Author: tirana

Një aksident ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në Rrogozhinë ku një makinë është rrokullisur në mes të rrugës. Dyshohet se drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin e makinës ku më pas ka përfunduar me rrota përpjetë. Nga ky aksident raportohet se nuk ka asnjë person të lënduar rëndë. Ndërkohë policia ka shkuar në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur të plotë shkaqet e aksidentit.

Read More

Situata politike në vendin tonë duket sikur nuk do të marrë një zgjidhe. Por politologu Afrim Krasniqi ka propozuar dy zgjidhje të cilat mund t’i japin fund krizës. Ai është shprehur se Rama sipas sondazheve është mirë dhe se nuk do t’i kushtonte asgjë sipas tij nëse pranonte të shkonte në zgjedhje të parakohshme. Ndërsa nga ana tjetër opozitës i sugjeron që liderët politikë të dalin dhe të thonë se ata nuk do të kandidojnë për Kryeministër. Mustafa Nano: Ju thoni se do të vijë një moment që palët do të ulen edhe nën presionin ndërkombëtar. Nëse ju do të ishin…

Read More

Unë kam zbuluar se kush janë armiqtë e mi. Nuk i njoh me emër e mbiemër, kuptohet. Kjo do të ishte e pamundur. Jo për gjë, por ata kanë të njëjtën fytyrë. Fytyrë jo në kuptimin fizik e material. Dhe disa tipare të tyret po ua jap tani: Tipari numër një. Ata do më çmonin mua po të mendoja si ata. Dy. Ata e duan lirinë, por të tyren. Timen jo. Timen e urrejnë. Tre. Duart e tyre nuk para shfletojnë libra. Dhe ata as që e kanë idenë se sa e magjishme është të shfletosh një libër, ta kapësh…

Read More

Një punonjës në moshë pune (15-65 vjeç) në Shqipëri dhe në Ballkan harxhon në dembelizëm të plotë 20-30 vite të jetës së tij. Përllogaritjen e ka bërë Banka Botërore në Raportin e rregullt Ekonomik për Rajonin e Ballkanit Perëndimor që u prezantua sot dhe u publikua nga Monitor. Në Rajonet e tjera ky tregues është më i ulët. Banka vëren se në Ballkan njerëzit në moshë punë preferojnë të vegjetojnë, duke mos u përfshirë në tregun e punës për periudha të gjata kohe. Vitet e fundit pjesa e njerëzve që nuk dëshirojnë të punojnë ka rënë, por gjithsesi mbetet shumë…

Read More

Brenda të njëjtës ditë, pavarësisht se në distanca gjeografike të ndryshme, lideri i mazhorancës dhe i opozitës shqiptare kanë trajtuar në komunikimet e tyre publike, të njëjtën tezë politike. Pak rëndësi ka në këtë rast, nëse kemi të bëjmë me një “ping-pong” verbal të luajtur në distancë, një takim me “biorryma” mes tyre, apo një komunikim harmonioz politikanësh që e dinë mirë tashmë se kush është “dhëmbi” që dhemb, e ka nevojë për prekjen e gjuhës së tyre. Edi Rama nga Librazhdi dhe Lulzim Basha nga Shkodra, janë munduar që ti bëjnë prognozën opozitës shqiptare, pas daljes nga sistemi me…

Read More

Sekretari për Çeshtjet Zgjedhore në Partinë Socialiste, Damian Gjiknuri, ka shpjeguar përse mazhoranca do të presë PD-në zyrtare deri në 5 maj, për reformën zgjedhore. Z.Gjiknuri, a do mund të kemi një reformë zgjedhore ? Gjiknuri: Tashmë që flasim kemi hyrë në fazën e organizimit të zgjedhjeve, çka do të thotë se çdo ndryshim teknik që mund të afektojë këto zgjedhje është i pamundur. Për të ja bërë të qartë dhe publikut, të gjitha ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE/ODIHR-it do të jenë të vlefshme për zgjedhjet e ardhshme parlamentare dhe jo për zgjedhjet vendore, pasi tashmë jemi…

