Në 87 vendime të seancës paraprake, prokurorët përmbledhin fabulën e 56 fashikujve hetimorë që gjatë seancës paraprake i zhvendosën me karrocë nga zyrat në sallë, në pamundësi për t’i transportuar në krahë. Kush janë të pandehurit: 1. Saimir Tahiri, 39 vjeç, ish-ministër i Brendshëm, politikan. I diplomuar si jurist dhe i përfaqësuar në historinë penale nga kreu i Dhomës Kombëtare të Avokatisë, Maksim Haxhia, ai ishte një vizitorët më të shpeshtë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda. Ai u mor i pandehur dhe iu komunikua akuza më tepër se një vit e pesë muaj nga dita kur iu regjistrua emri…
Author: tirana
Rreth 500 refugjatë nga vendet e Azisë dhe Afrikës janë mbledhur në kampin e Dhiavatas, pranë Selanikut në Greqi, pas lajmit të rremë se do të hapet kufiri shtetëror me Maqedoninë e Veriut, raportojnë mediat helene. Ndërkohë, mes refugjatëve ka patur edhe përplasje fizike. Problemi me refugjatët që largohen nga Turqia për të arritur vendet e BE-së pritet të prekë edhe vendin tonë. Një ditë më parë ka qenë vetë drejtori i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit në Gjirokastër Idajet Hoxha, i cili në një takim në prefekturë pohoi se, fluksi i refugjatëve ka shënuar rritje përgjatë muajve të fundit.…
Koreografi i njohur Albi Nako dhe balerina Alba Hoxha prej kohësh po përfliten për një lidhje dashurie. Mirëpo duket se asnjëri prej të dyve nuk ka ndërmend ta pranojë edhe pse faktet tregojnë të kundërtën. Ata sa herë janë pyetur në intervista, të dy e kanë mohuar që mes tyre të ketë më shumë sesa bashkëpunim pune. Tashmë Albi ka pak kohë që është zhvendosur në Itali dhe lidhja e tyre mbetet në distancë. Pavarësisht largësisë, burime për ‘Panorama plus’ bëjnë të ditur se çifti e kanë bërë marrëdhënien edhe më serioze. Kujtojmë që Albi më herët ka qenë i…
Nga Mero Baze Paranoja e marrëveshjes Rama- Berisha në vitin 2008 dhe krijimi i këtij sistemi zgjedhor, ku ne zgjedhim vetëm kryeministrin dhe ai gjithçka tjetër, është një nga paranojat e mëdha dhe burimi i gjithë teorive konspirative për ekzistencën e një pakti të heshtur për të ruajtur bipolarizmin në politikën shqiptare. Paranojën më të madhe rreth ekzistencës së këtij pakti e ka pasur LSI, e cila më 2009 hyri në një grevë urie pikërisht kundër këtij pakti. Ideja fikse se ai qe një pakt kundër saj, dominonte brenda LSI-së, por dhe në pjesën tjetër të shoqërisë, dhe kjo ishte…
Olti Curri është një nga opinionistët më të njohur përsa i përket botës së showbizzit. Ai asnjëherë nuk nguron t’i thotë fjalët pa ‘dorashka’ për cilindo personazh publik. Së fundmi Olti ka thumbuar keq reperin Ledri Vula, i cili i ftuar në emisionin ‘NIN’ në ‘Klan Kosova’ ka bërë një deklaratë në lidhje me repin në Shqipëri. ‘Është koha me e çu pak ma nalt nivelin, krejt janë bërë repera. E kena ul standartin’, tha Ledri. Ndërkohë Olti, ka publikuar në ‘Instastory’ videon e emisionit dhe e ironizon këtë të fundit duke i bashkangjitur shkrimin: ‘Bravooo Ledri, bravo se e…
S.Sh. babai i A.Sh, ish-zv/ministres së LSI në një ministri të rëndësishme, në mandatin e parë të “Qeverisë Rama”, është arrestuar me urdhër të prokurorisë së Tiranës, pasi ka mashtruar disa qytetarë, duke i shituar dyqanet dhe apartamentet e një pallati, më shumë se dy herë. 66-vjeçari prej dy ditësh mbahet i izoluar në ambjentet e policisë së Tiranës, ndërkohë pritet që ditën e sotme të dalë para gjykatës së kryeqytetit ku do përballet me akuzën e mashtrimit të ngritur nga prokurori Kasem Berberi, i cili do kërkojë në gjykatë caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për biznesmenin.…
Iva Tiço ka postuar në Facebook një mesazh që i ka bërë një fanse, përmes së cilës e kritikon. Para dy ditësh, Iva kishte hedhur një foto në Romë në një kuzhinë të cilën mesa duket gazetarja e ka të preferuarën e saj. Por një ndjekëse i ka shkruar: “O debile na e shpife me këtë foto se shikon veten.” Ndërkohë Iva ka marrë foton e vajzës, e ka postuar dhe e ka konsideruar lopë: “Une e shoh veten, po ti e sheh? Nuk kam asgje me lopet, por kam problem te madh kur nuk me lene ne punen time!”
