Kryeministri Edi Rama ka kritikuar dhe sulmuar sërish rektorin e Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni. Ai tha se pas protestës së studentëve cdo gjë ka lëvizur përveç xhaketës së rektorit, që sipas Ramës ai vijon që të mos ketë asnjë shqetësim edhe pse pjesa më e madhe e kërkesave të studentëve është përgjegjësi e rektoratit, bazuar te autonomia. “Fakulteti mund të ishte ristrukturuar, por fondet mbarten për arsye të mos arsyes që nuk ka lidhje me ligjin, por shpërdorimin e autonomisë, e cila është liri dhe përgjegjësi. Rektori i Tiranës duhet të përgjigjet, pasi e keni zgjedhur ju, por ai…
Author: tirana
Ajlin Alfredaj, nëna 28-vjeçare nga Topoja, ishte e ftuar në studion e “Ftesë në Pesë” me Bieta Sulon, për të treguar historinë e saj të pazakontë. Ajlin është nënë e 7 fëmijëve, 3 binjakëve dhe një vajze të vogël 1 vjeç e gjysmë. Ajo tregoi se ndihet më e lumtur se kurrë kur e sheh shtëpinë plot me fëmijë, pasi tashmë familja e tyre ka krijuar një rutinë dhe i dhurojnë pafund dashuri njëri-tjetrit. Përveçse një nënë e përkushtuar, 28-vjeçarja ka realizuar ëndrrën e saj për të qenë e arsimuar, e sot ajo ka përfunduar me sukses dy fakultete. Gjatë…
Juristja Eni Çobani është shumë aktive në rrjete sociale ku poston shpesh foto si nga seancat e “Shihemi në gjyq”, edhe nga përditshmëria e saj. Së fundmi Eni ka postuar disa foto ku shfaqet në natyrë, e veshur sportive, teksa shkruan: “Mirmëngjes nga natyra e mrekullueshme e vendit tim”. Në mes të komenteve të shumta ka rënë në sy ai Shikh Ali Abbas Alazaëi i cili e krahason Enin me hënën. “Faleminderit”, i përgjigjet juristja.
Ajo është një personazh i veçantë, jo vetëm për atë që përfaqëson, por edhe për shijet dhe zgjedhjet e saj jo fort tipike në jetë, të cilat i ka pranuar gjithmonë publikisht, pavarësisht vështirësive. E dalluar për natyrën e saj të hapur, rebelizmin dhe vërtetësinë për t’u përballur ndaj çdokujt që e ka të vështirë ta pranojë orientimin e saj seksual, ajo ka qenë ndër të parat vajza që është përfshirë në aleancën LGBTI, si aktiviste e mbrojtjes së të drejtave të këtij komuniteti. Xheni Karaj, Drejtore Ekzekutive e Aleancës LGBTI, ishte sot e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv…
Një grua transgjinore foli pasi u bë virale një video e sulmit të saj pranë një proteste në Parisin qendror kundër presidentit të Algjerisë. Julia ka përshkruar se si u ndje kur ishte në shënjestrën e tre burrave në Place de la République. “Ti je një burrë, nuk do shkosh askund, nuk do të kalosh”, i thanë asaj pasi u shty dhe u përplas kur u përpoq të kalonte përmes turmës. Prokurorët kanë hapur një hetim mbi sulmin. Në një intervistë për televizionin francez, Julia tha se kurrë nuk kishte përjetuar ndonjë gjë si ajo. “Dhuna ndaj këtij komuniteti transgjinor po…
Një studente e vitit të 5-të e Fakultetit Ekonomik, i tha kryeministrit Edi Rama se për sa kohë që qeveria fajëson rektorin për një sërë problemesh në universitete, pse nuk bëhet një ligj për ta shkarkuar atë. “Ai nuk është mbret. Është një person si të gjithë të tjerët”, tha studentja. Në përgjigje, nuk mungoi ironia e kryeministrit, i cili tha se rektori nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. “Nuk është mbret por është më rehat se çdo mbret. Unë besoj personalisht, që ligji aktual i arsimit të lartë, fuqia që ligji i jep të gjitha strukturave…