Read More

Duket se Himara nuk pyet për bojkot zgjdhjesh. OMONIA dhe PD janë bërë bashkë për të fituar Bashkinë e Himarës në zgjedhjet lokale. Në këtë mënyrë, Fredi Beleri, i cili është dhe kreu i OMONIA-s, ka nisur zyrtarisht fushatën elektorale. Në këtë foto, krah të tij është dhe Andrea Gjoni, i cili mban pozicionin e kryetarit të PD-së për Himarën. Fredi Beleri synon kandidimin për Kryetar Bashkie në Himarë, eksperiencë të cilën e ka provuar edhe në një palë zgjedhje të tjera lokale, pas Vasil Bollanos, por pa sukses! Por kreu aktual i OMONIA-s ka dhe një të kaluar problematike…

Read More

Për të tretën javë me radhë Milani nuk ia del të fitojë, teksa mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se një barazim 1-1 ndaj Udineses në “San Siro”, rezultat ky që komplikon rrugëtimin për një vend në zonën Champions. Për këtë sfidë Gattuso kishte preferuar të ndryshojë skemë, duke luajtur me Cutronen dhe Piatek në majë të sulmit dhe brazilianin Paqueta pas tyre, ndërsa në stol kishin përfunduar Suso dhe Rodriguez. Megjithatë që në fillim u duk se nuk do të ishte një mbrëmje aspak e mirë për kuqezinjtë, pasi në minutën e 12’ u dëmtua Donnarumma, i cili…

Read More

Në emisionin “Stop” kanë mbërritur shumë denoncime për sjelljen e mësueses Bedrie Kastrati. Ajo jep mësim në shkollën 9-vjeçare “Bajram Curri” në qytetin e Kukësit. Në sajë të bashkëpunëtorëve, “Stop” arrin të sjellë me zë dhe figurë mënyrën e sjelljes së arsimtares me nxënës të mitur të klasës së katërt, të cilëve u shpjegon matematikën. Në fjalorin e mësuese Bedrie nuk mungojnë fjalët ‘pise’ apo ‘kuçkë’, por edhe goditjet fizike pa shkak. Mësuesja: Hajde, o Red (hajde) pak këtu! Vetëm ti e ke bërë këtë gabim, asnjë nxënës tjetër nuk ma ka bërë këtë gabim. Gjeje sa bëjnë! Kështu lloj ushtrimesh…

Read More

Lazion Cini, 30 vjeç, gazetar, ka humbur kontaktet me familjarët e tij prej datës 28 mars të këtij viti. Familjarët e tij i janë drejtuar emisionit “Pa Gjurmë” me shpresën se mund të gjejnë të dhëna për Lazionin. Nga infromacionet që ata japin, Lazioni ishte i veshur me atlete të bardha dhe pantallona të zeza. I riu ka një tatuazh në krah, në formë tribali. Së fundi ai ka punuar në televizionin Tv Klan, ndërsa nga momenti që ka dalë nga shtëpia ka humbur çdo kontakt me familjen dhe telefonin e ka të fikur.

Read More

Përdorimi i drogave dhe alkoolit është një problematikë që ka prekur shumë shoqëri. Përqindja e personave që vuajnë nga çrregullimet në përdorimin e drogave dhe alkoolit në vendet e rajonit është më e lartë se mesatarja botërore. Në Shqipëri, ajo përllogaritet 2.33%, duke u renditur pas Malit të Zi dhe Bosnjës, e cila mban rekordin në rajon për përqindjen më të lartë. Në Bosnjë-Hercegovinë, përqindja e individëve që kanë çrregullime me përdorimin e drogave dhe alkoolit është 3.53%, ndërsa në Malin e Zi, rreth 2.47%. Shqipëri dhe Serbia janë në të njëjtin nivel, me një diferencë shumë të ngushtë, respektivisht 2.33…

Read More

Presidenti Meta ka postuar në faqen e tij zyrtare videon, ndërsa ka treguar dhe simbolikën, duke u ndërgjegjësuar kështu me fushatës globale ‘Ndriço blu’ me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin. ‘Me rastin e Ditës Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin, i bashkohem sot fushatës globale “Ndriço Blu”! ? #WorldAutismAwarenessDay #LightItUpBlue’, ka shkruar Presidenti Ilir Meta në Facebook ndërsa ka shtuar dhe videon.

Read More