Avokado është një ushqim shumë i shëndetshëm për fëmijën dhe jo vetëm. Ky frut konsiderohet si “mbreti” në piramidën ushqimore. Por si mund ta përgatisim avokadon për fëmijën tonë? Sallatë frutash me avokado. Këtë mund ta përgatisni duke përzier: ½ avokado, ½ banane, ½ dardhë e pjekur mirë, disa lugë kos të bardhë. I kaloni frutat në frulator dhe më pas shtoni kosin (nga muaji i 8-të). Avokado dhe mango. Pasi i keni shtypur frutat mund të shtoni pak kos, qumësht ose lëng frutash për ta bërë purenë më kremoze. Mund të përdoret nga muaji i 8-të. Mollë dhe avokado.…
Biznesmeni i njohur, Samir Mane dhe drejtori i Përgjithshëm i Top Channel, Ben Blushi u panë mesditën e sotme duke hyrë në kryeministri nga dera e pasme nën shoqërinë e njëri-tjetrit, larg syve të kureshtarëve. Mane, njihet për miqësinë me Edi Rama në një kohë që emri i tij është përfolur shpesh si një negociator mes palëve politike, sa herë që vendi ndodhet në krizë politike, siç ishte edhe ngërçi i majit të 2017-ës. Blushi, një ish-kundërshtar i Ramës deri në vitin 2017, tani është shndërruar në një mbrojtës të mazhorancës si drejtor i Top Channel. Nuk është hera e parë…
Vettingu dhe raportet sekrete të hetimit të figurës së pastërtisë nxjerrin zbuluar përfaqësuesit e prokurorisë dhe gjykatave. Në dokumentet e cilësuara si “top sekret” nga procesi i vlerësimit kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve dalin të fshehtat e errëta të përfaqësuesve të sistemit drejtësisë.Raporti sekret i Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK ka zbuluar se gjatë kontrollit të anëtarit të Gjykatës Kushtetuese, Besnik Imeraj ka fshehur pikërisht faktin se Ambasada Amerikane i ka refuzuar vizën. “Grupi i punës nëpërmjet DSIK, është informuar se me datë 26.06.2017, subjektit të rivlerësimit Besnik Imeraj i është revokuar viza amerikane”, gjë që nuk…
Katërmbëdhjetë ushtarë të KFOR-it, në mesin e të cilëve edhe pjesëtarët të ushtrisë shqiptare, kanë lëvizur sot në rrugët kryesore në pjesën veriore të Mitrovicës. Lajmin e bën të ditur e përditshmja serbe Blic, e cila shkruan se shfaqja e tyre ka shkaktuar “shqetësim” në veri të Mitrovicës. Sipas “Blic”, ushtarët rreth orës 11 janë parë duke vizituar urën kryesore të Ibrit, e më pas janë parë edhe në shëtitoren e pjesës veriore në Mitrovicë. Ushtarakët shqiptarët së bashku me trupat tjera të KFOR-it kanë qëndruar më shumë se një orë. “Në mesin e pjesëtarëve të KFOR-it ka pasur shumë…
Aktori i njohur i “Portokalli”, Gaz Paja, ishte i ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, në Top Channel. Kohët e fundit ai është vënë në qendër të vëmendjes për angazhimin e tij në politikë dhe jo vetëm, ndaj edhe për shkak të gjithë zhurmës së krijuar në media, Gazi për herë të parë dha përgjigjen e tij në “Ftesë në Pesë”. “Unë nuk kam asnjë letër të asnjë partie dhe nuk mendoj se do kem ndonjëherë. Unë thjesht mendoj që ky djali bashkë me skuadrën e tij do hyjnë në histori dhe unë kam qejf të…