Radio shtetërore gjermane Deutsche Welle ka pasqyruar protestën e opozitës sot para Kuvendit. Media gjermane, i jep një rendësish të posaçme deklaratës që ish-ministri Jashtëm bëri gjatë punimeve të Kuvendit. Në vijim raportimi i plotë i “Deutsche Welle”. Opozita dhe mbështetësit e saj vijuan në Tiranë edhe sot serinë e protestave antiqeveritare. Protesta u zhvillua para godinës së Parlamentit, ku mbahej seanca plenare. Me një pjesëmarrje të tkurrur nga ajo e një jave më parë dhe shumë më të vogël nga protestat para godinës së Kryeministrisë, protestuesit përsëritën të njëjtat kërkesa: largimin e kryemnistrit Rama, rrëzimin e qeverisë së tij,…
Author: tirana
Rikthehet telenovela dhunë. Episodi i radhës u regjistrua në qytetin e Laçit. Protagonistë kanë qënë dy presidentat e skuadrave të Laçit dhe Tiranës. Sipas burimeve, presidenti i kurbinasve, Pashk Laska ka pasur një përplasje fizike me homologun te Tirana, Refik Halili. Ky i fundit ka denoncuar Laskën në polici për goditje, duke treguar edhe njëherë se marrëdhënia mes klubeve është tensionuar së tepërmi. Pas ndeshjes Presidenti i Laçit, Pashk Laska është shoqëruar në polici për të dhënë shpjegime rreth ngjarjes. Shkak është bërë sherri i të shtunës së 30 marsit në “Selman Stërmasi”. Gjatë momentit kur dy skuadrat po i…
Pak vite më parë, u përhap lajmi se rusët ishin kthyer në Pashaliman. Ishte një ngjarje e denjë për filmat e siunazhit, që nuk u zbardh kurrë plotësisht nga autoritetet shqiptare. Bëhej fjalë për një grup shtetasish rusë të ndaluar nga Policia e Vlorës në bazën e Pashalimanit në 14 tetor 2016. Ndalimi i tyre u konfirmua nga burime ushtarake, policore por edhe diplomatike, por konstatimet e secilës palë ishin kontradiktore. Ndërkohë në media vërshuan dyshimet se bëhej fjalë për agjentë rusë të maskuar si gazetarë. Synimi mesa duket ishte të fotografohej baza e Pashalimanit, e njëjta bazë ushtarake detare…
Top Story udhëtoi për në Madrid, kryeqytetin e Spanjës, i cili vizitohet nga miliona turistë nga mbarë bota. Historia flet se ky qytet është ndërtuar vetëm për kënaqësinë e Mbretit Filipi i Dytë. Ekipi i Top Story nuk ka mbërritur këtu për godinat madhështore, parqet e mrekullueshme si dhe zhvillimin e këtij qyteti. Por, ndodhemi në Madrid për të takuar një personazh jo rastësisht. Rreth 7 kilometra larg kryeqendres së Spanjës jeton Mark Rossini, një ish-agjent i CIA-s, fama e të cilit është e përhapur kudo. “Nga ana ekonomike, Rusia ka dashur të ketë gjithnjë dalje në Adriatik. Shqipëria, strategjikisht,…
Teksa opozita protestonte para Kuvendit për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama, seanca parlamentare ka vijuar punimet duke diskutuar lidhur me reformën zgjedhore. Më poshtë, në galerinë tonë virtuale po përcjellim disa nga momentet më pikante gjatë seancës.
Sidrit Bejleri nuk është vetëm një nga muzikantët më të mirë shqiptarë, por edhe një nga personazhet më të dashur që kemi. Ai gjithashtu njihet edhe si aktivist në bamirësi për njerëzit në nevojë. Dita e sotme është e shënuar për të pasi nëna e tij feston 70-vjetorin e lindjes. Sidriti ka bërë një urim me pak fjalë për nënën e tij por mjaft të sinqertë. “Falemnders për gjithçka nanë. Ma gëzosh 70 vjetorin. Zoti ta shpërbleftë”, shkruan Sidriti në urimin e tij.
