Author: tirana

“Bum, bum i qëllojmë në qafë”, si e porositi mafia shqiptare vrasjen e dëshmitarëve në gjyq Përgjimet e autoriteteve greke kanë zbardhur të gjithë aktivitetin kriminal të mafies së burgut të Koridhalos në Greqi, ku kreu i kësaj organizate kriminale raportohet se është një i burgosur shqiptar. Përmes bashkëpunëtorëve të jashtëm, ai drejton organizatën nga brenda burgut. Dy ditë më parë, në shtypin grek u publikua lajmi se shqiptari që drejton mafien e burgut të Koridhalos planifikonte vrasjen e dy dëshmitarëve në gjyqin për çështjen e avokatit Mixaleis Zafeiropoulos. Ky i fundit është vrarë në Tetor 2017 në zyrën e…

Read More

Në një seancë të mbajtur dje në Washington në Senatin Amerikan, më saktësisht në Komitetin e Forcave të Armatosura, i nominuari për Komandant të Komandës Amerikane për Evropë që është edhe Komandatit Suprem i Forcave Aleate për Evropë, Gjenerali Tod D. Wolters, ka thënë se trupat amerikane janë të nevojshme në Kosovë për t’i bërë ballë kërcënimeve malinje nga jashtë. Wolters ka thënë se Komanda Amerikane do ta mbështes zhvillimin e FSK-së. Sa herë që hapet çështja e trupave amerikane në Kosovë ngritët mjaftë pluhur. Por, për mbetjen e tyre edhe më tej në Kosovë ka folur një ushtarak i…

Read More

Kanë filluar xhirimet e filmit të shumë pritur “Hustlers”, ku do të luajnë fytyra të njohura si Cardi B e Jennifer Lopez.  Nga ky film vetëm se kanë filluar të publikohen fotografi. Gjatë ditës së djeshme në varrezat “Woodlawn” të New York është xhiruar një skenë ku duket Jennifer Lopez. 49 vjeçarja dukej e mrekull. Ajo ishte e veshur me një fustan të zi dhe  palltë të zezë. Më vonë gjatë ditës, Jennifer ndryshoi në një fustan blu dhe me çizme të zeza derisa po filmonte skena në qytet.

Read More

Në protestën e opozitës sot para Kuvendit, ka ndodhur edhe një sherr mes protestusve, ku janë konfliktuar fizikisht disa persona. Policia e shtetit i ka bërë thirrje me megafon protestuesve para Kuvendit që të ruajnë gjakftohtësinë dhe të mos hedhin kapsolla në drejtim të policisë. Po ashtu, policia u është bërë thirrje organizatorëve të protestës që të merren masa të menjëhershme ndaj personave që kanë mbuluar fytyrën “Të nderuar organizatorë të protestës. Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall e maska ose të zbulojnë fytyrën ose t’i largoni menjëherë nga protesta. Sipas ligjit për tubimet,…

Read More

Ditën e sotme Meghan Markle dhe Princ Harry janë bërë pjesë e “Instagram” me profilin e tyre zyrtar. Postimi i parë u bë disa orë më herët dhe në të shkruhej: “Mirëseerdhët në profilin tonë zyrtar. Mezi presim të ndajmë punët tona, kauzat që mbështesim, njoftime të rëndësishme dhe mundësinë për t’i dhënë pak dritë çështjeve me rëndësi. Ju falenderojmë për suportin dhe ju urojmë mirëseardhjen. Meghan dhe Harry”.

Read More

Gjatë kohës që kryeministri Edi Rama mban fjalën në Kuvend, protestuesit të shtyrë edhe nga thirrjet e ish-deputetëve të opozitës kanë tentuar të çajnë kordonin e policisë. Ata janë përplasur me efektivët për të kaluar perimetrin e sigurisë. Deri më tani janë organizuar shtatë protesta nga opozita, ndër të cilat dy janë zhvilluar pëpara Kryeministrisë, ndërkohë që pesë të tjera përpara Kuvendit. Në protestën e sotme mungon Lulzim Basha i cili ndodhet në Gjermani në takime me përfaqësues të CDU-së.   Ish-kryeministri Sali Berisha nuk është parë në protestë. Mes turmës, vetëm Monika Kryermadhi, ish-deputetë të PD-së dhe disa aleatë të…

