Author: tirana

Drejtorja për Ballkanin Perëndimor në Komisionin Evropian, Calavera Ruiz, e cila ndodhet në një vizitë zyrtare në Tiranë, është takuar ditën e sotme me kryeministrin Rama Lajmi është bëri i ditur nga faqja zyrtare e delegacionit të BE në Twitter, ku shkruhet se në takim është diskutuar për përparimin e Reformës në Drejtësi. “Dita e parë e drejtoreshës së Ballkanit Perëndimor @ CalaveraRuiz në Tiranë. Diskutim i rëndësishëm me Kryeministrin @ediramaal në lidhje me përparimin e reformës së drejtësisë dhe prioriteteve të tjera kryesore, duke marrë parasysh Raportin e Komisionit Evropian në #Albania. # EU4Albania”, shkruhet në faqen zyrtare të…

Read More

Shkolla e re që do të ndërtohet në Kodër Kamëz do të ngrihet mbi një tokë private e cila është shpronësuar nga Bashkia e Tiranës për të plotësuar nevojat jetike të këtij komuniteti.Përmes një postimi në twitter, kreu i Bashkisë së Tiranës nënvizon se ata të cilët lejuan mbi 200 ndërtime pa leje në këtë zonë heshtën, ndërsa e cilëson të turpshme histerinë e përfaqësuesve të PD ndaj shkollës së re që është një kërkesë e kahershme e banorëve të Njësinë nr 11 në kryeqytet.“Im atë ka kaluar një dekadë në U. Bujqësor. Unë kam kaluar fëmijërinë në vitet ’80! …

Read More

Elisa Spiropali, ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, deklaroi në emisionin Open me Eni Vasilin se debati me “opozitën e re” në Parlament është më i mirë se ai me opozitën e Lulzim Bashës. Duke iu përgjigjur Henri Çilit, i cili deklaroi se opozita e vërtetë nuk është në Parlament, por jashtë tij, Spiropali tha se më mirë Murrizi sesa boja e Bashës. “Më mirë engledisje me Murrizin dhe Rudina Hajdarin sesa me bojatisjen e Bashës”, deklaroi Spiropali.

Read More

Po mbushen tri javë, nga deklarata e bujshme e kreut të shtetit, kur tha se ishte “i përgatitur për të lënë mandatin dhe deri në sakrifikimin si Salvador Aljende, për të mos lejuar instalimin e një junte ushtarake” në vendin që sapo festoi pak metra larg gardhit të Presidencës, 10 vjetorin e anëtarësimit në NATO. Duke qenë se kjo deklaratë bëri aq bujë sa i kaloi kufijtë e Shqipërisë dhe e sigurtë është se do kujtohet duke e tejkaluar edhe mandatin e Ilir Metës si President i Republikës, u la fillimisht në hije dhe tani është zhytur edhe në harresë,…

Read More

Është e vërtetë se nuk ekzistojnë udhërrëfyes për të rritur fëmijë të suksesshëm. Sidoqoftë, Ericka G. Rascon-Ramirez, profesoreshë në universitetin e Essex-it, ka kryer një studim për të treguar se nënat që kërkojnë shumë nga fëmija, faktikisht menaxhojnë të rrisin vajza shumë të suksesshme, transmeton Telegrafi. Ndonëse adoleshentet shpeshherë hidhërohen me nënat kur ato i kritikojnë për sharje, nuk i lejojnë të dalin me miqtë ose kur i detyrojnë t’i pastrojnë pjatat. Por, me këto vepra, nëna juaj faktikisht e ka mirë! Pas hulumtimit me 15,000 nxënës, Ericka ka ardhur në përfundim se nënat strikte rrisin fëmijë të cilët korrin…

Read More

Partia Demokratike po refuzon me çdo kusht hyrjen në zgjedhjet e 30 qershorit. E megjithatë, “gjys” i konfirmuari nga Basha, kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu ka nisur pa humbur kohë me fushatën. Prej javësh ai ka nisur shtrimin e rrugëve të qytetit e sigurisht nuk mund të mungonin emrat interesant. Pas “Donald Trump” , sot ishte radha e “Montekarlo”.

Read More

Prej thuajse tre vitesh, Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha janë në një marrëdhënie me njëri-tjetrin. Ata asnjëherë nuk e ka pranuar publikisht lidhjen, edhe pse janë parë shpesh bashkë. Mirëpo, sipas burimeve pranë ‘Gazetës Shqiptare’ është mësuar se Albani dhe Çiljeta prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet e tyre. Nuk dihet shkaku, megjithatë ata ende e ndjekin njëri-tjetrin në ‘Instagram’ duke lënë të kuptohet se mund të jetë thjesht një sherr i momentit mes tyre.

Read More

Nga Alfred Moisiu Emri i Aleksandër Moisiut është i njohur për shqiptarët prej shumë kohësh, por shumë pak është bërë këtu në vendin tonë për ta njohur këtë figurë të madhe, me origjinë shqiptare, në brendësi dhe në madhësi të saj, aq më shumë për ta përjetësuar dhe pasqyruar aktivitetin e jetës së tij. Ky është qëllimi kryesor i Fondacionit “MOISIU” në bashkëpunim me pushtetin vendor të qytetit të Kavajës dhe në përpjekjet tona për të inkluduar këtu edhe organet e kulturës shqiptare. Për fat të keq pak është arritur deri tani. Në vitin 2016 Fondacioni, në bashkëpunim me Bashkinë…

Read More

Ata të dy kanë një pasion të përbashkët, muzikën. Ai është një ndër regjisorët dhe kompozitorët më të mirë që muzika shqiptare ka. Ndërsa ajo e nisi karrierën e saj me muzikën e lehtë dhe më pas me atë klasike. Evis dhe Osman Mula përveç muzikës, ndajnë dhe marrëdhënien e ngushtë si babë dhe bijë. Kompozitori kujtoi momentet kur Evis ishte vajzë e vogël ndërkohë që tha se ajo është rritur përpara syve të tij. “Unë i kam rritur fëmijët me shumë gaz në shtëpi. Unë jam një prind model që do familjen. Paradite e pasdite ishin në makinë me…

Read More

Dashi Më në fund do të merrni frymë lirisht, pasi kjo ditë sjell rikuperim pas një fillim jave shumë të ngarkuar. Do të jetë një ditë interesante nga pikëpamja profesionale, edhe pse nuk bëhet fjalë për projekte afatgjata. Demi Duke nisur nga kjo e premte, ndjenjat do të jenë më se të favorshme, ku do ta lini veten të lirë në fushën e dashurisë. Mund të keni konfirmime të rëndësishme. Nëse nga ana tjetër nuk merrni përgjigjet që doni, do të jeni gati që të ndërprisni gjithçka. Binjakët Parashikohet një ditë e mbushur me nervozizëm, veçanërisht në nivelin emocional. Ka…

Read More

Këngëtarja e njohur, Greta Koçi, ka treguar për të gjithë ndjekësit e saj në ‘Instagram’, se një nga inspirimet më të mëdha për të në moshën 5-vjeçare ka qenë këngëtarja, Adelina Ismajli. Ajo ka publikuar në llogarinë e saj disa video ku shihet se është duke imituar një nga këngëtaret më të suksesshme shqiptare, bashkangjitur së cilës ajo ka shkruar: ‘Kjo jam unë 5-vjeç duke kënduar dhe imituar një ndër këngët dhe këngëtaret më të dashura, Adelina Ismajli. Shikoni koreografinë dhe çfarë fytyre, ndërkohë që përballë shihja në television Adelinën’. Në video dallohet Greta në moshë të vogël ku imiton…

Read More