Author: tirana

Duke shkëputur një pjesë nga takimet e kryeministrit Edi Rama gjatë një takimi në një biznes, ish-deputeti i LSI-së, Petrit Vasili e shoqëron me nota ironie, duke theksuar se kreu i qeverisë “bën zbulimin e madh” ku një kompani holandeze është nga Holanda. Postimi i plotë i Vasilit: Shkollepaku kur nuk kupton hiçgje dhe kur nuk ka asgje ç’te thote ben zbulimin e madh, qe kur kompania eshte holandeze i bie qe qenka nga Holanda. Shihni videon vete.

Read More

Lilian Leite është një nga bukuroshet më të njohura në Brazil e Portugali, për faktin se ka pushtuar disa herë kopertinat e revistës Play Boy, në këto shtete. Por, duket se synimi i 33-vjeçares është që të rrisë famën e saj në Itali, ku së fundi po angazhohet në disa media rozë. Lilian ka treguar se është një fanse e madhe e futbollit dhe ashtu si futbollistët brazilianë, shikon pikërisht Italinë si trampolinë për të rritur më shumë famën e saj. Pjesë e turit të saj në Itali, është edhe prezenca në disa studio sportive, ndërsa mund të ndjekë edhe…

Read More

Më 19 maj 1921, Manuel Corachan, një kirurg i shquar dhe profesor universitar autoritar, themeloi klinikën private, që mban emrin e tij, në Sarrias të Barcelonës. Pothuajse njëqind vjet më vonë, klinika “Corachan” është ende atje, në adresën e parë. Ndërtesa e vjetër është zgjeruar, kështu që kompleksi i modernizuar tani zë një sipërfaqe prej më shumë se 40 mijë metra katrorë, duke iu ofruar gjithçka pacientëve të pasur (trajtimi aty kushton shumë). Qendra është vlerësuar me çmime mjekësore në vitet e fundit. Ajo ka qenë një destinacion “pelegrinazhi” sidomos për elitën sportive, që joshet nga mundësia për të zgjidhur…

Read More

Janë zbardhur detaje të reja nga shpërthimi i lëndës eksplozive në oborrin e banesës së shtetasit Fredi Osmanaj në Vlorë. Policia e Vlorës raporton se ekplozivi është vendosur nga djali i pronarit të banesës, me inciale E. O., i cili është shpallur në kërkim nga policia. Shpërthimi, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit të së shtunës, mësohet se ka ndodhur për motive pronësie dhe për shkak të konflikteve të vazhdueshme mes babait e djalit. “Nga tërësia e veprimeve hetimore të kyera ka rezultuar se autor i dyshuar i ngjarjes të jetë i biri i pronarit të banesës,…

Read More

Arbana Osmani ka marrë vëmendjen kohët e fundit pas divorcit të saj si dhe historia e re e dashurisë me regjisorin Eduart Grishaj. Arbana gjithmonë është treguar e rezervuar kur vjen puna te familja dhe të rralla janë fotot që ajo publikon me familjarët. Por këtë herë ajo ka vendosur të bëjë një përjashtim. Arbana shfaqet si gjithmonë e buzëqeshur përkrah vëllait të saj, Shpatit. “Shpati me një fanse”, -shkruan Arbana duke na treguar marrëdhënien e bukur që ka me të vëllain.

Read More

Gjyshi i Asmer Bilalit kërkon lirimin e nipit të tij për dy ditë gjer sa të përfundojnë ritet mortore për babain e tij Astrit Bilali dhe xhaxhain që mbetën të vrarë në atentat në pragun e shtëpisë në Shkodër. Në një prononcim për mediat, Fahri Vejuka thotë se kjo është një ngjarje e rëndë,  ndaj i bën apel institucioneve shtetërore që ta lejojnë nipin e tij i cili është në burg që të rrijë në shtëpi për të pritur njerëzit. “Shpresojmë që shteti të gjejë autorët e vrasjes sepse është një ngjarje shumë e rëndë që ka ndodhur. Pothuajse është…

