Ministrja e Drejtësisë, znj. Etilda Gjonaj gjatë ditës së sotme zhvilloi një vizitë zyrtare në Berlin, Gjermani. Në këtë vizitë, Ministrja Gjonaj u prit në një takim nga Ministrja e Drejtësisë dhe Mbrojtjes së Konsumatorit Znj. Katarina Barley dhe Sekretari Parlamentar i Shtetit në Ministrinë e Drejtesisë, z. Christian Lange. Promovimi dhe prezantimi i arritjeve të Shqipërisë, veçanërisht për Reformën në Drejtësi, ishin fokusi kryesor i vizitës. Në fjalën e saj, znj. Gjonaj, paraqiti arritjet dhe ecurinë e deritanishme të Shqipërisë, sa i përket Reformës në Drejtësi, ngritjen dhe funksionimin e organeve të reja, duke theksuar sfidën e zgjedhjes te…
Author: tirana
Gazetari Andi Bejtja ka kritikuar Ministrinë e Turizmit për spotin ‘Taken by Albania’ në studion e emisionit ‘Opinion’, që e cilësoi si katunar. “Mirë ishte që debati të bëhej para se të bëhej spoti. Mua nuk më shqetëson shumë një film që ka për personazh një tropojan. Është pak spot katunar. Nuk ka pse më bën mua impresion një film e ta kthej këtë për një spot për turizmin. Mund të kishte ndodhur atë vit që doli filmi, se po ta kërkosh në google del filmi Taken e pastaj del spoti”, deklaroi Bejte. Ministri Blendi Klosi nga ana tjetër mbrojti…
Në shkollën 9 vjeçare “Gustav Mayer”, në qytetin e Tiranës, u zhvilluar aktivitet sensibilizues në kuadër të ditës Ndërkombëtare të Romëve. Situata që synonte të zhvillonte njohuritë, aftësitë dhe shprehitë rreth temës ishte “Romi dhe Romuli”. Fëmijët u vendosën në grupe duke iu dhënë pika orientimi mbi origjininën, prejardhjen, traditat dhe kulturën Rome. Iu kërkua të krijonin me pikat e orientimit të dhënë imazhin rreth një njeriu Rom si dhe të përshkruanin nëpërmjet një eseje, pikture, ose referimi, duke nxjerrë në pah që pavarësisht përkatësisë racore ata gëzojnë të drejta të barabarta dhe meritojnë të trajtohen me dinjitet e gëzojnë…
Kreu i qeverisë, Edi Rama darkoi sot në restorantin ‘Padam’ në kryeqytet nën shoqërinë e pronarit të TV Klan, Aleksandër Frangaj dhe gazetarit Bendi Fevziu. Darkës i është bashkuar edhe biznesmeni Saimir Mane. Darka në restorantin luksoz që ndodhet pas Kryeministrisë, vjen katër ditë pas takimit që kryeministri Rama pati me ish-deputetin, aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi dhe biznesmenin Saimir Mane në zyrën e tij.
Kalimi në finalen e Campeono del Goiano në Brazil nuk ka kaluar pa polemika për Atletico GO. Skuadra braziliane mposhti në gjysëmfinale skuadrën e Vila Nova, por lajmi nuk është pikërisht këtu. Ajo që ndodhi në fundin e takimit ishte një skandal në vete. Siç mund ta shikoni edhe nga video e “Globo esporte”, një sherr masiv shpërtheu mes dy kampeve të skuadrave, duke shkaktuar kaos në fushën e blertë. Një situatë që kërkoi ndërhyrjen e menjëhershme të policisë, e cila përdori shkopinjtë e gomës dhe spajtin lotsjellës për të vendosur qetësinë. Personi që u dëmtua më shumë ishte,…
Këtë të diel, Flori dhe Sadina, bashkëshortja e tij, festuan plot 15 vjet nga njohja e tyre. Që nga vitet e Liceut, kur studionin të dy e deri më sot, çifti i bashkëshortëve kanë qenë përherë bashkë. Sot, prindër të dy fëmijëve, Krena dhe Glauk, Flori dhe Sadina ndihen të lumtur me familjen e tyre, ndonëse, aktori nuk e ka mbyllur ende me fëmijët. Në fillim donte të kishte katër, ndërsa tani ka dëshirë të ketë plot 5 fëmijë. Provën se mund t’ia dalë edhe me 5, e dha edhe sonte nga anija e Piter Panit ku ishte i ftuar…
