Kryemistri Edi Rama është pritur me protestë në Rrugën e Kombit. Qytetarë të Kukësit dhe përfaqësues të opozitës kanë bllokuar rrugën pasi pritet që këtë të premte kryeministri të shkojë në qytetin verior si pjesë e takimeve “Bashkia që duam”. PD thotë se Rama nuk do të mund të vijë dot përmes rrugës për shkak të protestave dhe pritet që të arrijë në Kukës me helikopter. “Edi Rama ruhet nga Policia per takimin ne Kukes. Pritet te shkoje me helikopter per shkak te rrugeve te zena nga qytetaret”, thotë PD. Protestuesit kanë sjellë me vete një “tra” me mbishkrimin “Aeroporti…
Author: tirana
Bebe Rexha bëri një status në rrjetet sociale se si dizjaner të ndryshëm me famë refuzuan ta veshin në ndarjen e çmimeve “Grammy 2019” për shkak të peshës së saj. Këngëtarja në një intervistë që realizoi së fundi “Lorraine” deklaroj që është ndjerë e lënduar kur ajo u refuzua, shkruan Daily Mail. “Unë e dua trupin tim, jam një vajzë me linja të plota, por u shpreha sepse isha e lënduar” tha Bebe Rexha. “Isha e nominuar për herë të parë në Grammy, prindërit e mi ishin duke ardhur dhe kur një mike imja më tregoj isha shumë e hidhëruar”…
3.2% e shqiptarëve zotërojnë së bashku rreth 4.1 miliardë euro depozita bankare. Pjesa tjetër prej 97% e individëve, e marrë së bashku, zotëron rreth 3.2 miliardë euro. Publikimi i raportit vjetor të agjencisë së sigurimit të depozitave është kthyer një lloj barometri për të matur pabarazinë financiare të shqiptarëve. Në fund të vitit të kaluar, vlera e depozitave të individëve që kalojnë vlerën ligjore të sigurimi, prej 2.5 milionë lekësh, arriti në total në 516 miliardë lekë. Këto 516 miliardë ose 4.1 miliardë euro lekë ndahen në më pak se 91 mijë individë, raporton Scan. Krahasuar me vitin 2017, megjithatë,…
Deputeti i opozitës, Myslym Murrizi reagon ashpër ndaj demokratit Oerd Bylykbashi, duke e cilësuar si “deputet plasmasi”. Murrizi vazhdon më tej duke përdorur fjalë fyese, ndërsa zbulon se familja e tij ka qenë në rolin e komisionerëve të PS-së deri në vitin 2000. Madje ai vijon duke ngritur dyshime për babanë biologjik të ish-deputetit demokrat. “Ti o Bylyku i Bashës je një plehër dhe ordiner që nuk të voton as familja jote ligjore. Ndaj o Bylyku i Bashës kur ta çosh ndërmend të më quash deputet i plasmasit duhet ta mendosh mirë se ti i bie të jesh një manekin…
Kryeministri Edi Rama ndodhet në Kukës në turin “Bashkia që duam”. Gjatë fjalës së tij në qytetin verior, Rama tha se aeroportin do e keni gati për 12 muaj dhe se aeroporti do të sjellë një erë të re zhvillimi. Rama prezantoi Safet Gjicin si kandidat për kryetar bashkie duke ironizuar edhe opozitën duke thënë se kundërshtarët nuk i kemi në formë. “Ju njiheni për mikëpritjen, megjithëse disa tek rruga e thyejnë. Megjithatë cdo pyll ka derrat e vet! Kandidatët për kryetar bashkie nuk e sollëm por e gjetëm mes jush, ja ku e keni këtu. Është pretendet për kampion po…
Mëngjesi e ditës së sotme një tërmet me magnitudë 3.2 ballë është shënuar në Shqipëri. Lajmi u bë i ditur nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit. Në njoftim thuhet se tërmeti ka rënë rreth orës 06:00 të mëngjesit dhe ka qenë me epiqendër në Jug të Piqerasit, 4 km Veri-Perëndim në Lukovë, me thellësi 20 km. Ndërkohë që nga ky tërmet nuk raportohet për dëme materiale apo në njerëz. Data: 05/04/2019 Ora: 05:54:31 M=3.2 Place: 1 km J Piqeras, 4 km VP Lukove 40.01° N, 19.9° E Thellësia: 20 KM
