbën një element stresi për njerëzit në mbarë globin. Edukimi dhe të ardhurat e ulëta konsiderohet se rrisin rrezikun për sëmundjet e zemrës, diabetin, shumë lloje të tumorit dhe sëmundjet infektive. Ndërsa statusi socio-ekonomik lidhet me procese fiziologjike që kontribuojnë në zhvillimin e sëmundjeve të tilla, si inflamacioni kronik, rezistenca ndaj insulinës dhe rregullimin e hormonit të stresit, kortizolit. Shkencëtarët e Universitetit…

Read More

Kejsi dhe Stresi janë një nga çiftet më të dashura të publikut shqiptar dhe kjo për shkak të dedikimeve që shpesh herë i kushtojnë njëri-tjetrit. Si është bërë e ditur, momentalisht Stresi ndodhet larg bashkëshortes së tij, pasi prej kohësh ndodhet në arrest. Pavarësisht kësaj, Kejsi duket se ka qenë mbështetja e tij më e madhe dhe këtë e ka shprehur shumë herë në rrjetet sociale. Ditën e sotme, ajo ka publikuar një foto të vjetër, ku shfaqet pranë këngëtarit dhe të dy duken shumë të lumtur. “Më mungon buzëqeshja jotë që ma shton jetën sa herë e shoh”, ka…

Read More

Automjetet e licencuar për transport udhëtarësh e taksitë, nga 15 prilli do të përfitojnë lehtësim procedurash. Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor njofton se pas pak ditësh do të aplikohet procedura e re që thjeshton procedurën e rinovimit të Komoditetit (detyrim për të gjithë zotëruesit e mjeteve të licensuara për transport udhëtarësh e taksi!) duke ofruar Rinovimin me vetedeklarim onlinë. “Kontrolli do jetë me short ose te pika e kolaudimit. I zoti i mjetit bëhet përgjegjës për vetëdeklarimin dhe merr certifikatën pa qenë nevoja të dalë çdo vit në komision, pa vërdallosje me mjetin, pa shpenzim kohe e…

Read More