Një grup grabitësish është goditur nga policia, ndërsa njëri nga autorët është arrestuar, dy të tjerët janë shpallur në kërkim. I arrestuari është J.M. 26 vjeç, banues në Xhafzotaj, ndërsa në kërkim janë Xh.M. 22 vjeç, banues në Delvinë dhe A.C. 21 vjeç, banues në Tiranë. Sipas policisë ata në bashkëpunim me njëri -tjetrin dje gjatë natës kishin planifikuar grabitjen e një pike karburanti në qytetin e Durrësit. 26 vjeçarit me inicialet J.M. në momentin e arrestimit policia i gjeti dhe sekuestroi një armë zjarri automatike kallashnikov model 56, një karikator me 22 fishekë, tre maska, tre palë doreza, tre…
Author: tirana
E quajnë njëri-tjetrin si vëlla e motër, por në filmin “2 gisht mjaltë” u vendosën në një situatë të sikletshme. Elvana Gjatës dhe Ermal Mamaqit iu desh që në një moment të filmit të putheshin në buzë. Lidhur me këtë skenë Ermali u shpreh dje te emisioni “Rudina” kështu: “Të puthësh Elvanën është njësoj si të puthësh njerëzit e shtëpisë”. Por si reagoi bashkëshortja e tij, Amarda Toska? I pyetur nga Soni pas premierës së filmit, nëse ka pasur një moment që donte ta mbyste Elvanën, Ami tha: “Jo, do doja ta puthja dhe unë”. Kujtojmë se lidhur me këtë…
Vrasja e dy vëllezërve Astrit dhe Brahim Bilali mëngjesin e djeshëm ka tronditur gjithë Shkodrën, por jo vetëm. Asmer Bilali, i cili është djali i Astrit Bilalit, ndodhet aktualisht në burg, i arrestuar ne kuadër të operacionit “Oaz” si pjesë e grupit kriminal Bajri. Por kjo se a penguar atë që të shkruajë në rrjetin social Facebook pas vrasjes së babait dhe xhaxhait te tij. Pasi ka postuar lajme të ndryshme të portaleve, ai ka shkruar “lamtumirë kampionë” për babain dhe xhaxhain e tij, të cilët kanë qenë sportistë në garat e hipizmit me kuaj. Asmer Bilali ka postuar mbrëmë…
Një 44-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Tiranës, pasi qarkullonte i armatosur. Shtetasi me iniciale G.T, u kap në rrugën “Konferenca e Pezës”, pasi ishte denoncuar nga qytetarët. Ai ishte dënuar më parë për vjedhje. Njoftimi i policisë së Tiranës: Në numrin e emergjencave 112 qytetarët kanë njoftuar se në zonën e Kombinatit një shtetas lëvizte me armë. Shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.6 kanë bërë krehjen e zonës dhe në rrugën “Konferenca e Pezës” kanë konstatuar shtetasin i cili përkonte me përshkimin e dhënë. Gjatë kontrollit fizik të ushtruar shërbimet e policisë i gjetën një armë zjarri…
Dy ngjarje këtë muaj janë kthyer në kujtesë nga shekulli i kaluar, shkruan Christian Schwarz-Schilling duke i cilësuar ato si akte turpi : Vendimi për Radovan Karaxhiqin dhe një shfaqje çetnikësh në Vishegrad. Nga Christian Schwarz-Schilling, DW Vendimi përfundimtar i Tribunalit të Hagës për krime lufte e shpalli përfundimisht fajtor udhëheqësin e serbëve Radovan Karaxhiq për krime të njerëzimit në Bosnje-Hercegovinë dhe veçanërisht për gjenocidin në Srebrenicë. Dënimi i tij i gjatë u shndërrua në burgim të përjetshëm. Për krimet veçanërisht të rënda, vrasjen e planifikuar të disa mijëra njerëzve të pafajshëm as nuk mund të mendohej një masë tjetër…
Në burgjet greke në muajt e fundit kanë ndodhur shumë përleshje mes shqiptarëve, grekëve, afrikanëve, por edhe të dënuarve nga vende të tjera, ndërsa bilancet kanë qenë të rënda. Mediat fqinje i kanë kushtuar një dokumentar asaj që po ndodh në burgjet greke duke publikuar edhe pamjet nga një përleshje në 14 janar të këtij viti. Në video duket momenti kur goditet me grushte dhe thikë nga disa të dënuar brenda burgut një person, që sipas mediave greke është shqiptar, i cili i mbuluar me gjak vrapon për të shpëtuar. Kliko këtu për të shikuar Videon E ndërsa nuk duket…