Pas fjalimit të Ditmir Bushatit sot në Parlament ku i kërkoi mazhorancës që të mos jetë arrogante, shtohen zërat pro tij në radhët e Partisë Socialiste. Ish-zëvendësministrja e Financave, Irena Beqiraj thotë se fjalimi i Bushatit është një thirrje për t’i vënë gishtin kokës. Sipas saj, Ditmir Bushati përcolli mendimin e shumë shqiptarëve. “Ditmiri tregoi sot se mendon ndryshe, kurrsesi që është kundra një individi, qoftë ky edhe lideri i partisë. Ditmiri përcolli mendimin e shume shqiptareve me mendje te ftohte e dy pare tru në kokë”,shkruan ajo. Reagimi i plotë i Beqirajt: MENDIMI NDRYSHE I DITMIR BUSHATIT! Nese ne nje tavoline…
Një 29-vjeçar u arrestua nga policia pas protestës së opozitës para paralementit. Në një njoftim zyrtar, policia tha se u arrestua Olsi Albarjami nga Elbasani, pasi akuzohet se kundërshtoi punonjësit e policisë. “Ky shtetas gjatë protestës ka kryer veprime të kundraligjshme ndaj punonjësve të Policisë në detyrë, veprime të dokumentuara me pamje filmike. Më pas ai është goditur nga protestues të tjerë me pretekstin se ishte punonjës policie dhe ishte i infiltruar në protestë”, sqaron policia. Policia thotë se veprimet e këtij shtetasi i ka publikuar në rrjetin social facebook Sali Berisha duke e etiketuar si punonjës policie.
Nga Ilir Yzeiri Është shumë e thjeshtë për shqiptarët që jetojnë këtu, është bërë e vështirë për ata shqiptarë që jetojnë kudo tjetër dhe është shumë e vështirë, thuajse e pamundur, për të huajt, për ata që nuk janë shqiptarë, që të kuptojnë se çfarë ndodh në Tiranë apo edhe në Prishtinë. Nëse do të viheshim në vendin e një të huaji që kërkon të kuptojë atë që po shtillet në këto anë, do të vërenim në fillim se mes palëve që përfaqësojnë popullin në politikën shqiptare, ka një ndarje të thellë, ka një hendek të papajtueshëm, ka një përçarje…
Vrasësi kryesor i shqiptarëve nuk është as duhani, arma apo shkelja e Kodit Rrugor, por vetë cilësia e ajrit. 68 persona në 100 000 banorë në Shqipëri humbin jetën për shkak të ndotjes së ajrit. Një numër i frikshëm në krahasim me vendet e rajonit. Adrian Jorgji, mjek pneumolog, shprehet: “Djegia e karburantit nga makinat, ndotja e mjedisit si pasojë e grimcave të pluhurit kryesisht nga ndërtimet si dhe një faktor tjetër është djegia pa kriter e mbeturinave”. Ndërsa një qytetar tregon: “Kam pasur kollë gjithë dimrin dhe mushkëritë i kam copë”. Nga ana tjetër, Organizata Botërore e Shëndetësisë vlerëson…
Instituti Demokratik Amerikan (NDI Albania), në kuadër të Programit Parlamentar dhe Edukimit Qytetar (PACEP)- një program i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), në bashkëpunim me Kuvendin e Shqipërisë fton të diplomuarit dhe studentët të aplikojnë për një praktikë tremujore në Kuvendin e Shqipërisë. Referuar njoftimit të Kuvendi, studentët do të angazhohen në shërbime të ndryshme të administratës së Kuvendit, që ofrojnë mbështetje për deputetët ose do të asistojnë drejtpërdrejtë deputetët/et në ushtrimin e funksioneve përfaqësuese, legjislative dhe mbikëqyrëse. “Ky program është i hapur për studentët e vitit të tretë bachelor, të diplomuarit dhe studentët e nivelit…
Studentja që qëlloi sot me gurë dhe theu xhamat e derës së universitetit në Shkodër nuk është e panjohur për publikun. Bëhet fjalë për studenten Desada Susaj, e cila në muajin shkurt të këtij viti denoncoi një efektiv të FNSH-së, duke e akuzuar se e kishte ngacmuar seksualisht në tualetet e shkollës, teksa studentët po zhvillonin protestën. Denoncimi i saj u bë fillimisht publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, dhe më pas nxiti një sërë protestash të tjera studentore në Shkodër. Studentja është gjithashtu mbesë e muzikantit të njohur tropojan Kolë Susaj, ky i fundit i nderuar nga ish presidenti Bujar…