Ministri Klosi shpërndau sot 72 certifikatat e para për udhërrëfyesit turistikë. Gjatë ceremonisë së dorëzimit të tyre, ministri Klosi e vlerësoi këtë moment si shumë të rëndësishëm jo vetëm për profesionin e udhërrëfyesit, por sidomos për informacionin cilësor, që do ti përcjellet turistëve të huaj dhe vizitorëve vendas. “Nga ky moment ne kemi zyrtarisht guida të licencuara në disa fusha, që hapin rrugën për të vazhduar me këtë profesion, që për mua duhet ta tentojmë deri në fund për ta shpallur edhe profesion të litë. Kjo për të shtuar gjithmonë e më shumë cilësinë e ofrimit të shërbimit. Sot kemi…
Author: tirana
Televizioni publik italian RAI ka publikuar një histori investigative rreth mafiozit italian Antonino Vadala, pjesë e nëntokës italiane ose klanit të njohur me emrin Ndrangheta, i cili akuzohet për trafik droge, armësh, vrasje, zhdukje personi, etj. Hulumtimi i gazetares Maria Grazia Mazzola nuk përfundon vetëm me italianin. Rasti implikon edhe politikanë të lartë Sllovak përfshirë ish-kryeministrin sllovak Robert Fico si edhe një ministër të Kosovës. Vadala, i cili në Itali akuzohet për trafikim me drogë ka arritur që në Sllovaki të infiltrojë njerëz të tij në pozita të larta, më saktësisht të dashurën e tij si nëpunëse në Ministrinë e…
Lajmi se 23 mln euro u sekuestruan në aeroportin e Parisit, në dy valixhe diplomatike shqiptare, publikuar nga mediat në Mali, është mohuar nga policia franceze. Lajmi i cili gjeti pasqyrim të gjerë, edhe në median shqiptare për shkak të sasisë së madhe të eurove të sekuestruara, por edhe të faktit se ndodheshin në valixhe diplomatike. E kontaktuar nga ambasada shqiptare në Francë, lidhur me lajmin e publikuar për sekuestrimin e 23 mln eurove, policia franceze ka mohuar një operacion të tillë, duke theksuar se lajmi është i pavërtetë.Mediat në Mali publikuan sot se në aeroportin e Parist janë sekuestruar…
Tirana kualifikohet me vështirësi në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Ekipi bardheblu u mposht 2-0 në takimin e kthimit në Laç, por falë suksesit të thellë 3-0 në “Selman Stërmasi” preu biletën për raundin tjetër. Kurbinasit iu afruan mrekullisë duke shënuar dy gola në pjesën e parë me Shtubinën dhe në fillim të fraksionit të dytë me Çokajn, por me gjithë presionin e ushtruar gjatë pjesës së mbetur të lojës, nuk mundën të gjenin një tjetër gol që do ta çonte sfidën në shtesë. Ndërkohë, Partizani u eliminua nga Kupa e Shqipërisë pasi u mposht edhe në takimin e dytë…
Gjykata për Krime të Rënda dënoi me 35 vite burg Namik Velajn, të cilin e gjeti fajtor për vrasjen e bashkëshortes së tij, dy vite më parë. Gjithashtu, fajtor u deklarua edhe mjeku Ilir Tanku, për “Shpërdorim detyre” dhe u dënua me 2 vite burg, por gjykata pezulloi dënimin dhe do të shlyhet me 4 vite shërbim prove. Sipas prokurorisë, Velaj ka vrarë bashkëshorten e tij në banesën e tyre, duke i bllokuar rrugët e frymëmarrjes, ndërsa krimi është zbuluar një vit pas ngjarjes. Prokuroria Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar burgim të përjetshëm për Namik Velajn, i cili…
Ish-deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka publikuar sot përgjime të reja për çështjen “Babale”. Nga selia e PD, Salianji ka deklaruar se në përgjimet e reja, del emri i ish-nëndrejtorit të Policisë së Fierit, Andon Marko, i cili sipas tij dje është emëruar si drejtor i forcave blu të këtij qyteti. Sipas Salianjit, Andon Marko del në përgjimet e Prokurorisë dhe ka folur disa herë me Fredi Alizotin, dhe se emërimi në si Drejtor i Policisë së Fierit është shpërblimi që po i bëhët nga Ardi Veliu. “Edi Rama ka ngritur një sistem kriminal dhe korruptiv të karrierës, ku sa…
Studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” janë mbledhur për të protestuar në hyrje të godinës së re të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Në shenjë simbolike, studentët kanë thyer xhamin e derës të godinës, duke u shpjeguar se shkak për të protestuar është vonesa e inagurimit të ndërtesës së FSHN-së, që ishte premtuar të ndodhte me fillimin e sezonit të dytë akademik. Me të thyer xhamin, studentët patën mundësi të depërtonin në brendësi të godinës ende në punim e sipër, ku u përfshinë në një debat me tone të larta me rektorin e Universitetit të Shkodrës, Adem Bekteshin. Në vendngjarje mbërritën…
Luftëtari mposhti Partizanin me rezultatin 1-0, duke u kualifikuar kështu në raundin gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë pas plot 37 vitesh. Pas triumfit në sfidën e parë, skuadra e trajnerit Ahmataj arriti një tjetër sukses në shtëpi, falë golit të Dungës me 11-metërsh, duke u konfirmuar kështu, “macja e zezë” e të kuqve në ndeshjet e zhvilluara në Gjirokastër. 22-vite ka pa fituar Partizani ndaj bluzinjve në transfertë. Pas triumfit ndaj Partizanit, Luftëtari do të ndeshet me Skënderbeun në gjysmëfinale, i cili u kualifikua pas luajtur, për shkak të dënimit të Kamzës. LUFTËTARI-PARTIZANI 1-0 Dunga 34′ (p)
Brenda tre mujorit të parë të vitit 2019-të janë lansuar shumë hite në botë. Por në Britani të Madhe një këngëtare shqiptare ka sjellë hitin më të madh deri më tani. Këngëtarja, e njohur me emrin artistik, Ava Max po dominon top listat në Britani të Madhe me këngën ‘Sweet but Psycho’. Projekti i shqiptares është kënga më e transmetuar e vitit në Britani të Madhe. Ava Max ka lënë pas emra të njohur si Ariana Grande, Calvin Harris Rag’n Bone’ dhe Dua Lipa.
Emerimi i krerëve të rinj të dy instuticioneve më të rëndësishme financiare në vend, duket se ka futur në reformim të gjithë administratën. Burime për “BalkanWeb” thanë se menjëherë pasi dy drejtuesit e rinj përkatësisht Arlind Gjokutaj në krye të Doganave si edhe Enton Duro në Drejtorinë e Përgjithshme të Tatimeve, janë takuar sot me Kryeministrin e vendit Edi Rama për të përcaktuar prioritetet e institucioneve. Po sipas të njëjtave burime, në këtë mbledhje kreu i qeverisë shoqërohej nga zv/kryeministri Erion Braçe si edhe ministrja e Financave, Anila Denaj. Porositë e ekzekutivit duket se kanë qenë të prera për drejtuesit rajonale të…
Astrit Patozi, një nga gurat më të njohura të “disidentëve” që janë larguar nga Partia Demokratike ishte në studio për të komentuar protestën e sotme në llupën më të gjerë të dinamikave politike në vend. Sipas Patozit, “protesta e opozitës po shndërrohet në një protestë ‘Astiri’, pra të një grupi që ka një problem por që nuk afekton shoqërinë shqiptare”. Për ish kryetarin e grupit parlamentar të PD-së, “Njerëzit nuk po e konceptojnë si një problem kombëtar, dhe kjo reektohet edhe në numrat e të pranishmëve. Shoqëria po imunizohet dhe nuk përben lajm serioz fakti që çdo seancë parlamentare ka…
Ish-kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili ka qenë në studion e News24 për të komentuar në “Opinion” protestën e opozitës, deklaratat e kryeministrit Edi Rama dhe aksionin opozitar. Ai tha se protesta e sotme ishte e drejtuar nga studentët si simbolikë e asaj që po ndodh në Shqipëri ku 70% e të rinjve duan të ikin nga vendi. Vasili deklaroi se Rama e ka mbyllur marrëdhënien me shqiptarët por se dorën pas karriges ia ka lidhur krimi. Ai shpjegoi dhe arsyen përse protesta e 13 prillit do të zhvillohet pasdite. “Të dy forumet rinore ishin ata që morën…