Trupi ynë, në sajë të sistemit imunitar, gjithmonë na dërgon sinjale në lidhje me gjendjen tonë shëndetësore vetëm se shumë shpesh, ne synojmë ta shpërfillim atë. Vitaminat, për shembull, janë veçanërisht të rëndësishme për të siguruar funksionimin e duhur të trupit tonë. Dobësitë e vitaminave janë shprehur në sinjale shumë të paqarta, në përgjithësi këto shenja të vogla shoqërohen me shkaqe të tjera. Këtu janë sinjalet e trupit tonë që tregojnë mungesën e një vitamine: Vitamina A: Vitamina A është thelbësore për qelizat epiteliale, rritjen e skeletit, dhëmbët, pjellorinë dhe për të rritur sistemin imunitar. Për më tepër, e kombinuar…
Një grua rreth 40 vjeç është dërguar në spital në Izrael me dëmtime të trurit, pasi kishte ndjekur një dietë të rreptë duke pirë vetëm lëngje. Gruaja, identiteti i së cilës nuk është bërë publike, kishte ndjekur një dietë për tre javë, ku i lejohej vetëm të konsumonte lëngje frutash dhe ujë. Por, një dietë e tillë drastike i shkaktoi një çekuilibër të nivelit të kripës në trurin e saj. Ajo ka qenë nën vëzhgim për tre ditë dhe mjekët kanë frikë se dëmi mund të jetë i përhershëm, raportoi “Ha Hadashot 12”. Ndërsa gjendja e saktë e gruas nuk…
Belen Rodriguez dhe ish-bashkëshortit Stefano de Martino, e kësaj here e kanë pasur shumë të vështrirë të pranojnë rikthimin. Edhe pse shumë herë e kanë mohuar. Çifti ka qenë para dy ditësh në një diskotekë në Milano, ku janë parë teksa shkëmbejnë puthje pasionante. Tabloidi Chi ka publikuar fotot e moderatores argjentiase dhe balerinit italian të cilët janë kapur mat disa herë duke u puthur, ndonëse në rrjetet sociale të tyre nuk ka ende asnjë shenjë ribashkimi. Belen dhe Stefano janë prindër të një djali 6-vjeçar, të quajtur Santiago dhe bashkimi i prindërve me siguri do t’ja bëjë shumë qejfin…
Deputeti i Partisë Socialiste Andrea Marto ka sfiduar protestuesit e opozitës ditën e sotme. Ai ka kaluar përmes turmës duke ulur kokën dhe pa u ndjerë. Nuk dihet nëse protestuesit se kanë ngacmuar pasi nuk e njohin fare apo kanë qenë të fokusuar tek protesta, por deputeti socialist ia ka hedhur paq. Pak javë më parë, dy kolegët e Martos, Blendi Klosi dhe Paulin Sterkajn nuk i mbrojti dot as policia nga protestuesit.
Për personin që do të bjerë në dashuri me djalin tim, kjo është letra ime si nënë për ty… Unë nuk jam e sigurt kur do t’ja jap këtë letër. Ndoshta disa dekada pasi të martohesh me tim bir, ose në një ditë të rastësishme, kur unë ta shoh të arsyeshme. Kurdo që ta marrësh këtë letër unë shpresoj të jem gjallë dhe e lumtur që të kam njohur. Tani për tani ndihem sikur po bëj një budallallëk që po e shkruaj këtë letër. Djali im i vogël është në krevat, i mbështjellë me disa batanije dhe duket kaq i…
Për abdikimin e perandorit nga froni më 30 prill, japonezët do të shijojnë një periudhë 10-ditore pushimesh, por në vendin e njohur për “varësinë” ndaj punës, jo të gjithë po hidhen përpjetë nga gëzimi. “Që të jem i ndershëm, nuk e di sesi do ta kaloj kohën kur papritur të mbërrijnë 10 ditë pushime. Nëse do që të udhëtosh, gjithandej do të jetë plot me njerëz që bëjnë të njëjtën gjë dhe kostoja e rrugëtimeve turistike është rritur. Nuk e di, mund të përfundoj nga prindërit”, tha Seishu Sato, punonjës finance. Një sondazh i realizuar nga e përditshmja “Asahi Shimbun”…