Author: tirana

Në momentin që shkoni në tualet dhe vëreni diçka ndryshe nga herët e tjera, qoftë një erë të pakëndshme, qoftë një ndryshim në lëkurë, ndryshim në gjakderdhje gjatë periodave ose jo, duhet të pyesni veten a është normale, a duhet te shqetësohem dhe në cilat raste duhet të drejtohem te mjeku.  4 shenjat që nuk duhet të injoroni në lidhje me shëndetin intim: Thatësi Vaginat tona vazhdimisht vetë-lubrifikohen, duke mbajtur nivelet e duhura të baktereve. Pra, nëse vagina juaj është rregullisht e thatë, sidomos gjatë marrëdhënieve intime, duke rezultuar në djegie, dhimbje dhe siklet të përgjithshëm gjatë penetrimit, duhet të shkoni…

Read More

Në një cirk ne Ukrainë një luan sulmoi një trajner cirku para një auditori të madh fëmijësh dhe prindërish. KY moment I tmerrshem eshte filluar nga spektatoret. Në pamjet filmike do të shikoni se si 32 vjeçari Hamada Kouta kafshohet nga luani. Fatmirësisht Hamada kouta nuk pësoi dëmtime serioze.

Read More

Anjeza Shahini më 8 mars ajo u bë nënë për herë të parë, e ndonëse ende nuk i ka mbushur 40 ditët e pas lindjes, duket se Anjeza Shahini i është rikthyer aktivitetit normal të punës. Prej mëse katër vitesh artistja shqiptare jeton në Angli që prej martesës me diplomatin anglez Paul Edëard Conolly. Në një postim në rrjetin social Instagram, Shahini na tregoi se merret me mësime private muzike, teksa ka postuar një video ku duket një prej studenteve të saj duke kënduar. “Është kënaqësi të punosh me ty dashuri, faleminderit për vlerësimin”; ka shkruar Shahini nën video, duke…

Read More

Reperi kosovar i njohur si Mozzik, ka kohë që i është përkushtuar albumit të ri. Ai pas disa sukseseve, veçmas bashkëpunimit me bashkëshorten e tij, Loredanën ku bën edhe famë ndërkombëtare, ka përgatitur disa këngë. Mozzik përmes një postimi në Instagram, ka bërë të ditur se këngët janë të ndryshme dhe kanë përfunduar, e albumi shumë shpejtë lançohet.

Read More

IPR Marketing dhe RTV Ora publikon sondazhin e parë për këtë vit. Sondazhi është në nivel kombëtar dhe intervistat janë zhvilluar javën e kaluar, janë përpunuar dje dhe sot eshte marrë rezultati përfundimtar. Kampioni i përdorur janë rreth 2000 zgjedhës dhe përfaqësojnë gjithë popullatën rezidente në Shqipëri.  Nga Tirana janë 31.3% të intervistuarve.  34.7% e gjykojnë negativisht veprimtarinë e qeverisë Rama, kundrejt 29.5% që e vlerësojnë pozitivisht, por kur flitet për zgjedhjet e parakohshme, protesta dhe djegien e mandateve shumica e te anketuarve ka votuar kundër. Gjithashtu për dy liderët e opozitës, Lulzim Basha (PD) dhe Monika Kryemadhi (LSI) shumica e…

Read More

Kryeministri Edi Rama në ditët e fundit paraqiti kandidaturën e Erion Veliajt si kryetar i bashkisë së Tiranës. A mendoni se Erion Veliaj do te jetë kreu i ardhshëm i PS, pas Edi Ramës? Shqiptarët mendojnë se Erion Veliaj do të jetë pasuesi i Ramës në krye të Partisë Socialiste. Këtë mendim e ndajnë 56.1% e qytetarëve shqiptarë. 16.7 % mendojnë se Veliaj nuk do të jetë kreu i ardhshëm i PS dhe 27.1 % janë shprehur se nuk e dinë.

Read More

Si e gjykoni veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Edi Rama? Kur vjen puna për të gjykuar veprimtarinë e qeverisë dhe të kryeministrit Rama, shifra e shqiptarëve që janë pro dhe atyre kundër është shumë e afërt me njëra tjetrën. 29.5% e tyre mendojnë se veprimtaria e kryeministrit Rama dhe qeverisë është pozitive, ndërsa 34.7% janë shprehur negativisht. 28.5% e shqiptarëve janë shprehur asnjëanës, për punën e qeverisë. Një grup prej 7.2% janë shprehur se nuk dinë të gjykojnë veprimtarinë e qeverisë. 9-Si e gjykoni veprimtarinë e liderit të opozitës dhe të PD-së, z. Lulzim Basha? Punën dhe veprimtarinë e…

Read More

Interi e ka rikthyer në festë takimin e “Marasit”, teksa kanë fituar me “poker” golash 4-0 Gjenovën. Rikthimi i Mauro Icardit në majën e sulmit transformoi zikaltërit, të cilët arritën të gjenin rrugën e rrjetës pas 15 minutash lojë. Ishte Roberto Gagliardini ai që realizoi, për t’i hapur udhë golit të Mauro Icardit. Pasi fitoi një penallti, duke detyruar Romeron që të largohet me karton të kuq, argjentinasi u tregua i saktë nga 11 metra larg. Me rikthimin në fushë, ishte radha e Ivan Perisic për të gjetur fundin e rrjetës, ndërkohë që “pokeri” u mbyll nga ai që e hapi,…

Read More

Rikthehet konkursi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pas 13 vitesh. Kjo është një kërkesë e Departamentit të Gjuhës Angleze, e cila është miratuar në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës. “Ky kusht u vu që të kemi nxënës më të mirë në anglisht. Në fakultetin e gjuhëve të huaja, veç anglishtes, në gjuhët e tjera pranimet do të bëhen në bazë të mesatares së gjimnazit dhe maturës shtetërore”, tha Alban Foçi, Zv/Dekan i Gjuhëve të Huaja për Klan Plus. Për vitin e ri akademik, Universiteti i Tiranës ka miratuar kriteret e pranimit në të 6 fakultetet e tij. Pesha…

Read More

Kandidatët jashtë magjistraturës për Gjykatë Kushtetuese, Kryeprokuror dhe Inspektor të Lartë të Drejtësisë nuk do t’i nënshtrohen hetimit administrativ të komisioneve të vetingut, por do të vlerësohen nga KLP dhe KED bazuar në raportet e institucioneve mbështetëse mbi shtyllat e pasurisë, pastërtisë së figurës dhe profesionalizmit. Pas përballjes së parë me vetingun në qershor 2018, ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja e përshkroi procesin me një shprehje popullore që të kujton vuajtjen ekstreme. “Është njëlloj sikur të kapërcesh varrin për së gjalli,” tha Dedja para se të humbiste betejën në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit. Kryetar i Gjykatës Kushtetuese prej…

Read More

Milot Rashica vijon të shkëlqejë me Werder Bremen. Mesfushori sulmues i kombëtares së Kosovës ishte protagonist në fitoren 2-0 që Bremen mori në transfertën e Schalke 04. Rashica shfrytëzoi në maksimum një asist të Friedl, për të lëshuar një silurë të vërtetë drejt portës së Nubel. Një goditje spektakolare, e cila i dha avantazhin 1-0 Werderit pas 65 minutash lojë. Për të dyfishuar mendoi Klaassen në minutën e 72-të. Me këtë fitore, Werder Bremen kaloi në gjysëmfinalen e Kupës së Gjermanisë, ndërkohë që ky është goli i 10-të i Rashicës me fanellën e Werder. 

Read More