Nga Mero Baze Zëvendës ndihmës sekretari i Shtetit për Evropën, Matthew Palmer, nuk është në Tiranë për krizën e opozitës. Kjo nuk do tia vlente të nënvizohej, sikur Lulzim Basha të mos përpiqej ta paraqiste dhe vizitën e tij në rajon, si një efekt të djegjes së mandateve. Po të ishte kështu do të ishte shumë mirë. Do të ishte mirë për opozitën, mirë për qeverinë dhe akoma më mirë për Shqipërinë. Por fatkeqësisht nuk është kështu. Matthew Palmer është në rajon për problemet e SHBA dhe jo për problemet e Lulzim Bashës. Dhe kjo për opozitën është shumë më…
Një japonez në katër, të moshave nga 18 deri në 39 nuk ka pasur kurrë përvoja seksuale: përqindja është në rritje të qartë (mbi 20%) krahasuar me njëzet vjet më parë. Kjo u zbulua nga një sondazh i Universitetit të Tokios dhe Institutit Karolinska, me seli në Suedi, i cili zhvilloi kërkime midis burrave dhe grave të orientimit heteroseksual. Sipas studimit, të publikuar në British Medical Journal, bazuar në të dhënat e pjellorisë, të siguruara nga Instituti Kombëtar i Statistikave dhe Sigurimeve Shoqërore Japoneze, përqindja e personave meshkuj pa ndonjë përvojë në sferën e intimitetit në grupin e moshave në…
Sapo u bë pjesë e Top Channel, Kelvi Kadilli gjeti një terren që i shkonte shumë për shtat me natyrën dhe mënyrën e të bërit televizion, dhe me Pop Culture së bashku me Dojna Memën formuan një dyshe të pazakontë për ekranet shqiptare. Programi i të rinjve, që nisi transmetimin çdo ditë e këtë sezon çdo të shtunë, nga sezoni i ri mund të vijojë transmetimin, por jo më me Kelvi Kadillin. Kadilli ishte i ftuar pasditen e sotme në emisionin “Vizioni i Pasdites” në Vizion Plus, së bashku me Arjola Shehun, për të rrëfyer më shumë për miqësinë e…
Nga Mustafa Nano Për herë të fundit, Alfred Moisiun e takova dje. Dje, dje, më 5 prill 2019. E kisha në “Provokacija”. Asistentja ime bëri një gabim. Nuk e priti te porta, atje ku rrinë rojet dhe makinës së tij, që ishte një “Skoda” a “Mazda” e vogël (unë nuk ia them shumë për të shquar makinat nga pamja e jashtme), iu desh të vinte rreth për 2-3 minuta nëpër hapësirat e “TV Klanit”, në Kinostudio. Dhe atij nuk i erdhi mirë. Nuk e dha veten fare në fillim. Por në fund, pasi mbaruam, iu drejtua asistentes me një ton…
Suksesi është një gjendje e mendjes, është një mënyrë për t’u përballur me jetën e përditshme, duke kapërcyer vështirësitë, duke e vënë veten në vijë të parë, duke rënë dhe duke u ngritur përsëri. Por cilido qoftë përkufizimi juaj i suksesit, ka frymëzime universale që ju bëjnë të ndiheni plot dhe të përmbushur. Le të shohim pesë prej tyre! Përqendrohuni tek vetja juaj Mos ndaloni duke pyetur veten se çfarë doni në të vërtetë! Dëgjimi i emocioneve tuaja do t’ju ndihmojë të kuptoni se cilat janë nevojat tuaja autentike, hapi i parë në gjetjen e rrugëve të reja. Aftësia për…
Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në derën e oborrit të Marin Begesë në fshatin Kukël të Bashkisë Vau i Dejës. Ka qenë ora 06:30 e mëngjesit e 21 marsit, kur Marin Begeja, sapo ka dalë te dera e oborrit, ka dëgjuar tritolin të shpërthente. 48-vjeçari, baba i 6 fëmijëve, i ka shpëtuar këtij atentati duke marrë vetëm disa dëmtime të lehta. Begeja ka dyshime të forta se tritoli ndaj tij është vendosur si pasojë e konflikteve që ka pasur babai i tij, Tomë Begeja, i cili fund të korrik të vitit 2002 u ekzekutua nga Policia e Shkodrës.…