Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj është takuar këtë të mërkurë me 3 punonjësit e Policisë Rrugore, të cilët vetëm pak ditë më parë arritën të ndalonin dhe arrestonin në flagrancë një grabitës në Tiranë, i cili po përpiqej të arratisej së bashku me bashkëpunëtorin e tij. Duke shprehur vlerësimin maksimal, ai theksoi se ky është modeli i suksesit që duhet nxitur, motivuar dhe përhapur në të gjitha strukturat e Policisë së Shtetit. “Na duhet pikërisht ky model. Modeli i një polici vigjilent, të përgatitur, profesionist, por është edhe i guximshëm e trim për të bërë detyrën. Këtë kërkojnë të gjithë…
Author: tirana
Një sasi e konsiderueshme tritoli ka shpërthyer në banesën e shtetasit Marin Begeja në fshatin Kukël të bashkisë Vau Dejës ndërsa ndodhej pas derës së shtëpisë. Ngjarja ka ndodhur 13 ditë më parë, por nuk është raportuar. Begeja mori disa dëmtime por i shpëtoi këtij atentati. Marin Begeja është djali i Tom Begejës. Ky i fundit në gusht të vitit 2002 u ekzekutua nga forcat e policisë në Kukël pasi më përpara akuzohej se kishte vrarë 5 persona mes të cilëve një grua shtatzënë dhe djalin e tij 25 vjeçar. Marin Begeja ka dyshime se vendosja e tritolit ka ardhur…
Zv.ndihmës sekretari amerikan Methju Palmer do të mbërrijë në Tiranë javën e ardhshme. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se zv.ndihmës sekretari amerikan Palmer më 8 Prill mbërrin në Tiranë. Vizita e Palmer në Tiranë, si pjesë e një vizite rutinë në Ballkan. Vizita e Palmer në Shqipëri vjen në një kohë kur situata politike në vend vijon të jetë mjaft e tensionuar. Opozita e bashkuar ka djegur mandatet ndërsa ka paralajmëruar edhe protesta të vazhdueshme në vend. Protestat e vazhdueshme paralel me seancat plenare shpesh herë janë shoqëruar me përplasje të dhunshme mes protestuesve dhe forcave të policisë të…
Në seancën plenare të ditës së sotme pritet që të betohen tre deputetë të opozitës së re, Korab Litja dhe Halil Jakimi nga PD, të cilët dorëzuar formularin e vetëdeklarimit, dhe Ambra Borova nga LSI Shkodër e cila mungoi në seancën e betimit të javës së kaluar për shkak se ishte bërë nënë pak ditë më parë. Bashkë me deputetët që do të betohen sot, Kuvendi pritet të shkojë në 101 deputetë
Është shënuar incidenti i parë i ditës së sotme, teksa dhjetëra prej tyre janë përplasur me forcat policore te Pedonalja në protestën e organizuar nga opozita. Nga vendngjarja raportohet se policia ka krijuar një kordon për të mos lejuar hyrjen e protestuesve në zonën përreth Parlamentit, ku pak më vonë do të mbahet edhe seanca plenare. Janë vetëm pak njerëz që janë përplasur me forcat e rendit, të cilët edhe janë shoqëruar prej tyre.
Ndërkohë që opozita pritet të zhvillojë sot protestën e rradhës para parlamentit, kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me pamje nga hapësirat e transformuara të Shkollës Jordan Misja (Liceut) në Tiranë. Me publikimin e këtyrë pamjeve Rama i uron ditë të mbarë ndjekësve të tij. ‘Mirëmëngjes, dhe me këto pamje nga hapësirat e transformuara të Shkollës Jordan Misja (Liceut) në Tiranë, ju uroj një ditë të mbarë’, shkruan Rama. Sakaq, kujtojmë që në orën 9:30 priten të mblidhen protestuesit e opozitës para parlamentit, ndërkohë që në orën 10:00 mazhoranca ka njoftuar seancën plenare.
