193 milionë euro është dëmi ekonomik i zbuluar nga Kontrolli i Lartë i Shtetit nga auditimet e 2018-ës, ndërkohë ndikimi negativ nga mos arkëtimi i të ardhurave dhe shpenzimet jo eficiente, llogaritet mbi 1,5 miliardë euro, e ndarë 923 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 587 milionë euro, në fushën e shpenzimeve jo eficente dhe pa efektivitet. 33 titullarë institucionesh, 26 nëpunës të nivelit drejtues dhe persona të tjerë janë ngarkuar penalisht nga KLSh për dëmet e shkatura. Përveç shpërdorimit të detyrës apo shkeljes së barazisë në tendera, Kontrolli i Lartë i Shtetit ka referuar raste edhe me…
Author: tirana
Atëherë kur të gjithë e kuptojnë se fusha politike është e zbrazët dhe ku gjithkush mund të vrapojë më në fund, që të kapi diçka në fund të saj, të gjithë bëhen kundër të gjithëve si të ishte “Dita Zero”! E tillë duket të jetë situate në kampion opozitar, që pas momentit të parë të djegies së mandateve dhe daljes së PD, LSI dhe aleatëve të tyre nga sistemi, duke e lënë krejt bosh fushën e lojës politike në hapësirën demokratike të vendit. Çfarë po ndodh konkretisht? Deputetët e rinj që po futen një e nga një në Parlament, janë…
Një sarkofag i lashtë egjiptian do të hapet sot, për herë të parë përpara kamerave, gjatë një shfaqje në Discovery Channel. Programi dy-orësh “Expedition Unknoën: Egypt Live” do të transmetohet sot në orën 20 në Discovery Channel. Lajmin e bëri publik Dr Dr. Egjiptian Zahi Haëass dhe Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Lartë të Antikave të Egjiptit, Mostafa Ëaziri. Shikuesit gjatë shfaqjes do të shikojnë live në transmetim eksploruesin Josh Gates dhe ekipin e tij kur të hapin sarkofagun. Ndër të tjera, publiko do të mund të ndjeksë teksa grupi udhëton nëpër një rrjet nëntokësor të dhomave dhe…
Situata kritike politike pritet të marrë një kthesë të re me vizitën e zv. ndihmës Sekretarit Amerikan të Shtetit, Matthew Palmer, i cili do të mbërrijë në Tiranë në fillim të javës, në kuadër të një turi ballkanik. Pas përpjekjeve pa rezultat të europianëve, në lojë futet diplomacia amerikane, e cila zbarkon në Shqipëri në një kohë që opozita ka djegur mandatet dhe ka nisur protestat e pandalshme, ndërsa mazhoranca po përgatitet për zgjedhje. Takimin e parë zyrtari amerikan do e ketë me kryeministrin Edi Rama të hënën, ndërsa të martën e 9 prillit, pritet të takohet me Presidentin Ilir…
Mema mund të ketë motivet dhe informacionet e duhura për të folur për një kampionat tavolinash, por… – Trajneri i Tiranës duhet të bëjë kujdes me fjalët. Të gjithë e dinë që Mema është një njeri i shkëlqyer, por kur thotë “provincial” duhet të kuptojë minimalisht se një pjesë të lojtarëve të tij vijnë nga rrethet. – Trajneri i Tiranës e di edhe vetë se skuadra e tij ka përgjegjësi për këtë situatë. Të humbësh një penallti që vlen një ose 3 pikë është problem i Tiranës. Kur humbet 5 penallti në sezon, është edhe problem i trajnerit. – Mema…
Anthony Çako, djali i Inva Mulës dhe Pirro Çakos, për pak i ka shpëtuar vdekjes, histori personale që ka vendosur ta përjetosojë në këngën e tij të parë me titull “Alive” (Gjallë). Gjatë ditës së djeshme, ai publikoi klipin me emrin e artit Tchako Music, ku binin në sy skenat fantastike, duke e sjellë veten si njeriu i parë dhe i vetëm i natyrës, që përballet me magjinë dhe rrezikun e së panjohurës. Në skenat e fillimit të klipit nuk mungojnë as kornizat e fotove familjare, ndërkohë që ai i bie pianos, imazhe këto që i japin klipit edhe më…
Një aksident është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Shkodrës. Nga të dhënat e para mësohet se drejtuesi i një mjeti ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka mbetur i lënduar pasagjeri. I plagosuri ndodhet në spitalin e Shkodrës, ndërsa policia në vendngjarje ku po punohet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidentit. Emrat e personave ende nuk janë bërë publike nga policia.
