Meghan Markle është një ndër personazhet më të diskutuar të familjes mbretërore, sepse që kur është bërë pjesë e saj ka thyer një sërë rregullash të protokollit. Së fundmi është mësuar se ajo nuk ka pranuar që fëmijën e saj ta sjellin në jetë mjekët gjinekologë, që mbretëresha ka zgjedhur prej vitesh. Sipas burimeve të “Daily Mail”, Dukesha nuk dëshiron që fëmija i saj të vijë në jetë nga disa burra. Kjo ka qenë disi surprizuese, sepse mjekët në fjalë janë më të mirët dhe ata kanë sjellë në jetë tre fëmijët e Kate Middleton. Meghan ka kërkuar që në…
Author: tirana
Gjykata e Tiranës ka vendosur sot të dënojë me 70 mijë lekë të reja gjobë, ish-deputetin e PD-së, Luciano Boçi, i cili është paditur nga ish-ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla. Gjykata ka shpallur sot fajtor Boçin për veprat shpifje dhe fyerje, duke e dënuar atë me 50 mijë lekë për secilën nga këto vepra penale. Me bashkimin e dënimit, ish-deputeti i PD-së, do t’i paguaj si dëmshpërblim, ish-ministres së Arsimit, një total prej 70 mije lekësh të rinj. Boçi e ka akuzuar Nikollën për shkelje të tenderave me dëftesat e shkollave 9-vjeçare, ndërkohë që ish-ministrja ka sqaruar se ky tender…
Këngëtarja e njohur Rezarta Shkurta ka replikuar me Shkëlzen Berisha. Teksa ky i fundit e kërcenoi me padi, patnerja e nipit të ish diktatorit Enver Hoxha i është kundërpërgjigjur duke e akuzuar për krime ndaj shqiptarëve. Ajo i kujton djalit të ish kryeministrit Berisha se është “I përlyer me gjak nga koka te këmbët”.
Shkarkimi i Kristian Panuçit, e ka vënë FSHF-në dhe Armando Dukën, në lëvizje për një trajner që do të arrijë të sjellë sërish entuziasmin te Kombëtarja. Para disa ditësh qarkulloi lajmi se Duka ishte në Bolonja për të folur me Alberto Zakeronin. Por, sipas asaj që raporton “Radio Kiss Kiss”, Duka ka qenë në Itali, jo për të takuar Zakeronin, por Eduardo Rejën dhe për të vazhduar punën, të cilën e kishte nisur në “Loro Boriçi”, pas humbjes me Turqinë. Bëhet fjalë për një ofertë prej 250 mijë eurosh në vit, po aq sa përfitonte Panuçi, pa pagën e stafit.…
Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan sot se jane porositur qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi ne vend, nen mbikeqyrjen e qeverise. Me nje shenim ne faqen e tij ne Facebook, Berisha shkruan se me kete operacion kriminal, qeveria synon se pari te zbuse pakenaqesine masive qe ekziston sot ndaj saj dhe se dyti do te perdore mbjelljet dhe produktet e hashashit per qellime te blerjes se zgjedhjeve qe po duken ne horizont. Postimi i Berishës Porositen qindra mijra fidane dhe po pregatiten mbjellje te medha kanabisi! Te dashur miq, burime shume mire te informuara njoftojne se narkoqeveria e narkoshtetit…
Uliksi I Vogel, djali i këngëtares Adelina Ismajli ka festuar 2-vjetorin e lindjes. Mami dhe babi janë kujdesur që t’i përgatisin të voglin Uliks një festë të bukur ditëlindje me tullumbaca, qirinje per te krijuar nje atmosfere festive per te voglin e tyre. Mami Adelina ka zgjedhur të mos publikojë asnjë pamje nga ditëlindja ndërsa babi Vali ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga ambienti festiv ndërsa ka shkruar një urim për Uliksin nën foto. “Të don mami dhe babi, jetofsh i lumtur gjithmonë”; ka shkruar Vali në foton ku duket i biri i ulur para tortës së ditëlindjes…