Opozita do të protestojë sërish sot përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e qeverisë. Në koherencë të plotë me zhvillimet e seancave plenare, opozitarët do të organizohen sërish sot përpara Parlamentit, ndërkohë që deputetët e shumicës do të zhvillojnë seancën e radhës plenare. Organizimi i protestës do të jetë i njëjtë me atë të protestave të mëparshme, ndërkohë që mësohet se peshën kryesore do ta mbajnë të rinjtë e forumit rinor të PD-së. Kreu i PD, Lulzim Basha, do të mungojë sot në protestë për shkak të angazhimeve që do të ketë jashtë vendit. Mësohet se Basha është nisur të martën…
Nën Sekretari amerikan i Shtetit Palmer do te jetë më datë 9 Prill në Tiranë për të takuar politikanët më të lartë të vendit, nga Meta, Rama, Basha deri tek Kryemadhi në selinë e LSI. Por pasuesi i Yee zyrtarisht në Tirane vjen për krizën politike pas videove ku zgjedhjet e 2017 dalin në tavolinën e krimit, raporton Syri. Por një tjeter burim konfirmon se nga datat 4-6 Prill në Tiranë vjen një tjeter zyrtar i DASH, Johnatan Moor.
Mediat greke raportojnë se tre shqiptarë homoseksualë janë arrestuar për trafik droge. Operacioni për arrestimin e tyre u bë në Athinën qendrore, ndërsa policia sekuestroi 4.8 kg heroinë dhe 1 kg kokainë. Pas kontrolleve në dy banesa policia gjeti sasinë e drogës, të ndarë në 10 pako, ku njëra prej tyre kishte figurën e personazhit të animuar për fëmijë “Mickey Mouse”. I gjithë ky kamuflim ishte bërë në mënyrë që gjatë kontrollit policor, paketimi të dukej si lodër. Mediat në Greqi raportojnë se prapa këtij grupi kriminal fshihet një 52-vjeçar homoseksual, i martuar me një 49 vjeçar. Ndërsa i arrestuari…
Emri i trajnerit të ri të ekipit kombëtar është çështja më enigmatike për momentin në opinionin sportiv në vend, pa lënë mënjanë këtu edhe çështje të tjera të futbollit në vend. Megjithatë, nisur nga eksperienca e “hidhur” me Christian Panuccin, kjo temë mbetet shumë delikate, pasi timonieri i ri i kombëtares, duhet të bëjë diferencën nga paraardhësi i tij, për të përsëritur suksesin e katër viteve më parë. Edvin Murati, ish-mesfushor i ekipit tonë përfaqësues, aktualisht menaxher futbolli, është një nga personazhet që është bërë pjesë e këtij diskutimi, jo vetëm në media, por duke ofruar edhe alternativa konkrete. Duke…
Një sasi e konsiderueshme lënde narkotike të fortë është kapur në qytetin e Korçës. Sipas policisë bëhet fjalë për një sasi prej 50 dozash heroinë. Sasia e lëndës narkotike është kapur në një pikë lavazhi në lagjen numër 6 të qytetit. Ky lavazh dyshohet se ishte pika ku droga shpërndahej tek blerësit. Ndërkohë policia ka shoqëruar 4 persona për ngjarjen në fjalë dhe po heton për të të zbardhur të plotë ngjarjen.
Kreu i Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), Gent Ibrahimi u është përgjigjur akuzave të opozitës, që e cilësojnë atë si kunati i deputetes së Partisë Socialiste, Mimi Kodheli. Ibrahimi u shpreh në emisionin “Tempora” në RTV Ora se sheh mes rregullave. Ibrahimi: Unë shoh mes rregullave. Këto dy pretendime se une kam konflikt interesi se jam angazhuar në hartimin e rregulla dhe kunati…. Gazetarja: Ndiheni i paragjykuar, sepse mund të anatemoheni? Ibrahimi: Është një mentalitet i huaj. Ndoshta për njerëz që vijnë me backgrounde kaq të forta saqë diktojnë statusin e njerëzve ndoshta është diçka që duhet marrë parasysh. Unë…