Takimi i parë i Asamblesë së shoqates “Tirona Intellectum” (TI) mblodhi përfaqësues të familjeve autoktone tironase: Toptani, Bogdani, Mulleti, Llagami, Zela, Tabaku, Arbana, Fagu, Fortuzi, Ypi, Jella, Farka, Vaqarri, Maci, Saraci, Dingu, Zajmi, Demneri, Konci, Kika, Kalaja, Kokonozi, Tafaj, Peza, Dedej, Alla, Qosja, Reci, Dervishi, Balla, Dimroci e Tafaruci. Përfaqësuesja e këtij komuniteti, Mirela Bogdani bën me dije se me rëndësi ishte ruajtja e asaj pjese të ngelur të trashëgimisë historike, kulturore dhe arkitekturore të Tiranës dhe të promovimit të identitetit dhe vlerave të komunitetit. Asambleja aprovoi të mëposhtmet: 1.Kërkesë për ngritjen e një Muzeu të Tiranës, drejtuar autoriteteve qendrore…
Shkodra u trondit dje sërish nga krimi, ku dy vëllezërit Bilali u vranë në pragun e shtëpisë. Në momentin e vrasjes, njëri nga vëllezërit Bilali ka qenë i armatosur. Mësohet se në momentin kur autorët e vrasjes kanë qëlluar në drejtim të viktimave, 59-vjeçari Astrit Bilali i është kundërpërgjigjur atyre duke qëlluar me pistoletë. Përveç dëshmive, kjo është vërtetuar dhe nga gjetja e gëzhojave në vendin e ngjarjes ndërkohë që arma pistoletë është gjetur pranë trupit të viktimës në vendin e ngjarjes . Ndërkohë, sa i takon makinës së djegur nga autorët, blutë e Shkodrës bëjnë me dije se përveç…
Një shqiptar është plagosur në burgun e Koridhallos në Greqi. Mësohet se, shqiptari ka pasur një konflikt me një tjetër të burgosur, i cili ka marrë një mjet prerës dhe e ka qëlluar. Sipas CNN grek, shqiptari është transportuar në urgjencën e spitalit e përgjithshëm të Niceas, ku dhe mori mjekimin e nevojshëm. Autoritetet helene kanë bërë me dije se shqiptari është rikthyer në qelinë e tij dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, lidhur me ngjarjen nuk janë bërë publike informacione të tjera, ndërsa policia greke po punon për zbardhjen e rrethanave të konfliktit me shqiptarit dhe të burgosurit tjetër.
Një punëtor i angazhuar në stadiumin në ndërtim ‘Arena Kombëtare’ ka humbur jetën. Bëhet fjalë për shtetasin Naim Idrizi, 40-vjeç, i cili paraditen e sotme duke punuar në ambientet e stadiumit ra nga lartësia. Sipas njoftimit zyrtar, Idrizi është dërguar menjëherë në spital, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë. Theksojmë se fillimisht lajmi është bërë publik nga ish-kryeministri Sali Berisha, pasi sipas tij ngjarja ka ndodhur në orën 13:00 të ditës së djeshme dhe policia nuk ka njoftuar në kohë. Tiranë/Informacion paraprak Gjatë paradites të sotme shtetasi N. I., 40 vjeç duke punuar…
Këngëtarja Elvana Gjata ka folur për herë të parë në një intervistë pas ngjarjes në ish-bllok, ku u përshi edhe ish- i fejuari i saj, Ervin Mata. E pranishme në një lidhje me Skype në emisionin “Xing me Ermalin”, në një emision dedikuar filmit “2 gisht mjaltë”, ku këngëtarja është protagoniste, ndonëse nuk e përmend ngjarjen, ndërsa flet për suksesin e filmit, ajo falënderon edhe shqiptarët, ndërsa thotë se është e lumtur për faktin se i bën ata të qeshin. Ermal Mamaqi: Unë e kam cilësuar si një diamant i mbuluar nën petkun e këngëtares, por besoj që një…
Sot të gjithë e kanë pak më të vështirë zgjimin në orarin e përditshëm për shkak të ndërrimit të orës, një proces që ndodh çdo vit në të dielën e fundit të marsit por që nga ky vit do të jetë i diskutueshëm nga çdo vend. Edhe në Shqipëri është kthyer sot ora verore prej orës 02:00 të mëngjesit, çka do të thotë se akrepat kanë shkuar 60 minuta para, pra nga ora 02:00 në 03:00. Ora verore do të jetë në fuqi deri të dielën e fundit të muajit tetor. Ndryshimi i orës bëhet dy herë në vit, në…