Author: tirana

Patrick Ta është një nga grimierët më të njohur, i cili e ka fituar famën e tij nëpërmjet ‘Instagram-it’. Pas shumë vitesh karrierë dhe punë me emrat më të njohur të ‘Hollyëood’, Patrick ka lançuar linjën e tij të kozmetikës dhe këtë e ka prezantuar në një event madhështor të organizuar nga ai. Në event gjendeshin disa nga personat më të njohur si: Shay Mitchell, Nikita Dragun, grimieri i njohur dhe miku më i ngushtë i Anxhelinës, Ariel, Samuel, etj. Ndër to gjendej dhe këngëtarja e njohur shqiptare Albërije Hadërgjonaj dhe vajza e saj Anxhelina. Dyshja ishte kombinuar shumë mirë…

Read More

Një debat televiziv mes anëtarëve të partive rivale në Afrikë të Jugut tejkaloi normalitetin dhe ata morën karriget për t’u përleshur. Nuk dihen saktësisht arsyet e përleshjes masive, por ka dyshime se prezantuesi mbante me hatër njërën parti, shkruan ‘Times live”. Organizatorët ndaluan menjëherë transmetimin. Policia ndaloi dhunën. Në Afrikë të Jugut do të zhvillohen zgjedhje për 22 ditë dhe pritet të fitojë partia EFF.

Read More

Reperi i njohur Capital T ka përfunduar projektin më të ri muzikor. Kënga mban titullin “Hookah” dhe fillimisht pritet të lansohet në platformën “spotify” në ora 00:00 ndërsa të nesërmen në ora 12:00 edhe në kanalin Youtube së bashku me videoklip. Projekti i ri vjen me muzikë nga Rzon ndërsa klip është punuar nga “Imagine”. Kujtojmë se Kapo ka qenë shumë aktive me projekte muzikore që nga fillimi i këtij viti, projekti i tij i fundit erdhi në bashkëpunim me reperin 2po2, dyshja lansuan këngën “Borebardha” e cila u mirëprit nga adhuruesit e reperëve.

Read More

Europol njofton se ka arrestuar 64 persona, të dyshuar si anëtarë të mafies shqiptare, me veprimtari në shtetet europiane Belgjikë, Francë, Holandë dhe Itali. Në njoftim thuhet se mbi 60 vetë u arrestuan mes 3 dhe 5 prillit dhe në operacion u përfshinë mbi 600 agjentë të organizatës policore europiane. Të arrestuarit dyshohen për një sërë veprash penale, të tilla si prodhimi dhe trafikimi i lëndëve narkotike, trafik i qenieve njerëzore, prostitucion dhe pastrim parash. Ky operacion u ndërmor për të goditur veprimtarinë mafioze të shumë shqiptarëve, që kishin lidhje me njëri-tjetrin dhe që jetonin në Belgjikë, Francë, Holandë, Itali…

Read More

Shpërthimi i një bombule gazi, në një bllok pallatesh në San Claudio, të Madridit, në afërsi të rrugës për në Valencia ka lënë pas 16 të plagosur, duke shkaktuar edhe dëme të shumta materiale. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe raportohet se gjendja e tyre shëndetësore është e qëndrueshme. Sikurse raportojnë mediat vendase ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:10 të mesditës së sotme . Duke qenë se shpërthimi ka ndodhur në katin e fundit të një pallati 16 katësh, si rezultat i valës së goditjes shumë tulla kanë rënë në tokë dhe për pasojë shumë kalimtarëve u është rrezikuar…

Read More

Dashi Vijon një gjendje e përgjithshme nervozizmi, por kjo e shtunë parashikohet të jetë më e mirë në raport me ditët e mëparshme. Duhet të mundoheni të bëni qartësi në zemrën tuaj dhe mos u fiksoni pas gjërave të kota. Ditët më të mira për dashurinë do të jenë në fundjavë. Sa i takon punës, parashikohet një ditë mjaft e ngjeshur. Demi Kjo e mërkurë do të jetë mjaft pozitive për të lindurit e kësaj shenje, për shkak të ndikimit të Hënës dhe Venusit. Ju pret një periudhë mjaft pozitive, në sajë të ndikimit të favorshëm të yjeve, sidomos sa…

