Author: tirana

Kushdo që ka të ardhura në shumën mbi 2 milionë lekë në vit është i detyruar që të paraqesë Deklaratën Individuale Vjetore të të Ardhurave deri me 30 prill. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën apel atyre që kanë këtë nivel të ardhurash që të bëjnë kujdes në respektimin e afatit dhe në plotësimin e deklaratës. Deklarata Individuale Vjetore e të Ardhurave është e detyrueshme të paraqitet gjithashtu edhe nga individët jo rezidentë, të cilët realizojnë të ardhura të tatueshme, me burim në Republikën e Shqipërisë, në shumën mbi 2,000,000 (dy milionë) lekë. Tatimet informojnë se individët janë të…

Read More

Modelja Elsa Hoska ka treguar hiret e saj derisa ka pozuar e zhveshur për të bërë fushatën e marketingut për një linjë të re argjendarie. Ajo konsiderohet modelja magjike e Victoria’s Secret. Elsa Hosk ka pozuar e zhveshur për disa fotografi të nxehta për të bërë fushatën e marketingut për argjendarinë Logan. Modelja është përpjekur të mbulojë gjosin me duar, por serisht fotot mbeten shumë të nxehta.

Read More

Futbolli italian në vitet e fundit po kalon probleme të shumta dhe mjaft klube janë të detyruara të shpallin falimentime të njëpasnjëshme pasi nuk përballojë dot më konkurrencën e ekipeve të mëdha. Të njëjtin fat po e ndjek dhe Lukezen, skuadrën që dikur ka milituar dhe në Serinë A, ndërsa në dy raste është shpallit kampione e Serisë B. Ekipi me qendër në Luka të Toskanës, pati falimentuar në vitin 2008 dhe sërish në vitin 2011, ndërsa po bëhet gati për falimentimin e tretë. Sipas asaj që sqaron Enriko çenikola, konsulent i skuadrës kuqezi, po kërkohet shitja e skuadrës duke…

Read More

Rita Ora do të kthehet sot sërish në vendlindjen e saj. Këngëtarja shqiptare me famë botërore po vjen sot në Kosovë, për vizitën që më herët ajo vetë e ka lajmëruar. Rita po vjen në Kosovë tani si ambasadore, pasi ajo me projektin më të fundit ka vendosur që t’i dalë në krah grave që janë viktima të dhunës. Ajo ka bashkëpunuar me firmën e njohur ndërkombëtare, Escada, për të cilët ka dizejnuar disa çanta ndërsa 15 euro nga shitja e çdo çante do të ndahen pikërisht për Kosovë. 28-vjeçarja do të qëndrojë tre ditë në vendlindje në kuadër të…

Read More

I dashur Elez, e kam lexuar jo pa keqardhje, fjalën Tuaj në ceremoninë e përvjetorit të 110-të të gazetës “Dielli”. Konsiderata personale për Ju, e lidhur me historinë e një marrëdhënieje të posaçme në distancë, krijuar tash e thuajse 30 vjet më parë, në momentet e lavdishme të Zërit shqiptar të Amerikës, ma imponon që t’Ju drejtohem publikisht. E gjej për të ardhur keq gjuhën e përdorur prej Jush lidhur me qeverisjen time. Aspak jo pse Ju jeni kritik për të. Por sepse, në shtjellën Tuaj ka më shumë etiketime fyese e të pavërteta të vrazhda, se sa argumenta e…

Read More

Ben Blushi, politikani shkrimtar, e përshkruan kështu në romanin e tij të ri “Kandidati” qytetin e Elbasanit, një libër tërësisht ironik që iu kushtua katër vite më parë kryetarit aktual të bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini, që në librin e tij e ka quajtur Kadim Sedini. Blushi e konsideron kandidatin një “kandidat të vdekur” dhe personazhi kryesor i librit, duhet të bëjë fushatën e një kandidati të vdekur. Të gjitha detajet të çojnë te fushata e Elbasanit dhe kreut aktual të bashkisë që mori votat e qytetarëve të Elbasanit. Në mënyrë figurative, autori bën ironi për kandidatin e vdekur, ndoshta…

Read More

Katër personat e arrestuar ditën e sotme janë emra të njohur për botën e drejtësisë. Ai që njihet si drejtuesi i grupit, Leonard Duka, është akuzuar nga policia për plagosjen e një shtetasi në mars të 2017. Që prej atëherë 32-vjeçari ishte në arrati. “Shtetasit e shpallur në kërkim, me shtetasin e dëmtuar, më parë kanë pasur një konflikt midis njëri-tjetrit dhe konkretisht më datë 8 shkurt 2017, konflikt i cili është trajtuar nga Komisaraiti Nr 4. Po punohet për kapje e autorëve të dyshuar të ngjarjes. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë për veprat penale ‘Vrasje me paramendim, mbetur në…

Read More

Kantautori i njohur shqiptar, Pirro Çako ka qenë i ftuari i radhës në programin e pasdites ‘Rudina’. Përveçse foli për suksesin e këngës ‘Sekreti im’ një bashkëpunim me Xhensila Myrtezaj, ai nuk la pa prekur edhe largimin nga jeta të babait. Plot emocion ai rrëfeu një detaj shumë prekës nga një bisedë e shkëmbyer me të kur ishte ende gjallë. “Një ditë në një debat kur babai ishte ende, i thashë: Nuk dua, nuk kthehem më në muzikë. Kurse ai u mërzit dhe m`u përgjigj: Verdi bëri muzikë deri 82 vjeç. Pse ti të mos shkruash? Shkruaj rrallë, por riktheu…

Read More

I dënuar si një anëtar i një grupi kriminal i specializuar në trafikun e drogës dhe importin e dërgesave të mëdha në Puglia, shqiptari u arrestua dje nga agjentët e policisë Viserba. Kapja pasoi një kontroll policor në një vendbanim ku 45 vjeçari dyshohej se fshihej. Pas disa orëve ndjekjeje, dy bashkëpunëtorët ishin vënë re duke përgatitur valixhet për të mundësuar arratisjen e shqiptarit. Gjatë arrestimit, policia zhvilloi edhe një kontroll në ndërtesën ku qëndronte i ai si dhe makinën luksoze që kishte në dispozicion. Pasi u identifikua dhe u kap nga policia, në gishtin e tij u vu re…

Read More

Rektori i Universitetit Bujqësor në Kamëz Bahri Musabelliu dhe dy zv/rektorët e këtij universiteti Sulejman Sulçe dhe Remzi Keco, janë në verifikim në një dosje penale të nisur nga prokuroria e Tiranës. Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për procedurën e lëvrimit të një fondi prej 640 mijë dollarë, me qëllim ndërtimin e një murri rrethues dhe një porte. Dosja penale është rregjistruar për akuzën e “Shpërdorimit të detyrës” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale”. Ndërsa personat që janë objekt i këtij hetimi janë tre emrat e sipërcituar në këtë shkrim. Pritet që në ditët në vijim prokuroria e…

Read More