Read More

Nga Ilir Metaj Ky korcarka me profesion pijanec qe ka hobi kengen, Endri Prifti, na qenkerkesh prekur se policia i hoqi patenten sepse ishte i pire. Dhe nuk ul koken te kerkoje falje, por publikon video duke ofenduar policet qe “bene sikur nuk e njohen”. Madje thote se eshte normale te pije, se ne koncert pine te gjithe. Madje,madje tregon se here te tjera u ka dhene ryshfet kur e ndalojne te dehur ne timon, por kete rradhe ishin shume. Nuk ke faj ti bre lalke jo! Faji eshte i popullit tallava, qe ben nje ordiner si ty, t’i duket…

Read More

Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum, ka shpëtuar pa lëndime, nga një sulm i dyshuar i talibanëve, ku ka mbetur i vdekur njëri nga truprojat e tij, tha policia, raporton rel. Një zëdhënës i policisë rajonale, tha se sulmuesit kishin sulmuar konvojin e zëvendëspresidentit Dostum më 30 mars, rrugës për në Mazar-e Sharif, një qytet ky në provincës Balkh, në veri të Afganistanit. Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial të Balkh, tha se militantët talibanë e kishin sulmuar konvojin në dy pika, në qarkun Char Bolak dhe në Faiz Abad. Përmes një deklarate, ushtria tha se katër talibanë janë…

Read More

Pas Edi Ramës që shkoi në qytetin bregdetar të premten, dje Lulzim Basha shkoi në Durrës duke fluturuar si fëmijët pasi pa 30 makina me flamuj të PD. Në fakt Durrësi është një nga zonat më të nxehta politike. Basha ka zbrazur çdo akuzë ndaj Vangjush Dakos i cili duket një kockë e force elektorale për PD. Zërat e pakonfirmuar zyrtarisht për mos-rikonfirmimin nga kryeministri të kandidaturës së Vangjush Dakos dhe dalja e disa emrave të rinj ka bërë që Basha të ngjallë shpresat për Durrësin, që duket se është pazxari i tij për të hyrë në zgjedhjet lokale. Rama…

Read More

Ndonëse opozita deklaron se nuk do të futet në zgjedhjet vendore që do të mbahen në 30 qershor, si PD dhe LSI vijojnë takimet. Ndonëse zyrtarisht të dyja partitë deklarojnë se këto takime janë për të përgatitur strukturat për zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe për organizimin e protestave, duket se ato janë dhe masa në rast se do të vendoset futja në zgjedhjet vendore. Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi në një takim me strukturat në qytetin e Tepelenës, shoqëruar nga ish-deputeti Vangjel Tavo bëri thirrje për ndezjen e motorëve, pasi sipas saj zgjedhjet e parakohshme janë shumë…

Read More

Këshilltari i PD-së në Bashkinë e Tiranës, Fabion Topollaj, në një postim në rrjetet sociale ka analizuar krizën politike në vend. Sipas Topollaj, vendi çalon në tre pika dhe për këtë arsye ai ka dhënë tre propozimet e tij për zgjidhjen e krizës. Në analizën e tij Topollaj nuk ka kursyer edhe kreun e PD-së, Lulzim Basha i cili sipas tij me çadrën 90 ditore dhe marrveshjen e 17 Majit monopolizoi parinë nga çdo rival. Postimi i plotë: Tre propozime. Ndryshojme sistemin, zgjidhim edhe krizen. Qe pas ndryshimeve kushtetuese te 2007-2008, Shqiperia ndodhet ne kulmin e nje krize ciklike qe…

Read More

Partitë e qendrës së majtë në Greqi zhvilluan në Athinë kongresin elektoral. Për herë të parë në historinë e Greqisë, në zgjedhjet e ardhshme lokale, por dhe ato europiane, PASOK ka zgjedhur që në listat e saj të ketë emigrantë shqiptarë, të cilët tashmë kanë nënshtetësinë greke. “Është një moment historik për gjithë shqiptarët. Mbas 30 vjetësh,ka ardhur momenti që ne kemi të drejtën të zgjidhemi dhe të zgjedhim. Ne jemi pjesë e këtij momenti historik. Duhet të ndërgjegjësohemi dhe të marrim pjesë e të votojmë masivisht”, shprehet Eda Gemi, që është kandidate për në Parlamentin Europian. “Është një çast…

Read More