Read More

Një i ri shqiptar është arrestuar nga policia në SHBA, pasi në bazë të përgjimeve rezultonte se kërkonte të bashkohej me ISIS. Sikurse raporton NBC News, i riu Fabjan Alameti 21 vjeç kërkonte që të kryente sulme në mënyrë rastësore dhe të hakmerrej ndaj masakrës në Zelandën e Re, ku humbën jetën 49 persona. Gjatë kontrollit që i është bërë Almetit në momentin e arrestimit i është sekuestruar nën cilësinë e provës materiale një armë zjarri pa leje. Ishte gjyqtari Jeremiah Lynch që urdhëroi burgosjen e tij, ndërsa pritet që hetimet të vijojnë për zbardhjen e plotë të planit…

Read More

Thuhet se Kylie Jenner dhe Jordyn Woods kanë rikthyer miqësinë madje ka edhe prova për këtë. Që kur dolën lajmet se  Tristan Thompson tradhetoi Khloé Kardashian me Jordyn ka pasur shumë  spekulime rreth miqësisë së Kylie dhe Jordyn, shkruan Cosmoplitan. Kylie ishte aq i mërzitur nga tradhëtia e Jordyn. Por në rrjetet sociale tregohet një histori shumë më ndryshe. Madje jo vetëm që janë Kylie dhe Jordyn ende ndjekin njëra-tjetrën por thuhet se kanë filluar ngadalë duke u kthyer miqësinë në Instagram. Jordyn ishte e para ajo që ka pëlqyer fotografitë e pushimeve të Kylie-s dhe të dashurit të saj…

Read More

Edona Llalloshi së shpejti pritet të sjell në treg një këngë të re. Këtë e ka bërë të ditur në “Instagram” ku edhe ka dhënë detaje rreth projekti të ri. Kënga e re e saj mban titullin “Pa ty” dhe është me tekst dhe muzikë nga kompozitori Arsim Bunjaku, me orkestrim të Florent Boshnjaku , ndërsa videoklip është punuar nga “EMF Creative”. Ndërkaq kujtojmë që projekti i fundit i Edonës erdhi në bashkëpunim me vëllain e saj Milotin.

Read More

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me banorët e Kukësit, disa simpatizantë të opozitës janë ngritur në protestë. Sipas PD kryeministri ka shkuar me helikopter në Kukës për shkak të rrugëve të bllokuara nga qytetarët. Ndërkohë që protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë nisur drejt aeroportit të Kukësit sapo Rama ka mbaruar takimin. Kujtojmë se Rama ndodhet sot në këtë qytet në sajë të ciklit ‘Bashkia që duam’, ndërsa pak orë më parë, banorët protestues i vendosën kryeministrit traun me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.

Read More

Duke pohuar se “korrupsioni i lartë shtetëror i të gjitha qeverive në këta dhjetë vjetët e fundit, nuk shpëton dot”, avokat Spartak Ngjela shkruan sot per tentativat per destabilizim te vendit dhe per presionin e madh nga Rusia. “Situata në Shqipëri kërkon që të acarohet me ndihmën e politikës ruse”- shkruan ai, teksa shton se “po ta shohësh me një sy analitik krahasues, konstaton se mënyra sesi kanë dashur të destabilizojnë Shqipërinë është identike me atë që është përdorur në Maqedoni dhe në Mal të Zi”. Ngjela flet edhe per viziten qe te henen do te beje ne vendin tone,…

Read More

Alban Skënderaj është një prej këngëtarëve më të pëlqyer dhe më unik i cili çdo herë sjell këngë që mbesin gjatë në memorie. Kantautori i cili pak kohë më parë ka publikuar projektin “Faleminderit” i cili u prit mjaft mirë nga adhuruesit e tij ka vendosur të njerrë në treg një tjetër këngë. “Faleminderit qe keni zgjedhur këngën “Faleminderit” per ti thene dikujt Faleminderit, P.s Së shpejti me muzike te re dhe te freskët per ti ndezur ngjyrat e kësaj vere”, ka shkruar Albani.

Read More