Ndërkohë që kryeministri Edi Rama po zhvillonte një takim me banorët e Kukësit, disa simpatizantë të opozitës janë ngritur në protestë.
Sipas PD kryeministri ka shkuar me helikopter në Kukës për shkak të rrugëve të bllokuara nga qytetarët.
Ndërkohë që protestuesit kanë çarë kordonin e policisë dhe janë nisur drejt aeroportit të Kukësit sapo Rama ka mbaruar takimin.
Kujtojmë se Rama ndodhet sot në këtë qytet në sajë të ciklit ‘Bashkia që duam’, ndërsa pak orë më parë, banorët protestues i vendosën kryeministrit traun me parullën: Aeroporti është dhuratë për Kukësin, jo për koncesionarin.
