Author: tirana

Një akisdent ka ndodhur pak minuta më parë në Tiranë. Newsbomb.al mëson se ngjarja ka ndodhur në zonën e njohur si ‘ish uzina e autotraktorëve’. Një makinë tip ‘Audi’ me targa AA11DZ ka përplasur një këmbësore rreth 50 vjeç. Në vendgjarje kanë mbërritur ambulanca dhe policia, ndërsa shihet e plagosura e shtrirë në tokë. Ndërkaq, kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Read More

Qyteti i Shkodrës i blinduar sot nga forcat e policisë për varrimin e e dy vëllezërve të vrarë dje Astrit dhe Brahim Bilali. Ndërkohë, ceremonisë mortore mësohet t’i jetë bashkuar edhe Asmer Bilali, djali i Astrit Bilalit, i cili njihet si një nga nga anëtarët e grupit “Bajri”. Asmer Bilalit i është dhënë leje nga burgu të marrë pjesë në varrim. Asmer Bilali është ish-kampioni i boksit që u arrestua si pjesë e grupit “Bajri” në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër dhe që dyshohet se ishte edhe shënjestra e atentatit ku u vra Ferracaku hipur mbi kalë. Asmer…

Read More

Dhurata Dora që në fillimet e karrierës ka fituar simpatinë e publikut duke sjellur hite të një pas njëshme. Këngëtarja e njohur, është edhe një femër e bukur dhe me stil unik në veshje e që spikatet në secilën pamje që ajo bënë. Dhurata e cila prej ditësh ndodhet jashtë vendit për shkak të angazhimeve në koncerte ka sjellur disa imazhe të reja në ‘Instagram’. Në një veshje plotë stil dhe me ngjyra trendit, Dhurata ka shfaqur bukurinë dhe sharmin e saj në disa poza atraktive.

Read More

Sot mbushen 74 vjet nga Masakra e Tivarit, ku u vranë dhe u varrosën masivisht disa mijëra djem të Kosovës. Tragjedia e fshehur për shumë dekada nga qeveritë komuniste të Tiranës dhe Beogradit është zbardhur e plotë në një studim të historianit Uran Butka. Ai thotë se në këtë udhëtim tragjik u nisën 13 mijë e 335 shqiptarë, të shpallur si robër lufte nga komunistët. Gjatë rrugës nga Prizreni dhe deri në mbrëmjen e 31 marsit në Tivar u vranë 3 mijë e 447 burra e djem të Kosovës, ndërsa rreth 600 vetë të tjerë u zhdukën, duke e ngritur…

Read More

Ekipi i Delvinës, ka inauguruar ditën e sotme, fushën e rikonstruktuar të futbollit, në ndeshjen që zhvillon ndaj Përmetit, e vlefshme për javën e 19-të të grupit B në Kategorinë e Dytë. Në fushën sportive “Panajot Pano”, të pranishëm kanë qenë edhe presidenti i FSHF-së, Armand Duka, si dhe kryeri i bashkisë, Rigels Balili. Interesante në këtë inaugurim, ishte edhe kënga që grupi polifonik “Djemtë e Delvinës”, kishte krijuar për të përshëndetur federatën e në veçanti Dukën, për këtë fushë të re, ndërkohë që pas tyre zhvillohej ndeshja.

Read More

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, është liderja më e re femër në botë me vetëm 38 vjet mbi supe. Mirëpo, deri para se të bëhej udhëheqëse e Partisë Laburiste, Ardern ka qenë DJ që luante muzikë në skenë. Ajo kishte luajtur muzikë për 45 minuta në festivalin e muzikës Laneway të Auckland në vitin 2014. Kujtimet e saj si DJ tashmë ruhen vetëm në Instagramin e kryeministres së Zelandës. Ardern dukej që i pëlqente politika dhe zgjedhjet që kur garonte në shkollë dhe më pas kur u bë pjesë e laburistëve. Në moshën 17-vjeçare filloi si vullnetare për…

Read More

Nga Jean-Luc Melenchon Duhet të ketë një alternativë, dhe duhet të jetë Evropa, përkundër asaj që e përshkroi Emanuel Makron javën e kaluar. Nëse ka nevojë për një rilindje, atëherë ajo le të jetë sovraniteti i popullit, i ndriçimit ndaj obskurantizmit të parave dhe të fesë. Në Evropë ka ardhur koha të flasë e vetmja gjuhë e vërtetë ndërkombëtare, e aftë të motivojë popujt e ndryshëm në histori, gjuhë dhe kulturë. Është gjuha e së mirës së përbashkët, e mbrojtjes dhe zgjerimit të saj, të jetuarit së bashku, të rindërtimit pas 30 viteve të të drejtave të deformuara dhe shërbimeve…

Read More

I frikësuar nga kërcënimet me vdekje të një bosi të drogës nga Shqipëria, një sipërmarrës nga Bolonia u strehua në Argjentinë, duke pritur që “stuhia” të zhduket. Problemet për të, filluan kur u përpoq të hapte një qendër për terapi ndaj qenve në fshatrat e San Pietro in Casale. Nëpërmjet të njohurve, ai ra në kontakt me Dhori Bibon, 34 vjeç, duke i kërkuar borxh për të nisur iniciativën e biznesit. Huaja kishte norma të larta interesi prej 20% dhe problemet vetëm sa u shtuan. Sipërmarrësi italian nuk arriti të shlyente borxhin dhe shuma “fluturoi” në 150 mijë euro. Mes…

Read More

Një transformator është përfshirë nga flakët e zjarrit në Krahës të Tepelenës. Nga pamjet e siguruara nga “Tirana News” shihen flakët e mëdha të tymit që kanë përfshirë nënstacionin elektrike. Drejt vendit të ngjarjes janë nisur forcat zjarrfikëse për të vënë nën kontroll flakët. Në zonë është ndërprerë energjia elektrike. Si pasojë e zjarrit, 1500 abonentë familjar do të jenë pa energji të paktën për 24 orë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe specialistët e OSHE-së. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, por paraprakisht dyshohet një qark të shkurtër elektrike.

Read More

Drejtori i përgjithshëm i Partizanit, Olsi Rama, nuk ka qenë në stadium në ndeshjen me Kukësin, pasi ndodhet pranë familjes në Amerikë. Gjithsesi, ai u tregua i gatshëm që përmes “Panorama Sport” t’i kthente një përgjigje të gjatë presidentit të Kukësit, Safet Gjici, i cili një ditë më parë, në intervistën e tij për gazetën, hodhi një lumë akuzash ndaj Partizanit. Drejtori Rama ia ka numëruar të gjitha presidentit të Kukësit, ku në fund i kujton se duhet të fitojë më i miri dhe pa viktimizime apo cenime të garës. Olsi Rama krenohet me tifozët e kuq, por thotë se…

Read More

NGA ALFRED PEZA Ka një paradoks të madh në skenën politike, i cili e bën edhe më groteske stoicizmin verbal të opozitës që deklaron se nuk do të marim pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.“Zgjedhjet e parakoshme janë afër. Ndizni motorët.”,- deklaroi këtë të dielë Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi.Kjo deklaratë tingëllon si “plagjiatura” e asaj që Kryeministri Edi Rama, tha para një jave, kur u shpreh se Kongresi i PS (i 23 marsit) do të shënojë “ndezjen e motorëve elektoralë për fitoren e qershorit”.Një muaj përpara Ramës, më 22 shkurt, Kryetari i PD Lulzim Basha në një mbledhje…

Read More