Read More

Xhensila Myrtezaj është nga këngëtaret e rralla në estradën shqiptare që nuk ka frikë të shfaqet pa grim në fytyrë. Ajo edhe një herë në Instagram ka publikuar një foto ku shfaqet pa “make-up”. Kënëgëtarja dukej bukur dhe krejtesisht e embel. Komentet e ndjekësve të saj ishin të gjitha pozitive për guximin që e posedon. Myrtezaj së fundmi publikoi projektin ‘Sekreti Im’ në bashkëpunim me Pirro Çakon që u pritë shumë mirë nga publiku./

Read More

Në pritje të protestës së opozitës, Tirana është mbushur me trakte për ish-kryeministrin Sali Berisha. Mesa duket krahu pro Sali Berishës brenda PD, ka dashur t’i bëjë një karshillëk publik kryetarit Lulzim Basha, duke ftuar hapur paraardhësin e tij Berisha, që të rikthehet ne parti. Gazetari Klajdi Bodlli ka siguruar disa foto të shënimeve të vendosura në stacion autobusi, shtylla e pemë, në formë traktesh ku kërkohet rikthimi i Berishës në pushtet. “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do” apo “Kthehu Legjendë”, shkruhet në këto parulla.

Read More

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në Kuvend, ju drejtua deputetëve të rinj të opozitës duke i thënë se janë njësoj si ata që tanimë janë jashtë parlamentit dhe kërkojnë të futen sërish brenda me protesta – siç ai u shpreh. “Ju jeni njësoj si ata, por jeni akoma në fazën e ambientimit, por pres që shumë shpjet edhe ju të jeni në lartësinë e pritshmërive të atyre që ju kanë futur në lista. Kryetari juaj, pavarësisht se zoti Murrizi e mohon, është kryetari i zotit Murrizi”, tha Rama. (ndërhyn Murrizi): Është miku jot Rama: Është miku im? Por është kryetari…

Read More

Gjykata e Krimeve të Rënda ka përcaktuar sot trupën gjykuese që do të merret me gjykimin e dosjes së ngritur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri. Trupa gjykuese do të përbëhet nga Ardit Mustafai, Flora Hajredinaj dhe Irena Gjoka. Gjykata për Krime të Rënda, pranoi më datë 26 mars kërkesën e prokurorisë, duke çuar në gjykim Saimir Tahirin dhe e ish policët, Jaeld Çelën,Gjergji Kohilën dhe Sokol Boden. Për rreth 8 orë, prokuroria dhe mbrojtja parashtruan pretendimet e tyre. Sipas akuzës, të përfaqësuar nga prokurorët Dritan Prençi, Vladimir Mara dhe Arenc Çela, për gjatë 1 viti hetim, në bazë të…

Read More

Ish-kryeministri i PS, njëherësh deputeti Bashkim Fino ka propozuar sot në Kuvend që Partia Socialiste të tërheq anëtarët e saj nga KZAZ-të dhe në vend të komisionerëve partiak, të caktoje persona jo politik. Fino ka thënë në Parlament se maxhoranca nuk mund të tërhiqet zvarrë nga opozita, e cila vendosi të djegë mandatet dhe të mos dërgojë anëtarët e saj në Komisionet e Administrimit të Zgjedhjeve. Ish-kryeministri ka thënë se KQZ duhet t’i plotësoje vendet vakante me persona jo politik, madje këtë shembull ta japë e para Partia Socialiste. “ Sjelljet e PD dhe LSI janë të njëjta me ato…

Read More

Ndërkohë që opozita proteston, ka nisur seanca parlamentare. I pari e ka marrë fjalën kreu i KQZ, Klement Zguri, i cili u bëri thirrje partive politike të ulen për të gjetur zgjidhje. “Politika të ketë më shumë vetëkufizim që zgjedhjet të kenë sukses. Duhet një reformë e thellë zgjedhore për trajtimin e problematikave.” Ai ka prezantuar dhe raportin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2018. “Kemi bashkëpunuar ngushtë me partnerët ndërkombëtarë për trajnimin e komisioneve. Gjatë vitit 2018 kemi punuar me ekspertë për analizimin e financimit të partive dhe i kemi verifikuar ato”-shtoi ai. “Kodi zgjedhor nuk ka asnjë…

Read More