Author: tirana

Kjo ndeshje ka nisur malore për Milanin. Një kthim mbrapa nga Romagnoli nuk u largua siç duhet nga Donnarumma ku aty përfitoj më pas Defrel i cili e dërgoi topin në rrjetë vetëm në 34 sekondat para. Tashmë po luhet minuta e 5’, kemi mjaft minuta për të parë reagimin e Milanit edhe pse ndaj Sampdorias nuk është e lehtë.

Read More

Pamje dramatike janë shfaqur në Marok, ku teksa po ndodhte parakalimi i Papa Franceskut në qëndër të Rabatit së bashku me mbretin Mohammed të Marokut u shfaq një person i cili vrapoi drejtë makinave që parakalonin. Mbreti Mohammed i Marokos, ishte duke parakaluar së bashku me Papa Françesku me makinën e tij karakteristike. Makina e papa Françeskut e tejkaloi personin i cili në atë moment u ndalua nga sigurimi i papës. Personi i cili i sulmoi Papa Françeskun kishte kaluar rrethin e parë të sigurimit, ndërsa u ndalua nga truprojat personale të mbretit dhe papës.

Read More

Tirana u ndal nga Laçi vetëm pas një goli në minutën e 99-të, teksa ishin akorduar 6 minuta shtesë nga arbitri i katërt, ndërkohë që në fund të takimit, pati edhe polemika. Zyrtarë dhe lojtarë të Tiranës, kërkonin llogari tek kryesori Kridens Meta, se pse e lejoi aq shumë lojën, gjë që solli edhe barazimin e Laçit. Ndërkohë, teksa lojtarët po i drejtoheshin dhomave të zhveshjeve, raportohet edhe për një sherr masiv, me lojtarët bardheblu që ishin tepër të tensionuar pas pësimit të golit, mbi shtesën e akorduar nga arbitri sipas tyre. Siç mësohet, nga këto përplasje është goditur edhe…

Read More

Për të gjithë ata që kanë plane për fundjavën dhe jo vetëm, do të mund të shijojnë një mot me diell dhe temperatura të larta, sipas parashikimit të Meteoalb. “Sa i përket fundjavës paraqitet të jetë me mot të kthjellët dhe me vranësira kalimtare, jo vetëm që sot por edhe dita e diellë do të jetë me mot të kthjellët. Ndërsa sa i përket temperaturave krahasuar me mesin e javës që patëm një rënie të temperaturave dhe në vlerat minimale dhe në ato të mesdites, kemi pasur një rritje të lehtë të temperaturave duke bëre që vlerat minimale të jenë…

Read More

Pavarësisht skandalit të pak ditëve më parë të publikimit të llogarive bankare të agjentëve, Shërbimi Informativ Shtetëror vijon që të publikojë të dhëna sensitive sikurse janë automjetet duke vendosur në rrezik jo vetëm jetën e agjentëve të saj, por edhe operacionet që mund të bëhen për nevojat e Shqipërisë apo të një vendi aleat tonin. Nga një hulumtim në prokurimet e këtij institucioni, mësohen mjaft lehtë edhe automjetet që përdorin agjentët e saj, madje ku jepet marka e automjetit dhe numri i shasisë, që çon rrjedhimisht shumë lehtë në gjentjen edhe të targës së tij. Nga një kërkim i thjeshtë…

Read More

Pak orës pas vrasjes së dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali është shkarkuar nga detyra drejtori i Policisë së Shkodrës Vehbi Bushati dhe në vend të tij është emëruar Niko Brahimi. Ndërkohë pasditen e sotme në Shkodër ishte edhe vetë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj. Lleshaj u shpreh se për t’i dhënë një impuls të ri qytetit, sipas tij në krye të policisë së Shkodrës, në vend të Vehbi Bushatit do të vendoset Niko Brahimaj. “Për t’i dhënë qytetit një impuls të ri, kemi vënë në Policinë e Shkodrës Niko Brahimaj në vend të Vehbi Bushatit. Erdha në Shkodër për…