AE kotë ta tjerrësh gjatë! Djegia e mandateve parlamentare nga opozita ka rrëzuar përtokë fasadën e pseudodemokracisë shqiptare. Edi Rama është fillikat e vetëm i rrethuar kudo me korrupsion e banalitet me qyfyre e gaz lotsjellës. Dy pamje na shfaqen përditë. Kryeministri, “rilindja” e të cilit nga sondazhet serioze është për herë të parë dukshëm në minorancë, në mënyrë intensive i është kthyer ligjërimit mbushur plot, me kinse batuta e shakara alegorike. Ato bëjnë me qeshë vetëm punonjësit e administratës publike në skenën e ERTV-së, këtij “Zëri i popullit” të ri, i cili ka vrarë gazetarinë dhe instaluar propagandën. Rastësore…
Sa herë që ai vjen në Shqipëri, nis diskutimi në lidhje me Kombëtaren. Ka ardhur për t’i bërë presion trajnerit?! Ka ardhur që të interferojë në skuadër? Apo ka ardhur që të punojë pas shpinës së ndokujt, teksa takon presidentin Duka? Këto pyetje ngrihen sa herë shfaqet në Tiranë Xhani De Biazi. Ish-trajneri i Kombëtares, i cili shkroi historinë me kuqezinjtë, është shfaqur sërish në kryeqytetin shqiptar, por këtë herë asnjë prej këtyre pyetjeve që ngrenë shpesh për të, nuk qëndron. Në një intervistë ekskluzive për “Panorama Sport”, De Biazi tregon se ka rikujtuar çdo vit të qëndrimit të tij…
Vetëvendosje zyrtarisht do të jetë edhe në Shqipëri. Kërkesa për regjistrimin e saj në Gjykatën e Tiranës është dorëzuar më 11 mars 2019. Lajmin e njofton Boiken Abazi përmes një deklarate të postuar në faqen e tij në Facabook. Ai zbulon edhe personat e tjerë që janë pjesë e bordit drejtues të kësaj organizate. NJOFTIMI Në datën 11 mars 2019 kemi dorëzuar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë dokumentacionin dhe kërkesën për regjistrimin e Qendrës “Lëvizja VETËVENDOSJE! në Shqipëri”. Anëtarët e Bordit të kësaj organizate, të gjithë nënshtetas të Republikës së Shqipërisë, janë: Enis Sulstarova (Kryetar i Bordit i votuar…
Një ditë më parë, Drejtori i ISSK-së, Agron Tufa ka publikuar një dokument, përmes të cilit hodhi akuza të forta mbi deputetin socialist Spartak Braho, se në kohën e komunizmit, ai ka dhënë dënim me vdekje për një person. Ndërkohë që në një intervistë për gazetën “Dita”, Spartak Braho e ka quajtur Agron Tufën dhe shkrimtarin Gazmend Kapllani si “vrasës me pagesë”. “– Po. Vrasës me pagesë janë. Pa thonjëza. Pavarësisht se ata nuk e përdorin koburen, pasi u është lagur baruti me kohë e me vakt. Po ata luajnë rolin e vrasësve me pagesë, falë kësaj lirie që kanë fituar. Dhe…
E verdha është një nga ngjyrat më popullore të sezonit, por ju mund të keni pak vështirësi sesi ta kombinoni. Ne ju tregojmë tre mënyra si të shkëlqeni me ngjyrën e këtij sezoni dhe të dukeni me stil. 1.Visheni me të bardha Një mënyrë e lehtë për të veshur të verdhën është ta kombinoni me një ngjyrë neutrale. Thjesht shtoni ngjyrën e bardhë në paraqitjen tuaj dhe lejoni të verdhën t’ju shkëlqejë. 2.Kombinojeni poshtë një veshje të errët Një mënyrë interesante dhe delikate është ta përfshini të verdhën duke shtuar një bluzë ose një fustan poshtë një veshjeje të errët.…
Modelja e famshme Arbenita Ismajli dhe reperi i njohur Fero kanë bërë publike tashmë lidhjen e tyre dhe herë pas here në llogaritë përkatëse në Instagram nuk mungojnë fotot romantike. Mirëpo përmes një fotoje të publikuar ditën e sotme Arbenita na ka treguar një “anë të medaljes” që nuk e dinim për të shkruan intv. Ajo është një xheloze e paparë dhe këtë e dëshmoi me përshkrimin që i bëri fotos ku shfaqet krah reperit: “Është i imi ai atje!”.