Kanë mbërritur këtë paradite të së premtes në Gjykatën e Lezhës për tu njohur me masën e sigurisë, motër e vëlla, Armand Lukani dhe Amelda Elezi, të cilët u kapën të martën me tre mina me telekomandë, të cilat do t’i shisnin. Gjatë momentit të hyrjes në Gjykatë, të dy të rinjtë kanë shpërthyer në lot, ndërsa i ati dëgjohet të thotë mes lotësh, “ç’më bërë mor bir”. Në një prononcim të shkurtër për gazetarët, i ati i dy të rinjve, 23 dhe 21 vjeçe, është shprehur se ata janë të pafajshëm dhe se dikush i ka përdorur. Ai ka…
Gazsjellësi Trans Adriatik (TAP) njofton se realizoi me sukses tërheqjen në breg të tubacionit të parë nënujor që shtrihet në Shqipëri. Koka tërheqëse e tubacionit arriti në pikën kilometrike 0, ku bashkohet seksioni tokësor me atë detar, në orën 12:50. Saipem, kontraktori i TAP përgjegjës për inxhinierinë, prokurimin, ndërtimin dhe instalimin e seksionit detar, po përdor për këtë proces anijen Castoro 10. Tubat u salduan në bordin e anijes, e cila ndodhej 1.4 km nga bregu i detit. Saldimet më pas u testuan dhe tubacioni u ul në shtratin e detit. 1.8 kilometrat e para të tubacionit të salduar u…
Këshilli i Ministrave ka miratuar në mbledhjen e fundit vendimin për rishpërndarjen e numrit të punonjësve në administratën publike. referuar vendimit, numri i punonjësve të institucioneve të tjera qeveritare, për vitin 2019, shtohet me 5 (pesë) veta, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtyre institucioneve në 1 119 (një mijë e njëqind e nëntëmbëdhjetë) punonjës. Ndryshimi i numrit të punonjësve të institucioneve të tjera qeveritare është, përkatësisht,: -Qendra e Botimeve për Diasporën shtohet me 2 (dy) punonjës, duke e çuar numrin e përgjithshëm të punonjësve të këtij institucioni në 15 (pesëmbëdhjetë) punonjës; -Agjencia Kombëtare e Planifikimit të…
Gazetari Artan Hoxha ka publikuar në emisionin “Opinion” disa foto, ku duken një grup të rinjsh të armatosur rëndë dhe me maska. Sipas tij ata janë pjesë e një grupi kriminal që vepron në Shkodër, dhe policia ka informacion. Fotot tha gazetari janë në dorë të policisë por dhe të një pjesë të madhe të qytetarëve të Shkodrës. Sipas Artan Hoxhës nëse policia do të kishte punuar më mirë mund të identifikonte autorët e disa prej vrasjeve që kanë tronditur qytetin.“Bandat e Shkodrës kanë dalë me emër dhe me figurë dhe na kanë kërcënuar, s’kemi kërkuar mbrojte kemi vazhduar punën.…
Në debat e sipër duke folur për krimin zëvendës-ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari tha se gazetarët paguhen dhe shkojnë me pushime me paratë e krimit. Lamallari, në emisionin “Opinion” u shpreh kundër gazetarëve investigativë që nxjerrin dosje, fakte dhe të dhëna të tjera në media. “Të nxjerrësh dosje që janë sekret hetimor, është thjesht të zbatosh ligjin si prokuror, si avokat, si gazetar”, tha numri dy i Ministrisë së Brendshme. Fevziu: Nëse ju keni fakte, nxirrni emrat. Ja ku i ke këtu kamerat Lamallari: Mjaft të shikosh platformat online se si komisarë që kanë bërë hetime, kanë goditur grupe kriminale goditen në…
Në studion e ‘360 Gradë’ është krijuar një debat i nxehtë mes aktorit Laert Vasili dhe gazetares Sonila Meço. Ata po diskutonin në lidhje me sondazhin e IPR Marketing dhe situata ka devijuar. Debati i plotë: Vasili: 61% nuk pajtohen dhe socialistët e bashkuar i ke në 60% që marrin vota. Meço: Kjo matematika e Laertit është shumë interesante. Unë kam lindur fëmijë në këtë vend. Ti ke lindur fëmijë në këtë vend apo akoma? Vasili: Se kam pasur atë fat.E kam ngaqë kur shoh të kuqen aty më ndizet gjaku. Malaj: Kontributin e jep për të lindur fëmijë. Meço: Epo edhe ne na…