Derisa protestat e deritanishme nuk ka arritur të largojë asnjë nga udhëheqësit e Ballkanit, ato kanë inkurajuar rezistencën qytetare dhe kanë tronditur kontrollin e tyre të fuqishëm dhe mbështetjen që marrin në Perëndim. Në Malin e Zi, Milo Gjukanoviç ka kohë që akuzohet për korrupsion dhe lidhje me krimin e organizuar, videoja e fundit e tij është parë si goditja më serioze ndaj sundimit të derimëtanishëm. Gjukanoviç mohoi akuzat, dhe në një intervistë me Associated Press, tha se partitë opozitare pro ruse dhe “faktorë të huaj” janë pas protestave edhe pse ato janë të udhëhequr zyrtarisht nga grupe qytetare. Ai…
Detaje të tjera janë zbuluar nga vrasja mafioze e avokatit Ravik Gurra. Sipas burimeve nga Prokuroriua e Krimeve të rënda, autori pasi kreu ekzekutimin, u largua në këmbë pikërisht pranë një patrulle policie që ndodhej shumë pranë lokalit. Pranë vendngjarjes, sipas burimeve, ndodheshin edhe 2 oficerë krimesh të policisë së Elbasanit, të cilët u larguan sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pasi ekzekutoi avokatin Ravik Gurra mbrëmjen e 22 Marsit në qytetin e Elbasanit, atentatori i kaloi pranë patrullës së policisë. Vetëm pak metra larg lokalit në rreth rrotullimin e “1 Majit”, automjeti i rendit ishte parkuar dhe brenda ndodheshin…
Kalimi nga stina e dimrit në atë të pranverës shkakton luhatje në gjendjen fizike, por edhe atë psikologjike të njerëzve. Mjekët specialistë japin këshilla për aktivitete fizike dhe ushqimet që duhet të konsumohen në këtë periudhë. Rritja e temperaturave në Pranverë sjell një gjendje lodhje tek njerëzit, që shoqërohet me përgjumje ose konfuzion. Asgjë për t’u shqetësuar sipas mjekëve specialistë. Bëhet fjalë për reagime normale të organizmit të njeriut, të shkaktuara nga ndryshimi i stinëve. Ariana Reli, mjeke psikiatre: “Ndryshimet stinore sjellin ndryshime të përshtatjes në organizëm. Pranvera njihet nga populli, ndërrimi i gjakut, çelin pemët dhe i bën njerëzit më…
Java që vjen do të jetë vendimtare për zgjidhjen e krizës politike. Zëvendësndihmës Sekretari Amerikan i Shtetit, Matthew Palmer do të vizitoi Tiranën. Kjo vizitë pritet të zhvillohet në kuadër të një turi që zyrtari i lartë amerikan do kryejë në Ballkan. Gjatë vizitës në Tiranë, Palmer do takohet me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama dhe me kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha. Në qendër të takimeve do të jenë diskutimet mbi krizën politike të krijuar pas djegies së mandateve të deputetëve të opozitës. Zëvendësi i Hojt Brajen Ji pritet të luajë të njëjtin rol si ish-zyrtari i lartë…
Zv.kryeministri Erjon Braçe në një postim në Facebook ka kujtuar 7 prillin, duke e quajtur atë si dita e tradhtarëve. Braçe shkruan se 80 vite më parë, Shqipëria u pushtua nga Fashizmi, ndërkohë që kjo datë sipas tij është për të kujtuar tradhtarët. Për zv.kryeministrin shqiptarët nuk duhet të harrojnë tradhtaret që sipas tij po ndërtojnë alibinë e tyre. “Është 7 Prill sot; 80 vite me pare ne një dite si kjo e për 5 ditet ne vijim, Shqipëria u pushtua nga #Fashizmi. Fale patrioteve shqiptare, një grushti atë dite, pati rezistence shqiptare kunder pushtimit;Por ai, Mbreti i ashpër e…