Në “Premier League” si Manchester City ashtu edhe United kanë bërë detyrën duke mposhtur kundërshtarët respektivë. Skuadra e Guardiolës ka mposhtur me shifrat 0-2 Fulham falë golave të Bernardo Silvës dhe Sergio Aguerro-s, ndërsa United i drejtuar nga Solskjaer ka fituar 2-1 kundër Ëatford. “Djalli” realizoi dy herë me Rashford dhe Martial para se miqtë në minutën e 90 të shkurtonin diferencat dhe të vinin në pikëpyetje tre pikët. Në “La Liga” Barcelona ka likuiduar me rezultatin 2-0 Espanyol-in në derbin katalanas. Në “Camp Nou” skuadra e Valverde-s hasi jo pak vështirësi dhe këtë e tregon edhe goli i pari…
Author: tirana
Justin Bieber dhe Hailey Baldwin pak kohë më parë blenë një shtëpi me vlerë 9 milionë dollarë në Beverly Hills. Në fillim të kësaj jave Hailey publikoi disa foto të saj dhe Justin gjatë një mbrëmje romantike, ku shihej një pjesë shumë e vogël nga kuzhina e shtëpisë. Nga detajet e fotos së Hailey-t, “Cosmopolitan” ka arritur të zbulojë të gjitha pamjet e shtëpisë së tyre luksoze nga një agjenci imobiliare. Përveçse shumë e bollshme në hapësirë, shtëpia e dyshes së njohur duket se është kuruar deri në detajet më të vogla me një stil shumë modern. Së fundmi gjithashtu…
Ditën e sotme kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha zhvilloi një miting në qytetin e Durrësit. Siç shihet nga pamjet kjo është pjesmarrja në mitingun e Bashës i cili e konsideroi këtë miting madhështor dhe më të madhin që PD ka organizuar ndonjëherë në qytetin e Durrësit.
Lulzim Basha nga takimi i hapur me qytetarët në Durrës, akuzoi kryeministrin Rama si përgjegjësin kryesor të papunësisë e varfërisë së shqiptarëve. Basha tha se cdo ditë kryeministri fut duart në xhepat e çdo shqiptari, ndërsa theksoi se estradat e tij i kushtojnë çdo shqiptari 100 mijë euro në orë. “Kllouni që erdhi dje këtu para jush, nuk ishte kloun ai është hajduti më i madh në historinë e Shqipërinë, që fut duart në xhepat e shqiptarëve. Në dy vite Rama ka kullufitur 2 mld euro nga taksat e shqiptarëve, me PPP me tendera të korruptuar. 20 mln euro segmenti…
Ndërtimi i HEC-ve në Urakë të Mirditës, ka përplasur banorët e zonës me punonjës të bashkisë Rrëshen. Në prani të kryetarit të Bashkisë, Ndrec Dedaj, një nga punonjësit e tij i thyen telefonin një banori që të mos e lejojë të filmojë, gjë që ka sjellë irritim të palëve dhe përplasje fizike. Në videon e siguruar nga “BalkanWeb” duket edhe një moment kur ish-ministrja Lindita Nikolla ka ndërhyrë për të zbutur palët në konflikt. Reagimi nëpërmjet protestave dhe peticioneve i banorëve të Kurbneshit në Mirditë kundër ndërtimit të HEC-ve në lumin Urakë, ngriti në këmbë Ministrinë e Energjitikes dheInfrastrukturës, e…
Kreu i Partisë Demokratike, Luzlim Basha gjatë rrugës për në Durrës, ku po zhvillon një takim me simpatizantë të kësaj partie, ka bërë një video-selfie ku përveç një plani të qartë të vetes ka dhënë edhe një pamje nga brenda të makinës tip Benz- Mercedes me të cilën ai lëviz. Nën videon e postuar në Facebook ai shkruan “Mikpritje durrsake rrugës drejt takimit me qytetarët e Durrësit”
Që ish-ministri i Shëndetësisë së Ramës, Ilir Beqja, është një tip sportiv, kjo është diçka që dihet. Ai ka qenë dikur sportist. Por, mesa duket, i frymëzuar edhe nga atletet e shefit mbase, Beqja u shfaq në Parlament këtë të enjte me një çantë shpine, njësoj si ato që përdoren kur shkon në palestër/ Panoramaplus/
Gjykata e Tiranës ka marrë vendimin për 7 protestuesit e arrestuar dy ditë më parë. Gjatë seancës, prokurori, Erjon Shqarri, kërkoi për 5 protestues “Arrest në burg”, dhe dy protestues, “Detyrim paraqitje”. Avokatët e konsideruan arrestimin të paligjshëm dhe kërkuan një masë sigurie më të butë. Në përfundim, gjyqtari i seancës, vlerësoi të ligjshëm arrestimin dhe caktoi, detyrim paraqitje për ,Olsi Kasemi ,Luis Buzheri, Maringlen Meçja, Gjok Drezhaj, Aleksander Prenga, Agim Sallaku dhe Shefqet Sefaj. Të arrestuarit, janë nën masë, vetëm për kundërshtimin e punonjësit të policisë, ndërsa për dy akuza të tjera, sipas gjykatës, nuk ekziton dyshimi se janë…
Rreth dy vite më parë Klea Huta dhe Elgit Doda bënë zyrtare romancën e tyre. Tashmë duket se dita e dasmës për çiftin nuk është shumë larg. Bukuroshja e ekranit shqiptar tregoi në emisionin “Mos i fol shoferit” (që do të transmetohet sot) se, dëshiron një ceremoni të thjeshtë, por do të donte një ndryshim në pamjen e saj. “Për dasmën time flokët do t’i lyej të kuqe fare, nuk do t’i mbaj siç i kam”, tregoi Klea duke qeshur.
Nëse jeni të dashuruara pas fustaneve dhe mezi prisni të zbuloni cili është trendi i 2019-ës, jeni në vendin e duhur! Ju bëjmë me dije se janë të gjitha llojet e fustaneve me pika, ato të cilat pritet të bëjnë namin këtë verë. Disa mund t’i vishni në plazh, disa të tjerë në zyrë…ku të dëshironi. Siç thonë stilistë të ndryshëm, një fustan me pika nuk duhet të mungojë kurrë në gardërobë pasi hyn në listën e veshjeve që “duhet” t’i kemi! Ju sugjerojmë që të frymëzoheni nga modelet e mëposhtme dhe t’i bëni pjesë të gardërobës sepse me të…
Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Librazhd-Përrenjas, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur dy persona. Mësohet se shoferi i një makine ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga, ndërsa ka përplasur edhe dy këmbësorë.
Avokati i njohur Spartak Ngjela në një shkrim të fundit, të publikuar në profilin e tij në ‘Facebook’ ka komentuar përvjetorin e 10 të shqipërisë në NATO. Ngjela shprehet se kushti i zhvillimit të Shqipërisë është largimi Edi Ramës dhe Sali Berishës. Ngjela ka folur për të gjithë situatën në të cilën ndodhet vendi jonë, duke prekur edhe kryeministrin grek Tsipras, i cili kërkon prona greke në Hmarë, ndërkohë Shqipëria është e mbrojtur. Ngjela ka theksuar dhe reformën në drejtësi, ku sipas tij ndërkombëtarët luajtën shumë bukur me zëvendësuesit e deputetëve të larguar nga Parlamenti. Statusi i plotë: Avionët e…