Read More

Shqetësimi më i madh gjatë pranverës: çfarë të veshim! Nëse gjatë dimrit, palltoja dhe streçet na nxirrnin nga situata në çdo moment, kjo stinë kërkon veshjet tona më të mira! Ti e ndjen që je veshur bukur kur me po të njëjtat rroba që shkon në punë, takon me shumë dëshirë në mbrëmje mikeshën që s’e kishe parë prej vitesh. Edhe më mirë akoma?! Kur veshjen e ke kombinuar me atletet e tua të preferuara. Meqë ra fjala tek atletet, si thoni sikur t’ju japim tri ide stilesh të ndryshme për t’i kombinuar?! 1. Për punë! Ditët kur në punë…

Read More

Edhe pse 92 vjeç, Mbretëresha Elizabeth II shfaqet, në daljet zyrtare, në formë të shkëlqyeshme fizike Përveç kësaj, veshjet e saj shumëngjyrëshe, dorezat e çmuara dhe kapelet e bëra nga ana e saj e bëjnë gjithmonë elegante. Lëkura e saj është gjithmonë e ndritshme dhe e ndriçuar sikur të kishte një sekret për formën e saj për t’u pasur zili. Veshja Veshjet e saj menaxhohen dhe mirëmbahen nga Angela Kelly, asistentja e saj personale, e cila vendos se çfarë rroba duhet të veshë Madhëria e saj. Ka edhe tri gra të tjera që kujdesen për veshjen e saj, një rit…

Read More

Prej disa javësh tashmë, në Parlament na duhet të mësohemi me disa fytyra të reja zonjash dhe zonjushash. Disa syresh janë ministret e reja dhe të tjerat janë ato që morën mandatet, që lanë deputetët opozitarë. Ajo që të bie në sy është fakti se zonjat e reja janë pak larg sharmit dhe elegancës së atyre ekzistuese. Por me siguri, me kalimin e kohës, edhe ato do fillojnë të bëhen më të sofistikuara në look./ Panorama/

Read More

Djali adoleshent i zv.ministrit të Pushtetit Lokal në Kosovë, Bashkim Krasniqit, u sulmua ditën e djeshme kur po kthehej në shtëpi nga shkolla nga një tjetër i ri. 16-vjeçari ishte me shokët dhe shoqet, por për njërën prej tyre ndodhi edhe konflikti që përfundoi me thika dhe grushte. Autori i identifikuar si Përparim Dugova e akuzoi 16-vjeçarin se i kishte ngacmuar të dashurën dhe u përlesh me të. Djali i zv.ministrit u sulmua me thikë dhe mori dëmtime të lehta në trup, por theu dorën. Sherri përfundoi falë ndërhyrjes së kalimtarëve, por policia e Kosovës vuri në pranga 3 persona.…

Read More

Dashi Parashikohet një ditë e mirë me Afërditën që ju ripërtërit forcat dhe me Hënën që sot ju sjell stimuj të fuqishëm në planin sentimental. Duhet të konsolidoni pozitat aktuale për të realizuar synime të tjera. Demi Me Afërditën e Mërkurin në mbështetjen tuaj sot mund të keni më shumë pasion dhe dëshirë për të bërë diçka, për të lëvizur dhe për të intensifikuar jetën tuaj sentimentale. Një mik mund t’ju zhgënjejë. Binjakët Eshtë e nevojshme që të ruani qetësinë, pasi dita, me një Mars në orbitë të papërshtatshme është stressue-s për ju. Sidoqoftë Hëna e mirë ju “jep një…

Read More

Ford Fiesta është një nga modelet më të shitura në Europë, dhe më e shitura në Britani të Madhe prej të paktën 1 dekade. Ford ka vendosur që ky model të funksionojë edhe me elektricitet. Një ditë më parë kompania njoftoi se do të nxjerrë modelet e reja të Ford Fiesta dhe Ford Focus me versionin “hybrid”. Ato nuk do të jenë plotësisht elektrike, por do të ulin konsumin e karburantit dhe do të kenë më shumë fuqi, thonë prodhuesit. Këto modele të reja do të kenë një motor elektrik që do të ndihmojë për t’i dhënë fuqi automjetit, së…

Read More